Mbyllen votimet në PS. Agolli: Grupi kundër Ramës, po gabon
Dritëro Agolli, një nga figurat më të vjetra në PS, është shprehur sot për zgjedhjet në këtë parti. Lidhur me qëndrimin e një grupi socialistësh tashmë të deklaruar kundër Ramës, si Blushi, Malaj, Islami, etj., ai tha se “ky grup nuk mund të hedhë parulla dhe të nxisë socialistet të bojkotojnë procesin zgjedhor në parti dhe nga ana tjetër të jenë kundër bojkotit të Parlament”. “Nuk mund te jesh kundër bojkotit me bojkot”, tha shkrimtari i njohur Dritëro Agolli.

Ndërkohë procesin e zgjedhjeve në PS, ai e cilëson demokratik. “Ky proces, një anëtar një votë, është demokratik”.

Ndërsa për rezultatin e zgjedhjeve, Agolli jep mendimin se asnjë parti apo koalicion nuk rezultoi fitues, kështu që as Rama nuk ishte një humbës.

“Këto zgjedhje dolën me pak vota diferencë mes forcave kryesore. Nuk mund ta akuzosh Ramën si humbës i madh dhe Partine Socialiste si humbëse të madhe”, u shpreh Agolli.

Lidhur me debatin mbi raportet e kushtëzuara të socialisteve me Kuvendin, socialisti themelues thotë se kjo nuk mund të zgjasë pa fund, duke u shprehur kundër bojktotit ne parim ai mendon se koha do vendose mbi fundin e tij.

“Kjo parti e ka të domosdoshme për të shkuar në Parlament, për të marre pjese ne vendimet e rëndësishme”, u shpreh Agolli.

TIRANË (UPDATE) – Ka përfunduar pak pas orarit zyrtar (16:00), votimi për kryetarin e ri të Partisë Socialiste. Burimet thonë se pjesmarrja ka qenë mbi 60 per qind, ndërsa për rezultatin duhet pritur deri në orën 21:00, kur eshte konfirmuar se do të ketë një rezultat paraprak për të mësuar se kush do ta drejtojë Partinë Socialiste. Megjithatë, rezultati përfundimtar nëse do jetë Rama apo Lakrori kreu i ri i PS-së do të jepet ditën e nesërme, pasi të mbërrijnë procesverbalet e votimit dhe numërimit.

Në garë për kreun e PS janë kryetari në detyrë, Edi Rama dhe Maqo Lakrori. Socialistët, mbi 82 mijë anëtarë kanë votuar sipas parimit “një anëtar një votë” në 400 qendrat e votimit ngritur në 12 qarqet e vendit.

Në orën 11:00 në Njësinë Bashkiake ka votuar kryetari ne detyre i PS-se, Edi Rama, i cili pasi hodhi voten iu pergjigj mediave me fjalet: “Kjo është një ngjarje e bukur, iu jep mundësi socialistëve të vendosin me votën e tyre kryetarin tyre përmes një procesi demokratik. Është një proces që duhet ta adaptojnë edhe partitë e tjera, pasi demokratizimi i partive është i pashmangshëm”.

Me tej shtoi, “ky proces ka vështirësitë e veta, sepse është një proces real, të cilin disa kanë bërë çmos ta zhvlerësojnë, por PS ka treguar se është forca më e madhe politike në Shqipëri dhe është një pengesë e pakapërcyeshme për Berishën, Metën dhe Nanon për ta kthyer pushtetin e popullit në pushtet interesash”.

Ndersa kandidati tjetër për kryetar i Partisë Socialiste Maqo Lakrori ka hedhur votën e tij në njësinë numër 9 në kryeqytet. Ai u shpreh për mediat se “pres që procesi të zhvillohet normalisht në të gjithë vendin”.

25 shtator

Gara në PS, Klosi fton socialistët të votojnë

TIRANË- Një ditë para votimeve për zgjedhjen e kreut të Partisë Socialiste, deputeti Blendi Klosi i është drejtuar me një apel anëtarësisë socialiste që të shprehin me votë vullnetin dhe dëshirën e tyre për rrugën në të cilën duhet të ecë partia. Në një konferencë për shtyp, duke garantuar për një proces transparent, Klosi ka kërkuar nga 82 mijë zgjedhësit të hedhin votën për liderin që duhet t’i udhëheqë ata drejt fitores së sigurt me pushtetin e korruptuar të çiftit Berisha-Meta, të cilët me votat e grabitura të 28 qershorit, po e zhytin Shqipërinë në një krizë të thellë politike e ekonomike.

“Zgjedhjet e së shtunës, 26 shtator, janë një moment që e dallon qartësisht Partinë Socialiste nga të gjitha forcat e tjera politike në vend dhe që përbën një shprehje të padiskutueshme të demokracisë së saj të brendshme, si një realitet i prekshëm nga të gjithë”- tha Klosi.

Sipas tij, nesër të gjithë socialistët duhet të votojnë për cilindo nga kandidatët në garë, duke garantuar një proces të lirë e të ndershëm, dhe duke i dhënë një shtysë të fortë përpara Partisë Socialiste në këtë moment kur politika po rrokulliset mbrapa, duke u dhënë shqiptarëve përditë shembuj të këqij të imoralitetit e të moskokëçarjes së plotë për hallet e për shpresat e tyre.

“Për një parti të fortë dhe fituese, për një opozitë të fortë dhe besnike ndaj njerëzve të thjeshtë, për një forcë politike që lufton për parime e vlera, që politika në Shqipëri po i harron e shkel dita-ditës, socialistët në 26 shtator do të tregojnë me këto zgjedhje të përgjithshme brenda partisë, se janë në lartësinë e sfidave të mëdha të kohës së vështirë që kalon sot vendi”- theksoi ai.

Klosi garantoi se procesi do të jetë transparent dhe votimi do të kryhet pranë çdo bashki dhe komune. Bëhet fjalë për 400 qendra votimi në gjithë Shqipërinë. Ftohen në votime rreth 82 mijë socialist, të cilët do të votojnë me parimin “1 anëtarë 1 votë” për kryetarin e ri. Orari i votimeve do të jetë 08.00-16.00. Ndërkohë që rezultati do të dalë nga Komisioni i Zgjedhjeve në parti.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23019. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23019