Mbyllet debati për protokollin Serbi-EULEX

Mbyllet debati për protokollin Serbi-EULEX

fatmiri-e-thaqi-e-kermabo.jpg
Përfundimisht mbyllet debati për protokollin në mes të Serbisë dhe EULEX-it. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Hashim Thaçi, i cili ka njoftuar se para mbledhjes së qeverisë, ai bashkë me presidentin Sejdiu kanë zhvilluar një takim me shefin e ICO-së, Peter Faith dhe atë të EULEX-it, Yves de Kermabon. Në takim, siç thuhet në një komunikatë të Presidencës, liderët e Kosovës ritheksuan qëndrimin e prerë për kundërshtimin e këtij protokolli dhe theksuan se me ditën e sotme mbyllet përfundimisht çdo debat dhe bisedë për këtë temë.  Ndërsa, kryeministri, gjatë mbledhjes së qeverisë, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe merr vendime të pavarura. Asnjë mekanizëm tjetër nuk mund të flasë dhe as të marrë vendime në emër të Kosovës, ka thënë Thaçi në mbledhjen e sotme të qeverisë.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21714. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21714
 
Top