Mbrojtësi i marrëveshjes, konsultë në Universitetin e Vlorës
“Ismail Qemali” mori nismën e një ekspertize të pavarur për marrëveshjen me Greqinë

Departamenti i Shkencave Nautike të Universitetit “Ismail Qemali” dhe disa studiues të departamenteve të tjerë kanë paralajmëruar ndërmarrjen e një ekspertize të pavarur mbi marrëveshjen e fundit detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke e cilësuar atë si nismë të Universitetit.

Burime nga universiteti thanë për “Shekulli” se deri më sot ka patur një përfshirje shumë serioze, për të krijuar një përvojë të re dhe shumë reale në procesin mësimor dhe studimor, e aq më tepër, në këto momente, kur kemi të bëjmë me një ekspertizë historike. Mirëpo për shumëkënd ka qenë e papritur ndërhyrja e njërit prej mbrojtësve të marrëveshjes në ekspertizën që po bën universiteti në mënyrë të pavarur.

Përfshirja e natyrshme e Kapitenit të Kapitenerisë së Portit të Vlorës, Anastas Goga, që është edhe pedagog i Jashtëm i të Drejtës Detare, i cili deklaroi pak ditë më parë se,- “Nuk i është falur asnjë metër …Greqisë…”,- mund të ndikojë në rezultatet e ekspertizës.

Përzierja e Gogës në ekspertizën e universitetit lë për të dyshuar se sa do të merren për bazë skicat e dyshimta dhe pa teknologji që paraqiti qeveria në përballjen me shtypin dhe opinionin publik, duke kompromentuar këndvështrimin e ri dhe të pavarur që ka premtuar Universiteti i Vlorës.

Sipas një analize të bërë nga ekspertë, hartografë dhe juristë, që janë shprehur publikisht në faqet e gazetës “Shekulli”, marrëveshja me Greqinë ka shumë vakum ligjor, apo pasaktësi ligjore të brendshme, të cilat kanë ndikuar shumë në ndarjen e detit në dëm të Shqipërisë.

Sipas “sqarimeve” të qeverisë, nga baza ligjore shqiptare janë shmangur dhe nuk e kanë përmendur fare disa nene të rëndësishme si:
C. Neni 3, pika 2 , e LIGJI Nr. 8771, DATË 19.04.2001, për Ujërat e Brendshme.
” Janë ujëra të brendshme të Republikës së Shqipërisë, ujërat e Detit Adriatik dhe të Detit Jon që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e lumit të Bunës, kepet e përmendur në pikën 1 të këtij neni dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjirit të Gramës, kepin e gjirit të Palermos, kepin e Qefalit, kepin e Sarandës si dhe ujërat e këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë.”

Bashkëpunuesit shqiptarë jo vetëm që e kanë pasur një ligj të gjerë të ujërave të brendshme, i cili për hir të së vërtetës në pjesën e tij më të madhe është në kundërshtim me “UNCLOS” por sidoqoftë ka qenë një bazë ligjore, e cila duhej konsideruar si e pabazuar, para palës greke. Mirëpo qeveria, e pranon heshtur, se e ka fshehur këtë ligj, të Kuvendit të Shqipërisë.

Po sipas këtij ligji haset fraza juridike se: “Vija ndarëse fundore do të ishte përmes kanalit të Korfuzit” (shiko Ligji cituar: “Ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregut të saj, në një gjerësi prej 12 milje detare, duke filluar nga vija e drejtë bazë, që shkon nga kepi i Rodonit ( Muzhllit) , Kepi i Pallës, i Lagjit ( Kalaja e Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i ishullit të Sazanit, kepi i Gjuhëzës, dhe Gjirit të Gramës, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit”

Sipas ekspertëve, nëse Shqipëria do t’i ketë parasysh këto ligje të injoruara, në Kanalin e Korfuzit, vija e ndarjes do të kalojë tejpërtej dhe jo ashtu si e kanë pranuar ekipi negociatorë shqiptar ku Shqipëria ndjen efektet, dukshëm, në dëm të saj dhe Shqipëria përfiton në Kanalin e Korfuzit gati çerekun e ujërave detarë!!!

Oponenca e kolonelit Myslim Pasha

Shkëmbi Barketa u përdor si skaj i arkipelagut grek

Në bazë të “UNCLOS”, ai nuk mund të bëhet vijëdrejtë bazore fundore për Arkipelagun e Korfuzit, por edhe as për anën e Shqipërisë. Ky shkëmb, në mënyrë të natyrshme e ka vendin në 60 metër, në lindje të mesores, duke i takuar plotësisht shtetit shqiptar.

Por, në marrëveshjen e fundit, po të shihet me vëmendje harta detare ndarëse një fragment të së cilës po e paraqesim më poshtë, ky shkëmb (Barketa) është konsideruar, në mënyrë krejtësisht të gabuar, si një pikë kufizuese anësore, e fundme e vijëdrejtës bazore që bashkon, në kundërshtim me “UNCLON”, shkëmbinjtë periferikë (Atolls) të arkipelagut (Serpa, Barketa, e mandej në Kepin e Kasiopesë). Prej kësaj vije, është bërë ndarja, e cila të drejtën e ka kthyer në të padrejtë.

Mund të shihet se si është përdorur Barketa, si pikë fillese nga ana e shtetit fqinj, për të ndarë syprinën ujore dhe shtratdetin kontinental me Shqipërinë, ku si nisje është vijëdrejta bazore që përmbyll gjirin e Tetranisit (Ksamilit).

Sipas argumenteve të dhënë, në sythin e Arkipelagut, doli se njësia gjeografike e arkipelagut të Korfuzit, s’i përket heqja vijëdrejta bazore, që të përfshijnë skajet ujdhesore. Sipas kësaj, bie poshtë, fillimndarja në Barketa. Veç Barketës, as Tignosso nuk do të përmbyllet në vijëdrejtat bazore të arkipelagut.

Vijat bazore do të fillojnë nga buzëujërat e ujdhesës së Korfuzit dhe brigjeve të Ksamilit. Gjendja e ndarjes është në mënyrë tërësore e përmbysur, për të riparuar padrejtësinë që ka ndodhur për:

(i) Barketa ndodhet në lindje të mesores së ngushticës veriore të Korfuzit, rreth 60 metra dhe sipas njoftimeve të mesvijës në ngushticë ajo kohë më parë duhej t’i përkiste Shqipërisë, por askush nuk është kujtuar për të.

(ii) Tani, lind një argument i ri, zbatimi i UNCLOS si një Konventë e re, pas vitit 1913, kur u ndanë kufijtë shtetëror tokësorë midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Sipas saj, bie poshtë përfshirja e ujdhesave me vijëdrejta, pra baza e nisjes duhet të ndryshojë.
Këto duhet të ishin argumente në bisedimet para marrëveshjes, të cilat do të kishin mospërkime të thella. Natyrshëm.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25433. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25433