Me Ali Ahmetin apo Arber Xhaferrin???

OROSHI

Primus registratum
Me Ali Ahmetin apo Arber Xhaferrin???

Ali Ahmeti,i dale nga lufta e 2001,shumicen e kohes ka jetuar ne Zvicer,Arber Xhaferri shume vite ne bashkeqeverisje me Sllavo-Maqedonsit,njeri eshte per ndarjen e tanishme,ndersa tjetri eshte per te dale ne referendum!!!Une kam preferenca per Ali Ahmetin!!!
 

copenhagen

Primus registratum
Re: Me Ali Ahmetin apo Arber Xhaferrin???

OROSH..eshte Irrelevante se cfare preferon ti /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Artemis

Primus registratum
Re: Me Ali Ahmetin apo Arber Xhaferrin???

:lol: :lol: :lol:

ti Orosh sec me dukesh somnabul koheve te fundit!
:rockband:
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Me Ali Ahmetin apo Arber Xhaferrin???

Degjoni,krahasoni pak luften ne Kosove dhe luften ne Maqedoni!!!Si dolen partite luftetare nga Kosova dhe si dolen keto te Maqedonise,besoj qe eshte nje ndryshim i madh,pra vetem inteligjenca e A.Ahmetit beri qe te mos perseritej Kosova(me sakte degradimi i UCK-se ne Kosove),se kush eshte A.Xhaferri e dime te gjithe,nje karrierist dhe komunist i shkolluar ne universitetet e Beogradit,te gjithe i mbajme mend makinacionet e Xhaferrit,ato po i shohim edhe tani!!!Mendimi im eshte ky!!!Ahmeti eshte me largpames dhe politikan me i afte se kasta e vjeter e Xhaferrit!!
Bravo Ahmeti :thumbsup:
 

regele

Forumium maestatis
Re: Me Ali Ahmetin apo Arber Xhaferrin???

Orosho, seicili mendimin e tij apo jo?
Arben Xhaferri per mendimin tim eshte nder te paktet intelktuale shqiptare flet me koerence dhe eshte i qarte per ceshtjen shqiptare! Ne emisionin shqip te R.Xhunges me ka pelqyer sqarimi i tij mbi arsyen pse shqiptaret duhet te kryejne nje shtet te vetin dhe te gjithe te bashkuar! Nese ne te kaluaren ka bashkeqeverisur me sllavet, kjo nuk eshte ndonje risi, pasi edhe Ahmeti po bashkepunon tashme, por jo vetem ai, te gjithe politikanet shqiptare te Kosoves dhe Maqedonise kane bashkepunuar me sllavet me perpara! Madje, roli i Xhaferrit per te mos pjese ne referundum me duket puro shqiptar! Ne nje referendum ku shimca jane sllave dihet kush do te fitoje...prandaj nuk kuptoj qendrimin e Ahmetit ne mbeshtetje te referundumit!

Persa i perket luftes, shume merita i takojne Ali Ahmetit, pasi e udhehoqi ate. Nuk i hyj analizes ne e udhehoqi mire apo jo, por mund te them se me e rendesishme do te ishte qe ajo lufte e ai gjak i derdhur te mos shkojne dem! Deri tni jane zbatuar vetem nje pjese e vendimeve te marrveshjes se Ohrit dhe me shume nga te gjitheve, i takon Ahmetit si pjesetar i Qeverise te luftoje per zbatimin e ketyre vendimeve! Nese do t'u jepja nje note, nga 1 deri ne 10:
Ahmeti - 7
Xhaferri - 8.5
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Me Ali Ahmetin apo Arber Xhaferrin???

Regele,e ke ngaterruar plako,eshte Xhaferri qe thote qe te dalim ne zgjedhje dhe te votojme per jo,ndersa Ahmeti nuk ka lidhje me referendumin,ky referendum organizohet nga opozita Maqedonase!!!Persa i perket bashkeqeverisjes,besoj qe e ke pare ndryshimin e bashkeqeverisjes se Xhaferrit dhe te ketij Ahmetit,apo jo,Xhaferri bashkepunoi pa kerkuar shume gjera.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Me Ali Ahmetin apo Arber Xhaferrin???

Une e kam kuptuar ndryshe ceshtjen e referendumit dhe qendrimet qe mbajne partite shqiptare ndaj tij! Per me teper, lexo artikullin e meposhtem:

REFERENDUMI, PASOJAT MUND TË JENË KATASTROFALE
Ylber LILI

1- Maqedonisë si shtet iu dha mundësia reale që t’i japë fund qëndrimit diskriminues ndaj shqiptarëve brenda shtetit. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u konsiderua si një shkallare prej ku shteti i vogël ballkanik, por me shumë probleme, të shohë nga e ardhmja e prosperimit të saj. Nga ana tjetër ndërkombëtarët i dhanë mundësinë e përsosur këtij shteti të hedhë në koshin e plehrave të gjitha direktivat antishqiptare të ardhura nga Beogradi dhe Moska si dhe të kthjellohen nga nacionalizmi i tyre i sëmurë. Por më 7 nëntor do të mbahet referendumi, pro tij votuan dy partitë qeveritare, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), si dhe opozita maqedonase, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) braktisën mbledhjen kurse ata të Prosperitetit Demokratik (PPD) nuk morën pjesë fare në mbledhje. Shpresonim që referendumi të mos aprovohej në Parlament të paktën nga maxhoranca shqiptare, por edhe në këtë rast u zhgënjyem. Dikush mund të pyesë pse partia e Ahmetit u detyrua që të japë OK ndaj referendumit maqedonas?
LSDM-ja si gjithnjë ka shfrytëzuar pushtetin ekzekutiv për të bindur Ali Ahmetin të votojë pro referendumit, me pretekstin që të ruajnë të paprekur kolltuqet qeveritare gjoja “nga ndonjë tërmet i hatashëm që mund të shkaktojnë referendumistët”, apo me preteksin se “referendumi nuk është kundër interesave të shqiptarëve, por kundër maxhorancës qeverisëse”. Nuk duhet të harrojmë se mekanizmat shtetërore maqedonase gjithnjë gjatë kësaj periudhe gjoja negociuese me partnerin shqiptar kanë përdorur vazhdimisht kërcënimin e humbjes së pushtetit. Kryeministri maqedonas Harri Kostov në çdo etapë negociuese me partnerin shqiptar përdorte karten e dorëheqjes, duke e detyruar Ahmetin të pranojë kompromise të njëanshme. Në këtë rast nuk duhet lënë pa përmendur edhe figura qendrore e gjithë këtij lëmshi, kreu i shtetit Branko Cervenkovski. Ai ndryshe nga vitet ‘90-‘98 që shfaqej hapur në publik si antishqiptar, tani një gjë të tillë e aplikon përmes mashave të tij. Për të ardhur deri në këtë fazë, e cila duket se një ditë do të pëlcasë keqaz, Cervenkovski përdori me shumë djallëzi “shkopin magjik” për të vendosur kufijtë ndarës brenda politikës shqiptare. Ahmeti, partneri i tij qeverisës, duke mos e nuhatur dhe njohur si duhet strategjinë e Cervenkovskit, humbi kontaktet e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit me bllokun opozitar shqiptar, kur është fjala për çështje madhore siç ishte ndarja e re territoriale, një nga bazamentet e Marrëveshjes së Ohrit. Falë këtij konformizmi të Ahmetit, Cervenkovskit arriti të “armiqësojë” bllokun politik shqiptar. Të bëhemi më të qartë, realitetet politike në Maqedoni burojnë nga kahja që do t’i japë procesit lidershipi shtetëror. Një nga synimet kardinale të Branko Cervenkovskit që në momentin kur fitoi legjitimitetin e elektoratit ka qenë se në çfarë mënyre të krijojë “armiqësira” mes bllokut shqiptar. Dhe tre ditë më parë në Parlamentin e Maqedonisë, pjesa e deputetëve të kryesuar nga Ahmeti përkrahën idenë e referendumit maqedonas, ndërsa parlamentarëve të Xhaferit iu mbyllën mikrofonat, ku në shenjë revolte braktisën seancën.
2-Referendumi “i suksesshëm”, nënkupton dështim për Maqedoninë. Si duket maqedonasit me çdo kusht dëshirojnë ashpërsimin e kontradiktave mes etniteteve. Mbajtja e referendumit, në këto rrethana, mbase është aventura më e madhe e maqedonasve. Ata nuk bëjnë aspak hesape se shteti mund të vijë deri te shpërbërja, nëse maqedonasit përmes referendumit përcaktohen kundër ligjeve për ndarjen territoriale. Nëse do të flasim se çfarë përmban në të vërtetë ligji për ndarjen e re territoriale të propozuar nga qeveria aktuale, dhe pse maqedonasit kanë gjetur rrugën e referendumit për të kundërshtuar këtë ligj, do të konstatojmë se kemi të bëjmë me një nismë që në esencë është në funksion të polarizimit etnik maqedonas. Duhet theksuar se ky ligj, jo vetëm që është në raport të zhdrejtë me kërkesat e shqiptarëve, por shohim qartë se është bërë një prerje e cunguar për shqiptarët. Në të gjitha pjesët ku shqiptarët dominojnë numerikisht, janë ngritur enklava maqedonase, ndërkaq gjuha shqipe mbetet ende enigmë se në çfarë mënyre do të aplikohet zyrtarisht. Kjo tendencë e hapur antishqiptare nuk ka kaluar pa u vënë re as nga ndërkombëtarët që vëzhgojnë situatën nga brenda. Autoritetet e NATO -s dhe të BE-së në Shkup para dy ditësh kanë dhënë shenja shqetësuese për të ardhmen e shtetit si pasojë e referendumit njëetnik maqedonas. “Implikimet nga referendumi do të jenë të shumta, është e domosdoshme që qytetarët e Maqedonisë, tërësisht t’i kuptojnë implikimet që do të dalin nga referendumi, për organizimin territorial”, -është shprehur në konferencë për shtyp, zëdhënësja e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Shina Tompson. Sipas saj, implikimet nga referendumi i ardhshëm do të jenë të shumta, mes të cilëve anulimi i zgjedhjeve vendore, tërheqja e vëmendjes nga proceset e reformave, sidomos në ekonomi, si dhe anulimi i zbatimit të paketës së ligjeve për decentralizim. Tomson ka shtuar se “Decentralizimi është reformë e rëndësishme dhe e domosdoshme, veçanërisht për ekonominë, ndërsa që të arrihet qëllimi për shoqërinë shumetnike që do të funksiononte në mënyrë të shkëlqyer është e domosdoshme që ky proces të vazhdojë edhe më tej, kurse punët të mos kthehen në druajtjet dhe në ndarjet e vjetra në bazë të linjave etnike”. Qëndrimin e BE-së, e ka mbështetur edhe OSBE-ja. Sipas zëdhënësit të kësaj organizate, Maksim Filandrof, decentralizimi është i domosdoshëm për stabilitetin e vendit, e jo vetëm për integrimet euroatlantike.
Përfundimisht referendumi, që ndryshe mund të përkthehet lëvizja etnonacionaliste maqedonase, sipas të gjitha gjasave do të arrihet, sepse ata nxorën jashtë loje rregullën e Badinterit. Një shenjë e cila ka nisur të gjëmojë ndryshe nga sa pritej. Maqedonasit e kanë topin në këmbët e tyre, një goditje e gabuar do t’i kushtojë shtrenjtë vetë atyre.
09/09/2004
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Me Ali Ahmetin apo Arber Xhaferrin???

OOO Regele,nuk e di se ku e ke marre kete shkrim(zoti Lili eshte anetare i PD-se) por referendumi do behej/u be kunder ndarjes territoriale qe beri qeveria Maqedonase,pra BDI-ja nuk eshte kunder qeverise(sepse bashkqeveris),Pd ka bere thirrje qe te dilet ne referendumin qe organizon opozita Maqedonase,dhe votoni kunder.Por kjo do te thote qe referendumi te triumfoje(po te marrin pjese edhe shqiptaret),a e kupton tani???
 

regele

Forumium maestatis
Re: Me Ali Ahmetin apo Arber Xhaferrin???

OOO Orosh /pf/images/graemlins/smile.gif !
Pak rendesi ka se i kujt partie eshte z.Lili! Me duket se flasim per gjera te ndryshme! Ne Maqedoni nuk eshte bere akoma referendumi per ndarjen territoriale, do te behet ne 7 nentor ( Ka ndonje shqiptar nga Maqedonia ketu apo jo ? /pf/images/graemlins/smile.gif
Une e perforcoj akoma me shume mendimin tim:

Arben Xhaferri - 9
Ali Ahmeti - 6.5

Seicili ka mendimin e tij, apo jo? /pf/images/graemlins/smile.gif
 

amar

Primus registratum
Re: Me Ali Ahmetin apo Arber Xhaferrin???

Fillimisht postuar nga regele:
[qb] OOO Orosh /pf/images/graemlins/smile.gif !
Pak rendesi ka se i kujt partie eshte z.Lili! Me duket se flasim per gjera te ndryshme! Ne Maqedoni nuk eshte bere akoma referendumi per ndarjen territoriale, do te behet ne 7 nentor ( Ka ndonje shqiptar nga Maqedonia ketu apo jo ? /pf/images/graemlins/smile.gif
Une e perforcoj akoma me shume mendimin tim:

Arben Xhaferri - 9
Ali Ahmeti - 6.5

Seicili ka mendimin e tij, apo jo? /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
-----------------------------------------------
he ca u be ,per cfar e keni fjalen? .aa po per referendumin ,shiqoni ,cdo here ne maqedoni partia qe eshte ne pushtet mbron interesat e saj e jo te popullates kjo eshte me se e vertete 10% mbron interesat e popullates kurse 90% interesat partiak dhe personale ,kjo eshte me se e vertete,une nuk mund ta kuptoj se si mund te jete nji maqedon partner qeveritar,deri dje ishin ata qe na bombardonin,ishin ata qe na vrane ne gostivare,ne recic te vogel(per hapjen e universitetit) ne bit pazar kurse sot na qenkan partnera ,papapa .referendum do kete me 7 nentore ata te qeverise nuk votojne,opozita maqedone vmro-dmne thote qe te dalin dhe te votojne kunder ndarjes teritoriale,kurse pdsh nuk e din as vete se cfar te beje ,te dalin apo jo,ata kane humbur si greku nga shqiperia /pf/images/graemlins/laugh.gif .

arben xhaferi??? nuk e di cfar ka bere per shqiptaret,vetem me intervista nuk behet shqipria e madhe.
ali ahmeti- se paku luftoi shkaun dhe eshte me i vendosur,nuk ben politik ,por si thot ai ashru behet,ne maqedoni nuk na duhet politikan por na duhen trima ooo burra ,kjo eshte krejt. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: Me Ali Ahmetin apo Arber Xhaferrin???

Sec ka zgjedh nje teme ky, per te "kuptuar" mendimin e shqiptareve te Maqedonise dhe njekohesisht per te bere nje statistike mbi ate se kush eshte me i adhuruari nder shqiptaret atje?!

OROSH, si shume te interesojne "maqedoncit" ty!!! :rolleyes:

P.S Keni kujdes anetare te AF-se se qellimet e OROSHIt nuk dihen!!! :wave:
 

soni2

Primus registratum
Re: Me Ali Ahmetin apo Arber Xhaferrin???

Shqiptare si fillim mire ishte ti pergjigjeshe temes me po jo apo asnjerin pastaj per qellimet e oroshit mund te thonje mendimin tend .

une per vete jam me ate qe eshte me atdhetar pak rendesi ka nese ka bere lufte a jo .
e rendesishme eshte te jete dikush qe i do te miren atij populli e jo i shitur si shume te tjere.
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: Me Ali Ahmetin apo Arber Xhaferrin???

Fillimisht postuar nga to57:
[qb] Shqiptare si fillim mire ishte ti pergjigjeshe temes me po jo apo asnjerin pastaj per qellimet e oroshit mund te thonje mendimin tend . [/qb]
Ah, puna e madhe, sahere njerezit nuk u pergjigjen temave ketu me "po", "jo" apo "neutral" e flasin jashte teme!!!!
 

regele

Forumium maestatis
Re: Me Ali Ahmetin apo Arber Xhaferrin???

Me sa duket ti Orosh, paske patur qellime te tjera pevec se te marresh vesh kush me i simpatizuari nga keta te dy, he /pf/images/graemlins/smile.gif ?
Ka ndonje gje qe duhet ta dime dhe ne ? /pf/images/graemlins/smile.gif
Hapju shoqerise!!!
 

receli

Primus registratum
Re: Me Ali Ahmetin apo Arber Xhaferrin???

si ali ahmeti so xhafer arberushi ..te dy jane pipza te Nanos..
ctu thot Nano bejne..

sot ti thot Nano arberit.. neser dil kendo tundu moj bejke bor e malit..ai menjeher e meson dhe e kendon..ashtu duke u dridhur si qeni..
Po keshtu dhe ahmet Aliu..
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Me Ali Ahmetin apo Arber Xhaferrin???

Fillimisht postuar nga Shqiptarja:
[qb] Sec ka zgjedh nje teme ky, per te "kuptuar" mendimin e shqiptareve te Maqedonise dhe njekohesisht per te bere nje statistike mbi ate se kush eshte me i adhuruari nder shqiptaret atje?!

OROSH, si shume te interesojne "maqedoncit" ty!!! :rolleyes:

P.S Keni kujdes anetare te AF-se se qellimet e OROSHIt nuk dihen!!! :wave: [/qb]
Futja kot shqiptare futja,si kau peles :tipsy:
Regele,e cfare qellimi kam ,mer aman /pf/images/graemlins/laugh.gif .Degjo tani:qeveria beri decentralizimin,ok??Opozita Maqedonse nuk eshte dakord me kete ndarje territoriale dhe kerkon R-E-F-E-R-E-N-D-U-M!!!Sikur te fitoje ,pra,referendumi,atehere do te fillonte lufta ne Maqedoni,kurse keshtu,me Ali Ahmetin ne krye te pozites shqiptare atje,po fitojme dalngadale terren!!!A i mbani mend budallalleqet dhe tradhtite e Arber Xhaferrit???
Per mua me i mire eshte pra A.Ahmeti!!Ky diti te ruante edhe reputacionin e UCK atje(jo si ne Kosove,ku UCK po shifet si nje percarese/vrasese e vete shqiptareve)!!Ketu ka merite te madhe A.Ahmeti!!
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: Me Ali Ahmetin apo Arber Xhaferrin???

Sa mire eshte kur ua zbulon qellimet njerezve?! /pf/images/graemlins/wink.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Me Ali Ahmetin apo Arber Xhaferrin???

He moj shqiptarke,te jane shterruar mendte??Apo nuk do tja dish per shqiptaret e Maqedonise,i dime edhe konfliktet ndermjet jush dhe ketyre te Maqedonise,syte doni t'i nxirrni njeri-tjetrit,por nuk u le nena Shqiperi!!! :tipsy:
 

Artemis

Primus registratum
Re: Me Ali Ahmetin apo Arber Xhaferrin???

OOOOO, po deri kur do tia FUSNI KOT o njerez!
... Referendum do te kete Pike!!!
VMRO eshte probullgare!-
SDSM ( partia ne pushtet)eshte proserbe!-
1/ VMRO ka llogaritur qysh gjate luftes se ndarja e Maqedonise eshte opcioni me i mire per ta! Decentralisimi do te ishte nje Agoni qe edhe ashtu pas disa vitesh do te coje drejt ndarjes! Andaj pse te presim?? Me kete ajo mendon qe do te siguroje pushtetin e nje gjysem Maqedonie qe pas nje lufte te mundeshme ( lufte ose vetem ca krisma ne mal!!!) do ta kete perkrahjen e te gjithe faktorit nderkombetar si nje suvenir i demtuar i oazes se paqes se Kiro Gligorovit te cilen e perdhosen shqipetaret e pangopur.
2/ sllavet e shtuquajtur maqedonas nga ana tjeter (d.m.th) mileti... eshte euforik ngase per ta Ky referendum eshte Testi i fundit ne te cilin do te shihet nese ata ende jane "te Zotit e shtepise"!
3/ SDSM-BDI jane kunder referendumit pasi qe kjo i kthen ata ne Oher! E Aty nuk ishte duke u djersitur Ali Ahmeti por Arben XHaferi! Ai eshte nenshkrues i marreveshjes se Ohrit-Ali Ahmeti bente plane ne Shipkovice se si te vendon kravaten per te bere politiken! Kesaj une i them: " Deshi lepurushi te beje nje mrrekulli..."

Sikur te bashkoheshin te dy faktoret shipetare sot nuk do te flisnim per referendume e as per banalitete te tjera!
- Ali Ahmeti e tradhetoi Idealin e luftes dhe shoket e tij per tu ulur aty ku nuk ia mban "B**yth** "... Papervojen e tij dhe te bash(ibuzukeve)partiakeve te tij po e ndiejne te gjithe shqipetaret ne lekurene e tyre!
- Arben XHaferi? Eshte personaliteti i pare qe filloi tua grithe "genjeshtren e madhe" maqedonasve! Eshte i vetmi ne skenen politike te cilin shqipetaret e deshen dhe u mbeshteten ne potencijalin e tij! Edhe sot e kesaj dite personaliteti i tij eshte i pakontestueshem! Ai e ka fituar betejen me politiken dhe tani per tani qendron mbi te!
( Kujdes nuk po flas per partine e tij e cila nuk eshte pa mekate!!!)

Andaj ju lutem mos e krahasoni Ali Ahmetin me Xhaferin se eshte qesharake!
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Me Ali Ahmetin apo Arber Xhaferrin???

Fillimisht postuar nga Artemis:
[qb]
VMRO eshte probullgare!-
[/qb]
po ajo pjesa tjeter qe vazhdon pas VMRO (DPMNE mduket :rolleyes: ) ca eshte?
 
Top