Mbreti Zog, ashtu siç e kam njohur

kastriot

Primus registratum
Mbreti Zog, ashtu siç e kam njohur

14.jpg

Kujtimet e dipllomatit amerikan Hugh G. Grant, ish minister i SHBA-ve ne Shqiperi.


Vdekja e Mbretit Zog në mërgim, për 22 vjet larg Atdheut të Tij të dashur. qysh prej zbarkimit ushtarak të paprovokuar të legjionevet fashiste të Mussolinit.të premten e zezë të 7 prillit 1939, më solli ndërmend shumë kujtime akoma të gjalla të qëndrimit tim në një nga vendet e vegjël.por interesant dhe më të bukur të botës. Më solli ndërmend gjithashtu kujtimet e kontakteve personale dhe të miqësise sime me një nga personalitetet më interesantë të kohërave moderne.
Patjetër,rishikimi historik i jetës dhe i veprimtarisë të Mbretit Zog të Shqiptarëve nuk do të ishte i plotë pa një përmbledhje të shkurtër mbi vendin,historinë dhe popullin e tij.
I pari i Zogollëve,themeluesi i familjes së vjetër të Mbretit Zog, erdhi nga Malsia e Veriut dhe u vendos në Mat nga fundi i shekullit të 15- të dhe thuhet se kishte marrë për grua një motër të Skënderbeut.Ai i udhëhoqi matjanët kundra turqëve, ma vonë la fenë katolike dhe përqafoi islamizmin e u bë zotnues trashëgues i Matit.Një radhe guvernatorësh nga dera e Zogollëve vazhdoi traditën e mhajtjes së indipendencës virtuale nën zotërimin turk,gjersa më në fund. më 8 tetor 1895,Sadieja,gruaja e dytë e Xhemal Pashë Zogut,prej familjes së Toptanëve,bëri një djalë, Ahmet Zogun.i cili qe destinuar 33 vjet më vonë të zgjidhej Mbret i Shqiptarëvet
Ahmeti qe 13 vjeç kur i vdiq i ati.E ëma mori në dorë qeverisjen e Matit dhe përgatiti djalin,me qëllim që ky ta udhëhiqte ma vonë.Sadieja qe njëgrua me vendosmëri të madhe dhe me karakter të fuqishëm.Mbreti më tha njëherë se çdo gjë të mirë që kishte bërë ia detyronte s'ëmës.Ai dukej se kishte një dashuri të thellë për të dhe për 6 motrat e Tij.
Ahmeti i ri dërgua në Turqi për mësime.Atje mbaroi një shkollë përgatitore dhe pastaj Akademinë Ushtarake të Oficerëve në Stamboll.Në pragun e shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike më 1912.Ahmeti,në moshë 17 vjeçare.u kthye me shpejtësi në Mat, mblodhi matjanët dhe shpejtoi për në Shkodër, që ishte rrethuar prej serbo-malazezëve.Pas një lufte të ashpër u detyrua që të tërhiqej përkohësisht në Mat.Kjo qe ndërmarrja e parë ushtarake eZogut.Shumë të tjera e pasuan se bashku me ndërmarrje të reja në lemin politik.
Luftrat ballkanike të 1912-13-ës,për coptimin viseve evropiane të Perandorisë Otomane,përgatitën fushën per ardhjen në fuqi në Shqipëri të udhëheqësit të ri matjan.Shqipëria ndodhesh në mes te armiqësive te vjetra,urrejtjeve dhe lakmive tokësore të fqinjve të saj të shtytur nga rivalitetet e Fuqive të Medha.Situata e pasigurtë e Shqipërisë kishte nevojë për një udhëheqje të jashtëzakonshme me aftësi ushtarake dhe politike.I pat vallë Ahmet Zogu cilësitë e duhura'.'Mirë,pra,le të shqyrtojmë veprimtarine e tij:
Lufta e Parë Ballkanike plasi më 18 tetor 1912 në mes të Greqisë.Serbisë dhe Bullgarise nga një anë dhe Turqisë nga ana tjetër.Udheheqesit shqiptarë kuptuan shpejt se fqinjët e tyre në aleancën kundër turqëve kishin qellime të fshehta në dëm të tokës shqiptare.Ismail bej Vlora, patriot i shquar shqiptar,të cilit i qe afruar në kabinetin turk një dikaster , qe e refuzoi,shpejtoi të kthehet në Atdhe dhe thirri një kuvend te udheheqësve shqiptare ne Vlorë.Ahmet Zogu,udhëheqësi 17 vjeçar i Matit, qe një prej emisarve të atij kuvendi.Më 28 Nëntor 1912 flamuri i kuq me zhgabën dykrenore të Skënderbeut u ngrit në Vlorë dhe u proklamua indipendenca e Shqipërise prej Ismail Qemal bej Vlorës.Një qeveri e perkohshme me Ismail benë si President dhe një kuvend kombëtar i përkohshëm u krijue.
Data e 28 Nëntnrit festohet çdo vjet prej shqiptarëve në Atdhe e kudo që janë të shpërndare ne botë.
Tri javë pas Shpalljes së Pavarsisë në Vlorë,Konferenca e Ambasadorëve te Fuqive të Mëdha në Londër mori në shqyrtim situatën eksplozive te Ballkanit dhe ra në ujdi për njohjen e pavarësisë shqiptare."Kazani i dreqnive"ne Ballkan vazhdoi të vlojë dhe aleatët e mëparshëm në lufte kundër turqve iu vërsulen njëri -tjttrit më 13 qershor 1913 Serbet sulmuan Shqipërinë dhe Bullgaria sulmoi Serbinë dhe Greqine.Pastaj Rumania dhe Turqia iu vërsulën Bullgarisë,e cila u mund me humbje të mëdha tokësore.Shqipëria gjithashtu pësoi humbje te mëdha tokësore.Nje komision kontrollues ndërkombëtar u caktoi Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë pjesë të mëdha të tokës shqiptare.
Këto dy luftëra ballkanike përgatitën rrugën për Luftën e Parë Botërore.Qenë gjithashtu shkaku që Austria vendosi të ndalojë aspiratat për krijimin e një Serbie te Madhe. Vrasja e Arkidukës Ferdinant në Sarajevë më 28 qershor 1914,qe shkëndija e plasjes se Luftës së Parë boterore. Ndërkaq Konferenca e Ambasadorëve në Londër,që pati njohur....

wazhdon
 

kastriot

Primus registratum
Re: Mbreti Zog, ashtu siç e kam njohur

14.jpg



......pavarësinë shqiptare, zgjodhi princin Wilhelm Von Wied të qeveriste Shqiperinë. Princi arriti në Durrës më 7 mars l914.Ahmet Zogu,që kishte zbrapsur serbët nga krahina e Matit,shkoi në Durrës,që qe caktuar Kryeqyteti i Shqipërisë,që t'i betohej për besnikëri Princit. Mbretërimi i Princ Wied-it në Shqipëri vazhdoi 6 muaj.Ai e la vendin më 3 shtator 1914,pas plasjes së Luftës së Parë Boterore .E zaptuar gjatë luftës së parë prej serbëve, malazezëve. grekërve dhe italianëve.dhe më vonë,më 1916, prej austriakëve dhe bullgarëve.Shqipëria u bë një fushë beteje gjatë gjithë luftës.
Ndërsa austriakët dhe bullgarët luftonin kundra serbëve * Shqipëri, Ahmet Zogu gjeti një zgjidhje që t'i vinte në ndihmë çështjes se Pavarësisë Shqiptare.Ai ra në marrëveshje me austriakët.të cilët emëruan kolonel në ushtrine e tyre.Kolonel Zogu ndihmoi austriakët të përzinin serbët prej Shqipërisë.S'kaloi shumë kohë dhe austriakët kuptuan se Ahmet Zogu luftonte për Pavarësine Shqiptare dhe jo për ta.Ata vendosën të ndalojne aktivitetin kombetar të Zogut dhe duke përfituar prej rastit të kurorozimit të Perandorit Karl e nisën për në Vjenë.ku e mbajtën të internuar gjatë gjithë luffës.Mbarimi i Luftës së Parë Botërore e gjeti Shqipërinë ne kaos dhe anarki. Pakti i fshehtë i Londrës,i nënshkruar nga Fuqitëe Antantes.per të shtënë Italinë në luftë përkrah tyre,pat konfirmuar zaptimin italian të viseve shqiptare të Vlorës duke përmbledhur ishullistrategjik të Sazanit.me kusht që Italia të mos kundërshtonte coptimin e mheturinave të tokës shqiptare në mes të Serbisë.Malit të Zi dhe Greqisë.Mirëpo italianët.të alarmuar nga mundësia e formimit të një Serbie të Madhe në anen tjeter të Adriatikut.proklamuan më 1917,indipendencën e Shqipërisë nën protekturatin italian.
Delegatët shqiptarë në Konferencën e Paqes në Paris,më 1919,qenë të inkurajuar nga Deklarata e Presidentit Willson mbi vetvendosjen e popujve dhe prej qëndrimit të tij kundra traktateve të fshehta të aleatëve.
Pas armëpushimit.më 21 nëntor 1919.Ahmet Zogu u kthye nga Vjena në Shqipëri dhe përsëri filloi veprimtarinë e tlj ushtarake duke mbrojtur Shkodrën prej serbëve.qe donin ta zaptonin pas tërheqjes së fuqive aleate.Qe emëruar Guvernator i Shkodrës prej Qeverisë së Përkohshme të Shqipëris,.por Zogu mendonte e vështronte më larg.Ai lojti një-rol me rëndësi në Kongresin historik të Lushnjës në janar e shkurt të 1920-tës.Qëllimi i Kongresit të Lushnjës qe vendosja e përhershme e indipendencës shqiptare,ngjashmërisht me deklaratën historike të..............................

vazhdon
 

kastriot

Primus registratum
Re: Mbreti Zog, ashtu siç e kam njohur

.........proklamuar në Lezhë nën kryesinëe Skënderbeut më 1444,në Prizren më
1878 dhe ne Vlorë më 28 Nëntor 1912.Kongresi kërkoi tërheqjen e të
gjitha ushtrive të huaja nga Shqipëria, krijoi një qeveri të re kombëtare,me
Regjencë e një Parlament të përkohshëm dhe zgjodhi Tiranën si
Kryeqytet të Shqipërisë.Ahmet Zogu në moshën 24 vjeçare qe emëruar
ne vendin më me rëndësi të kabinetit:Ministër i Brendshëm.
Një nga aktet e para të qeverisë nacionale qe Kryengritja
Kombëtare.ku edhe Ahmet Zogu mori pjesë kundra fuqive italiane që
okuponin V lorën.Pas luftimesh të rrepta italianët u detyruan të tërhiqen
nga toka shqiptare.Kjo fitore u dha kurajo e nam shqiptarëve dhe hala
flitnin për të kur unë shkova në Shqipëri më 1935.
Trupat italiane sa kishin lenë Vlorën jugosllavët zaptuan
Shqipërinë e Veriut në nëntor 1920.Ahmet Zogu dha dorëbeqjen nga Ministër i Brendshëm,mori komandën e Ushtrisë Shqiptare dhe i detyroi jugosllavët të linin tokën shqiptare.
Në dhjetor 1921,Ahmet Zogu mori përsëri vendin si Ministër i
Brendshëm dhe në mars të 1922 mbrojti Tiranën nga një turmë rebelësh
mbasi i shkatërroi fuqitë rrebele në:;dhjetorin e 1922-it në moshën 27
vjeçare u bë Kryeministër.
Me 21 shkurt 1924 iu be një atentat në Parlament.Kryeministri i ri edhe pse i plagosur në krah,me gjakftohtësi lidhi plagën me një shami
dhe vazhdoi të mbajë fjalimin e tij.Pak kohë më vonë Zogu dha dorëheqjen si Kryeministër,por vazhdoi të ushtrojë influencën në Qeveri.
Një nga provat më të rnëdha të influencës udhëheqëse të Zogut në
Shqipëri u pa,kur një lëvizje kryengritëse,nën drejtimin e Fan
S. Nolit ,peshkop i Kishës Orthodokse Shqiptare, plasi në qershor të 1924-
Kundërshtimi ndërmjet Zogut dhe peshkop Nolit nuk qe vetëm ai i dy personaliteteve rivale por në të vërtetë qe një konflikt mbi bazatideologjike për qeverisjen e vendit Zogu dhe ata që e pasonin
mendonin se një Qeveri e forte qëndrore me një prijës dinamik në krye tësaj,qe e domosdoshme per të vendosur qetësinë dhe për të zhdukur kaosin, ku e kishte zhyt vendin lufta.Filozofia politike e Zogut ishte ajo e perparimit dhe e ndryshimit revolucionar te mendimit, dokeve dhe zakoneve mesjetare te vendit per tiu pershtatur koherave moderne. Ne kundershtim Noli dhe pasuesit e tij ishin te padurueshem. Ata kerkonin ndryshime te shpejta radikale ekonomike dhe shoqerore ne Shqiperi. Duke pare rrezikun e kesaj kryengritje Zogu u hodh në Jugosllavi.Zogu rae zgjuarsinë e.tij katandisi jugosllavet ta ndihrnonin qe të kthehesh në Shqipëri.Pas disa përpjekjeve, ai bashkë me pasonjësit ripushtoi Tiranën.natën e Krishtlindjevc,me 24 dhjctor 1924 duke u pritur me hrohoritje prej popullit si Shpëtimtar dhe Prijësi i Atdheut.Mbrapa skenës qeveritë konservatore të Anglise,Italisë e Greqisë u bashkuan me atë të Jugosllavisë,duke ndihmuar Zogun dhe jo Nolin të bëhej udhëheqës i Shqipërisë...................

vazhdon
 

Mirditor

Primus registratum
Re: Mbreti Zog, ashtu siç e kam njohur

Kasterjot e shoh qi qanke i dashunem mas Zogjit merpo ai nuk asht shqyptar se i ka fut prasin nbyth shqipnes kur plasi lufta.
Masanej qa dolloj myslimani nuk a i bekuem per me drejtue kit ven der mqat dit si do marrin vesh se Shqypnea asht tok ilire ene jo myslimane
Shnet
 

kastriot

Primus registratum
Re: Mbreti Zog, ashtu siç e kam njohur

.......Ahmet Zogu nuk humbi kohë.Mori frenat politike të Shqipërisë si. Kryeministër i saj.Brenda muajit Asambleja Kombëtare.më 3 janar 1925,proklatnoi Republikën Shqiptare me Ahmet Zogun.tani 30 vjeç,President të parë të Republikës dhe Kornandat te Përgjithshëm të Ushtrise Kombetare.Më 2 mars 1925 Asambleja Kombtare aprovoi Kushtetutën e Republikës i dha vendit një Qeveri Parlamentare duke i akorduar Presidentit fuqira pothuaj diktatoriale.
Presidenti Zog filloi menjëherë të vinte në zbatim programin e Tij, atë të paqesimit dhe të bashkëpunimit të të gjitha rrymave politike të vendit më Qeverinë e kryesuar prej Tij. Suksesin e pare politik e korri kur siguroi bashkëpunimin dhe bashkimin me të të bëjlerëve,që në të kaluarën e kishin luftuar si në kohën e mesjetës.
Një fazë tjetër e programit përparimtar,ndërmarrë nga Presidenti Zog në favor të Shqiperisë. qe zbatimi i përpiktë i ligjit dhe mbajtja e qetësisë në vend.Për shekuj me radhë ligjet e pashkruara të Lekë Dukagjinit rregullonin marrëdhëniet në mes të fiseve malësore të Shqipërisë.Hakmarrjet rregulloheshin dhe frenoheshin prej Kanunit të Lekë Dukagjinit Presidenti Zog e forcoi xhandarmarinë shqiptare duke prurë një inspektor anglez me një grup oficerësh si mbikqyrës.Për të vënë në zbatim reformat e dëshiruara Qeveria Shqiptare kishte nevojë për të hoIla.Shqipëria e shfrytëzuar gjatë shekujve prej pushtuesve të huaj qe mbytur në një fukarallëk të madh dhe pa një sistem fiskal të përshtatshëm.S'ka qeveri që të mund të jetojë pa pasur fonde të mjaftueshme që ta lejojnë të veprojë siç duhet. Kështu,pra,Shqiperia duhej të kishte ndihmë financiare ose do të humbte si komb. Italia ofroj ndihmën.Në shtator të vitit 1925 një bankë kombëtare u hap në Tirane. e mbajtur me një hua italiane.
Në vjeshtë të 1926-ës u nënshkrua ndërmjet Shqipërisë e Italisë i ashtuquajturi Traktat i Tiranës,që konsakrontë parimin reciprok të status-quo-së dhe detyrimin e Qeverisë se Romës të mos ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë.veç kur ta kërkonte vetë Shqipëria.
Më 22 nëntpr 1927 u lidh Traktati i dytë i Tiranës me të cilin Shqipëria dhe Italia u lidhën në një aleancë mbrojtje për 20 vjet dhe Qeveria Italiane i siguroi Shqipërisë hua të tjera dhe si kundër-prestim ju akorduan disa konçensione,ndër të cilat ajo eshfrytëzimit të vajgurit.
Më 1 shtator 1928 Ahmet Zogu u proklamua Mbreti Shqiptarëve me emërin Zogu i Parë.Ky qe një hap Hogjik,sipas mendimit tim,mbasi populli shqiptar nuk desh me të vërtetë një republikë,ai preferonte një monarki të cilën edhe e kuptonte.Ahmet Zogu qe udhëheqesi i tij,Mbret i tij.
Si Mbret i Shqiptarëve Zogu I, shpejtoi programin e Tij per zhvillimin e përgjithshëm përparimtar të vendit.U ndërtuan rrugë dhe ura.U stabilizua monedha.U ndërtuan spitale klinika dhe ambulatore.U fuqizua arsimi me ndërtimin e shkollave fillore dhe me hapjen e shumë shkollave të mesme.U hapën librari të shumta.U ndërtuan dhe u permirësuan Limane shqiptare.U inkurajuan importimet dhe eksportimet.U përkrah bujqësia dhe u themelua banka kombëtare e bujqësisë.U krijua legjislacioni modern duke u frymëzuar prej legjislacionit të Francës e Italisë.U modernizua Tirana me godina te reja qeveritare.U muarën masa në favor të gruas,të nënës dhe të fëmijës.U krijua Kryqi i Kuq Shqiptar dhe u drejtua prej Nënës Mbretëreshë dhe prej Princeshës Sanie.
Të tre besimet në Shqipëri:-mysliman,orthodoks dhe katolik qenë njohur zyrtarisht prej Qeverisë dhe gëzonin një tolerancë të plotë në gjithë vendin.

Qeveria shqiptare hyri në marrëveshje.më 1930,me" Near East Foundation", një organizatë Fillantropike amerikane.për përhapjen e ushtrimit teknik në një shkollë për djem e vajza bujqish,e cila kishte filluar prej një amerikani,dr.C.Telford Erickson."Near East Foundation" kishte institute arsimore në gjithë BaIlkanin, me kryeqendër Athinën, nën kryesinë e Laird Archer.Dr.E.C.Miller kishte kryesinë e zyrës së New Yorkut.Shkolla e Kavajës qe nën kryesinë e Ralph AHee G jithashta Qeveria e Tiranës bashkëpunonte me "American Rockefeller foundation' për luftimin e malarjes në Shqipëri.
Më 21 shkurt 1931 Mbreti Zog i shpëtoi një atentati në Vjenë,ku kishte shkuar për tu vizituar tek një mjek specialist.Një nga adjutantët e tij u vra, ndersa nje tjeter i suites u plagos. Shpetimi i Mbretit nga atentati shërbenu për të forcuar edhe me teper pozitën e Tij në Shqiperi, mbasi besohej se me vrasjen e Tij nje kryengritje e pergjithshme
do të shperthente në Shqipëri.
Siç thashë më sipër .Shqipëria e varfëruar prej invazioneve të huaja.qe zhytur në fukarallëk.Qeveria kishte nevojë edhe per fonde te tjera për të shkuar përpara.Në Qershor 1931. Italia i dha një tjetër hua Shqipërisë që të përdorej brenda dhjetie vjetëve.por nën mbikqyrjen italiane.
Unë jam i bindur se Mbreti Zog.shumë i zgjuar dhe njohës i holle i intrigave ndërkombëtare,veçanërisht në mes të fqinjëvet kuptonte fare mirë rrezikun që mund t'i vinte nga pranimi i vazhdueshëm i ndihmave italiane.Por.çka t jetër mund të bënte Shqipëria kur i vetmi burim ndihme qe Italia? Dhe nga ana tjetër ;Italia qe zotuar se nuk do të ndërhynte në punët e brendshme shqiptare,veçse me pëlqimin e Shqipërisë.Nga ana tjetër.Mbreti besonte se nga shkaku i frikës së aktiviteteve ekspansioniste të fqinjëve ballkanas .veçanërisht të Jugosllavisë Italia do të mjaftohesh të kishte një Shqipëri mike indipendente.
Patjetër.nuk kishte ndonjë shitje të Shqipërisë tek Italia nga ana e Mbretit Zog. Një shpifje e tillë është një fyerje që i bëhet karakterit dhe patriotizmit të AhmetZogut.P.sh,më l932 Mbreti Zog refuzoi propozimin italian për një basbkim doganor midis të dy vendeve.Ky refuzim shënoi fillimin e rezistencës kundër përhapjes së influencës italiane në Shqipëri.Kundërshtime të tjera vazhduan në mes të dy vendeve.duke përfunduar më 1934 me një gjest armiqësor kundër Shqipërisë; me dukjen e flotës italiane në Durrës.
Në pranverën e 1936-ës qeveritë e Tiranës dhe Romës bënë një marrëveshje të re,në të cilën likuidoheshin dy huatë e para dhe Italia impenjohesh për një hua të re.e cila do të përdorej për zhvillimin ekonomik të vendit.
Ndërkaq, ngjarje me rëndësi vërtetoheshin në Evropë.U nënshkrua marrëveshja Italo-gjermane me emrin Boshti Romë-Berlin,që tronditi dhe vuri në dyshim vendet e vogla të Evropës,sepse panë të tronditur indipendencën e tyre.
Një vit më vonë,në shtator 1937,Musolini vizitoi Hitlerin në Munih e në Berlin.Këto dy takime forcuan edhe më tepër lidhjet ndërmjet Ilaltsë fashiste dhe Gjermanisë naziste.Pa dashur, zonja Grant e unë qëlluam në Munih, gjatë pjekjes së dy diktatorëve e i pamë mirë fuqitë ushtarake të tyre.Në maj të l938-ës,Hitleri vizitoi Musolinin në Rom në mes të një salltaneti tjetër ushtarak,që patjetër qe përgatitnr për ti treguar botës solidaritetin nazi-fashist...........

vazhdon
 

kastriot

Primus registratum
Re: Mbreti Zog, ashtu siç e kam njohur

...........Dukej se Musolini luante ''me të dyja anët".meqë me 16 Prill 1938.ai nenshkroi një marrëveshje .me anglezët.Në bazë të këtij pakti.anglezët njihnin sovranitetin italian mbi Etiopinë dhe si kuriderprestim italianët siguruan anglezët se nuk do të bënin asnjë veprimtari armiqësore në zonën mesdhetare Dëshira e anglezve qe dobësimi i boshtit Romë-Berlin.
Fuqitë e Mëdha qenë duke kërkuar pozita të favorshme në rast të një ndeshje boterore.Mbreti Zog.në një nga audiencat që pata me Të më 1937 .rnë paralajmëroi se një luftë e dytë botërore do të plaste brenda dy vjeteve.Profecia e Tij u vertetua.NeseShqiperia njihesh dhe konsiderohesh prej Departamentit tonë të Shtetit në Washington si një "vend vëzhgimi politik"në Evropë. kjo mund t'i atribohet gjerësisht faktit se Mbreti Zog ishte një studjues i hollë i punëve ndërkombëtare dhe ishte i informuar mirë mbi skenën politike evropjane.
Konti Çiano. dhëndrri i Musolinit dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Italise. filloi në këtë kohë të vizitojë shpesh Shqipërinë. Ndër vizitat e tij të shumta qe edhe ajo e marrjes pjesë në martesen e Mbretit Zog me konteshën Geraldina Apponyi të Hungarisë. Në këtë ceremoni, ku edhe Zonja Grant e unë muarëm pjesë .Konti Çiano ishte kumbar.
I jati i Konteshës Geraldina qe prej një familje shumë të shquar të Evropës. Apponyit i Hungarise E ëma qe amerikane. Gladys Virginia Stewart. nga një familjt bankierësh te New Yorkut.
Gjatë vitit të martesës së Mbretit Zog me Konteshen e bukur, dhe
të re Geraldine. flitesh në rrethet diplomatike të huaja ne Shqipëri se
martesa ishte shumë e goditur dhe se martresa do ti shtonte prestigjin
Mbretit. Mbreteresha filloi te miqesohej shpejt me popullin
shqiptar dhe një nga aktet e para te saj qe mesimi i gjuhës së vështirë shqipe.
Tensioni politik midis Shqiperise dhe Italisë filloi të rritet.
Thuhet se italianet vazhdimisht benin presion tek Mbreti, me qëllim që
Mbreti të largonte nga Shqipëria organizatorët anglezë të xhandarmërisë
Shqiptare.Ne fillim te pranveres 1939 u hapën lajme rreth një komplloti kundër jetes se Mbretit, te organizuar nga një fashist me rëndesi prej Rome. i cili u perzu nga Shqipëria. Dymbëdhjete shqiptare u burgosën.
Perpjekjet ushtarake ndërmjet Fuqive të Medha tëEvropës, sa vinte po afrohej. Musolini zaptoi Etiopinë ne maj 1936 Ky zaptim pati si
, përfundim rrezimin ë prestigjit të Lidhjes së Kombeve, Në prill 1938 Hitleri aneksoj Auitrinë dhe më 15.3.1939 trupat naziste pushtuan Çekosllovakinë. Këto zaptime përhapën panik në shtetet e Evropës, duke u përfshirë edhe Shqipëria.
Boshti Romë-Berlin po përhapesh dhe shtrihesh vazhdimisht. ndërsa "Fuqitë e Antantës" po rrinin në vërejtje. Dukej në atë kohë se qe radha të vepronte. Ndërsa Zonja Grant dhe unë kaluam në Romë. në tetor 1935, për të vajtur në Shqipëri, vumë re në koloseun e vjetër roman harta të mëdha të "Perandorisë së re Romane" sipas imagjinatës dhe parashikimeve të Duçes. Kjo perandori, sipas hartave në fjale, shtrihesh përtej Adriatikut, gjatë gjithë Gadishullit Ballkanik.
Një heshtje mbretëronte në qarqet qeveritare shqiptarte përpara stuhisë qëpo afrohej. Pëshpëriteshin se konferenca të shpeshta bëheshin në Pallatin Mbretëror në Tiranë. Në atë kohë, Mbretëresha Geraldinë priste lindjen e një fëmije. Farefisi dhe miqtë e Mbretëreshës kishin ardhur në Tiranë me rastin e këtij evenimenti të gëzueshëm. Një qetësi plot nervozitet ndihesh kudo. Pjestarët e trupit diplomatik të huaj mblidheshin aty këtu duke shkembyer mendime mbi gjendjen.
Të dielën, më 2 prill 1939, u bënë demonstrata kundër italianëve në rrugët e Tiranës. Tezja e Mbretëreshës. Kontesha Sehr Thuss. më tetefonoi të dielën mbrëma duke më lajmëruar se pritej një sulrn italian nga e marta. se Mbretëresha Geraldinë do të gjendesh në rrezik të madh dhe më pyeti në se zonja Grant e unë do të ishim të dispozuar të merrnim Mbretëreshën nën mbrojtjen e Legatës Amerikane. Kontesha dukesh shumë e alarmuar
E sigurova Konteshën se do të ishim shume të kënaqur Zonia Grant dhe unë të merrnim Mbretëreshën Geraldinë në Legatën Amerikane, në qoftë se Mbreti Zog do ta dëshironte dhe i sugjerova Konteses që t'ia jepte Mbretit këtë mesazh. Më pas mesova se Mbreti kishte dashur ta dërgonte Mbretëreshën në Legatën Amerikane, por Mbretëresha kishte ngulur këmbë të qendronte me Të.
Duke filluar që të henen, me 3 prill, skuadra aeroplanësh bombardues italian fllluan të fluturojne mbi Tiranë, dukt lëshuar trakte në gjuhën shqipe. dukei premtuar popullit shqjptar se italianët ishin duke ardhur si miq e jo si armiq. Thuhet se Konti Çiano pilotonte një nga bombardierët italian.
Të mërkurën në mëngjes, më5 prill Mbretëresha Geraldinë lindi njëdjalë: lajmi u përhap nëpërmjet gjëmimit të topave. Pas këtij gëzimi kombëtar qarkulluan lajme se ajë flotë e madhe e përqëndruar në Bari, qe gati të kalonte Adriatikun.
Të enjten, më 6 prill, nga mesdita, mora një mesazh nga Pallati ...................


vazhdon
 

kastriot

Primus registratum
Re: Mbreti Zog, ashtu siç e kam njohur

........Mbreteror që të paraqitesha për të parë Mbretin. Në audjencën që pata me Te. Mbreti më njoftoi se Përfaqësuesi i Musolinit. Ministri i Italisë në Shqipëri. Jacomani. sa kishte lënë pallatin. ku kishte shkuar për t'i dnrëzuar njii ultimatum në mbështetje të të cilit kërkohej nga Qeveria Shqiptare. përveç të tjerave.pranimi i zbarkimit të trupave italiane në Shqipëri. ultimatum i cili qe refuzuar për arsye se pranimi i konditave italiane do të lëndonte sovranitetin shqiptar.
Kur e pyetaMbretin se ç'mendonte të bënte Mbreti.m'u përgjigj me lot në sy se Shqipëria do të rezistonte dhe se rezistenca ishte e nevojshme të bëhej për t'i treguar botës se Shqipëria nuk do ta lëshonte vendin pa luftë, ndonëse e di se Italia do të dërgojë në Shqipëri fuqira të mëdha ushrarake shumë më të armatnsura se ushtria e vogël shqiptare. Kjo qe hera e fundit që unë e pashe Mbretin Zog në Shqipëri.
Të nesërmen në mëngjes, të premten e zezë, më 7 prill 1939. mora një mesazh telefonik prej Legatës Britanike në Durrës. ku më thanë se një flotë e madhe italiane kish hyrë në Limanin e Durrësit: kishin zbarkuar trupa italiane dhe'se luftime të rrepta qenë zhvilluar. Bashkëfjalimi telefonik në fjalë mu ndërpre dhe vetëm më vonë u muar vesh se shqiptarët, në barikadat e ngritura nëpër rrugët e Durrësit. i hodhën italianët në det tri-katër herë duke vrarë qindra ushtarë italianë. Luftime qenë zhvilluar gjithashtu në Shkodër dhe në Sarandë e në Vlorë.
Të premten në mëngjes, më 7 prlll, Mbreti Zog dërgoi Mbretëreshën me djalin dy ditësh dhe Familjen Mbretërore me automobila në Greqi, duke kaluar nëpër rrugë të dyta dhe të këqia. Mbreti bashkë me ministrat e Qeverisë la Tiranën të premtert pas dreke dhe kaloi nepër kufirin grek. Pararoja e ushtrisë italiane arriti nëTiranë të shtunën në mëngjes. më 8 prill. Konti Çiano arriti me aeroplan prej Italie dhe nga një platformë e porsangritur, iu drejtua popullit të mbledhur në sheshin Skënderbej! Entusiazmi i popullit qe i pakët dhe dhëndrri i Musolinit për të impresionuar të pranishmlt filloi të duartrokiste vetë. Zonja Grant dhe unë, në një qoshe të sheshit. shikonim me kurreshtje e mërzi komedinë makabre.
Qeveria e Romës e dërgoi Çianon në Tiranë me qëllim që të mashtronte opinionin publik nderkombëtor duke lënë të kuptohej se populli shqiptar i mirepriti zaptuesit italian. Për shembull, një raport radio - telefonik nga Tirana ne në Rome thonte se grate e Shqiptare i pritën me lule ushtaret italiane neper rruget e qytetit dhe se shkonin me ta ne kinema.S'kishte gje me te rrejshme se kjo.............

vazhdon
 

karim abdul jabar

Primus registratum
Re: Mbreti Zog, ashtu siç e kam njohur

ja pra dhe ai qe doja te shikoja ne kete liste. kastriot djali si te kam? si gjithmone me kontroversira pa e kuptuar dhe vete pse he. nejse, nje pyetje kam qe eshte ne teme. vete e ke perkther kete tekst apo jo? jane ca shprehje qe me duken shume jo-literare..psh., plasi lufta?
pastaj, si thote edhe malsori zogu eshte figure akoma e dyshimte per historine shqiptare. megjithate nese ke vellimin ne anglisht, me jep te lutem titullin e plote dhe vitin e botimit se po mundohem ta gjej ketu.
edhe dicka te fundit fare qe duket se edhe fezviu tek klani e kishte harruar javen e pare ne artikullin per rishkrimin e historise dhe rolin e Nolit. Kur Zogu ishte kaq anti-serb etj, si e shpjegon qe hyri ne Shqiperi kunder qeverise demokratike me mbeshtetje serbe? Dhe per me teper si mund te quhet nderhyrja italiane e papritur kur Zogu a funksiononte administraten (edhe xhandarmerine qe rregullohej nga anglezet) me fonde italiane per kaq kohe? ishte kuptimplote dhurata e mussolinit per dasma (ca ene bronzi... ne nje kohe qe Hitleri dergoi mercedesin?
nejse, megjithate me vjen mire qe te pakten ti harxhon kohen ne te tilla tema me interes.
i juaji
k a r i m
 

olti

Neo
Re: Mbreti Zog, ashtu siç e kam njohur

Libri ka kohe qe eshte prekthyer shqip dhe mund ta gjeni ne cdo librari apo bibloteke shqiptare. Per ata qe duan te lexojne dhe te jene objektive ka gjithmone mundesi, por si duket, keni ngelur ende me mesimet e xhaxhi enverit!
 

atman

Forumium maestatis
Re: Mbreti Zog, ashtu siç e kam njohur

...Shqiperia do te rezistoje...m'u pergjigj me lot ne sy... Zogu!!! Me lot ne sy!!! ...Zgjodhi rruget me te keqia per te ikur ne Greqi...paska vuajtur i shkreti mbret...
Kini lexuar ndonje gazete nga te kohes ju, apo flisni keshtu se ua do "puna"
Kastriot dhe ti Kaptain Albania, lerini keto pallavra per injorantet, tregojuani pas darke, se mund t'ju besojne. Kam vene re se i riktheheni shpesh here kesaj teme, nuk besoj se eshte çeshtje bindjeje.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Mbreti Zog, ashtu siç e kam njohur

....Pesë ditë pas pushtimit italian, me 12 prill 1939 nje e ashtuquajtur Asamble Kushtetuese Shqiptare votoi bashkimin me Italine. Mbreti i Italisë pranoi Kurorën e Shqipërisë. Një qeveri kukull u formua ne Tiranë, që vepronte nën mbikqyrjen e këshilltarëve fashiste. Ndërkaq, pararoja e ushtrisë italiane, e përbërë prej 50 000 vetesh u shtua në më tepër se 100 000.
Duke ndjekur udhëzimet e Sekretarit të Shtetit Cordell Hull, unë ndejta në Shqipëri edhe pese muaj e gjysme pas pushtimit italian. duke i raportuar Departamentit të Shtetit ngjarjet dhe zhvillimet politike dhe dukebashkëpunuarme"Nea rEast Foundation"në likuidimin e interesave të saj edukative në Shqipëri. Më në fund , një muaj pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë, më 1 shtator 1939, e mbylla Legatën Amerikane dhe së bashku me zonjën Grant u kthyem në Washington.
Mbreti Zog. familja e Tij dhe raisat e Kabinetit endeshin tani
mërgimtarë larg vendit të tyre. Nga Greqia, Mbreti me familjen Mbretërore
e me suitën shkuan në Turqi e pastaj në Francë. duke kaluar nëpër Poloni.
shtetet Balltike dhe të Skandinavise. Kur trupat hitleriane sulmuan
Francën, Mbreti kaloi në Angli, ku ndejti gjer më 1947 dhe pastaj vajti
në Egjypt. i thirrur prej Mbretit Faruk. që është prej origjines shqiptar.
Më 1955 Mbreti dhe familja lanë Egjyptin dhe u kthyen në Francë.
Mbreti. megjithëse i sëmurë në vitet e fundit, vazhdoi të përpiqej për lirinë
e Shqipërisë
Në beharin 1951, Mbreti Zog bëri një vizite ne ShteteteBashkuara dhe unë shkova dhe e vizitova në Washington. Në bashkëfjalimin që pata me Të. me tregoi se gjatë periudhës së fundit të luftës ishte përgatitur të hidhej në Shqipëri nga Londra për të luftuar fuqitë e Boshtit në një kryengritje të madhe për çlirimin e Shqipërisë dhe rivendosjen e indipendencës së saj. Interesat divergjente të Aleatëve penguan zbatimin e projektit për t'u hedhur Mbreti në Shqipëri.
Politikat e Mbretit Zog, përsa i përket vendit të Tij .ashtu siç e pat deklaruar vete botërisht. qe që "Shqipëria të ishte e lirë nga çdo sundim i huaj; ajo të merrte vendin në mes të kombeve liridashës të botës" Gjithashtu. Mbreti mendonte që "i takonte popullit shqiptar të vendoste lirisht mbi formën e qeverisjes që ai dëshironte posa të lirohesh nga zgjedha komuniste'".
Më lart, u bëra pyetjen në se Mbreti Zog kishte zotësinë e rraflë të udhëheqësit që duhesh të përballonte gjendjen e vështirë shqiptare gjatë vjetëve të luftrave ballkanike. Luftës së Parë Botërore dhe të periudhës paqësore, gjer në pragun e Luftës së Dytë Botërore.
Duke u mbështetur në mendimet dhe eksperiencën time personale dhe zyrtare të fituar gjatë kaq vjetëve që qëndrova në Tiranë si Ministër i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe duke studiuar e analizuar ngjarjet e asaj kohe në lidhje me situatën kaotike ndërkombtare, që më vone shpertheu në Luftën e Dytë Botërore. e cila solli shkatërrimin, sidomos ndër vendet e vogla të Evropës, ashtu dhe në Shqipëri. unë jam i mendimit se Mbreti Zog ishte në lartësinë e duhur dhe qe njeriu i cilësuar për të udhëhequr vendin që natyra dhe traditat e popullit shqiptar kërkonin.
Për më tepër, unë besoj se historia në gjykimin e saj të fundit. të paanshëm dhe të drëjtë. do ta përmendë Zogun e I-rë, Mbretin e Shqiptarëvet, si nje nga Udheheqësit më të famshëm ushtarak dhe politik të kohës së Tij, si një Prijës patriot dhe trim, me një inteligjencë dhe zgjuarësi te jashtëzakonshme, me të cilat mundi të përballojë dhe të zgjidhë problemët e koklavitura të mbajtjes gjallë të popullit liridashës dhe patriot shqiptar.
Qëllimet e Mbretit Zog dhe veprat e punët që Ai bëri për një çerek
shekulli në shërbim të vendit te Tij. sipas gjykimit tim. kanë për të luajtur
një rol me rëndësi në rivendosjen e indipendencës Shqiptare. e cila
patjetër do të rifitohet.
Disa ditë më parë mora kopjet ë një Mesazhi drejtuar Popullit Shqiptar nga djali dhe trashëgimtari ti Mbretit Zog. Princ Leka I , i cili bashkë me nënën e tij të shquar, Mbretëreshën Geraldinë. ndodhej pranë t'et. kur Mbreti ndrroj jetë afër-Parisit. Paragrafi që pason më bëri një përshtypje të veçantë: "Im Atë, tue u nda nga kjo botë, më la si trashëgim një barrë të rëndë, sidomos kur mendojnië rrethanat dhe konditat në të cilat gjindet vendi dhe populli shqiptar brenda dhe jashtë Atdheut".
Miq te mi shqiptarë. duke përfunduar.u jam shumë mirënjohës që më dhatë rastin dhe privilegjin të përkujtoj me respekt Madhërinë e Tij, Zogun e I-rë, Mbretin e Shqiptarëve.

Nju Jork, 17 qershor1961
Hugh H. Grant
 

Profeti Drejt

Primus registratum
Re: Mbreti Zog, ashtu siç e kam njohur

Siç pata shkruajtur dhe me pare, banda "Mafjoze" e "AlbForumit" perjashtoje nga forumi DAJAKUN per motive "rrugaçerie" qe ju te nderuar lexues mund ti vertetoni pa merak ne shkrimet e tije, por fakti eshte sepse ai u kundervu tentatives se ketyre bandave qe kerkoje te dominojne e "mirekomtrrollojne" intelligjencen shqiptare, e pastaje njehere tamposur goje, te arrijne kollaj pa asnje opozite qellimin e tyre politik, qe tani per tani na e kane shpallur "kombetare te paster alla shqiptare".

Puna nuk eshte te mbrojme DAJAKUN, puna eshte te parandalojme qe nje grup banditesh te organizuar ne KLANE ideo-politik, te kontrollojne intelligjencen kombtare, sepse po ndolli dhe kjo, pas kolianizimit tashme te perfunduar grek te ekonomis dhe asj sllave te politikes, shqiptarizmit i ngelet vetem ceremonia e fundit mortore.

Rreziku eshte kaq eminet sa tashme agjenturat franco, serbo, greke kane 90% te mediave shqiptare te sotme, qe jane kthyer ne satelite artificial te planetit te orthodoksise sllavo-greke.

Arritja e kesaj detyre tanime kryet nga klane karrjerristesh ekstremistesh te paskrupull, qe jane gati te shesin çdo gje, si Gramoz Pashko e kunati i tije Genc Rruli, shqiptare per pese leke vetem e vetem te fitojne nje karrjere ku t'i permendet emri si mendimtare te shquar shqiptare te mijevjeçarit te ri.

Keta karjerist, te mbeshtetur ne fillim nga turma inerte enorme injorantesh lehte te manovrushem , te perzgjedur me shume kujdes prej tyre, pasi arrijne nivelin e pare te kalase, fillojne nje lufte te ashper me kedo qe tenton te arrije ne nivelin e tyre, duke i prere kokat, pastaj midis tyre vete, fillon nje lufte e ashper brrylash per te eleminuar pretendentet per nivelin pasues me te larte te kalase "Karrjera", deri sa vjene barazimi i forcave dhe klanet kundershtare detyrohen te ndajne postet e privilegjet. Pastaj fillon servilosja e gudulisjet ndaj zaptusve te nivelit preçedent deri ne e leminimin e tyre fizik, e çdo gje perseritet rishtaz.

Dihet se eshte me e lehte te ndashe nje atom se te ndashe e heqesh nga mendja e nje karrjerristi te tille cmiren dhe zemer-ligsine e tije. Dhe vete "Il Soirito Paracletico" i vjene ne ndihme ne arritjen e qellimit te tyre. "L'uomo propone e Dio dispone", turma te pafundme inerte injorantesh e servilesh te etur per "posticini" i vine nga pas me tam-tamet e tyre te zhurmeshme, shume te gatshme, me injorancen e miopine e tyre qe dine vetem e gjithmone te duartrokasin.

Ne fillim qe "Fjala" dhe ne fund mbeti "thashethemi". Kta karrjerrist te armatosur deri ne dhembe me terbimin e zemerliksine e tyre, e fillojne me "Patriotizmin shqiptare" dhe e perfundojne me anti-shqiptarizmin kollaboracionist sllavo-grek deri sa arrijne qellimin e tyre. E beri Zogu, e vazhdoj Enveri, Ramizi, e Saliu, pse mos te vazhdojne dhe neo-pseudo-patriotet shqiptare te "AlbForumit". Eshte tamam momenti historik kur Shqipria ndodhet ne lufte midis shume presionesh te jashteme, dhe "quando il gioco si fa duro, iduri escono alla scoperto e danno battagli", duke pranu ligjin e grupit qe na e sheshin per mbar-kombetare pastaj. Ashtu si Pali, duke nderruar emrin nga Saul ne Paul, organizoje bandat kriminele cifuto-romake kunder kristjaneve te pare duke i therrur ne turma, keta duan te na vertetojne se klanet e ktyre banditve karrjerrist pasken prejardhje hyjnore.

Patriotizmi eshte nje ide fort e bukur, qe nuk duhet te perdoret per interesa te ngushta klanesh e idividesh karrjerriste te paskrupull te keq-furmuiar kulturor e miop politik, qe i japim me shume rendesi kornizes,qellimit te klaneve, sesa tabllose, qellimit kombetare te shpallur, me te cilen duan te krijojne nje pershtypje te madhe pa shume rendesi nese eshte apo jo e drejte. Ketu ne kete rast forca e se drejtes dorzohet para te drejtes se forces, te cilen Despotet e "AlbForumit" e ushtrojne pa shume merak ne menure "te njellojte" e "te barabarte"per cilindo qe i prek interesat karrjeriste te tyre.

"Nessun cane cede volontieri l'osso di boca", qe shqip perkthehet "Asnje malok nuk i zbret kalit qe i ka hypur pa hanger plumin ballit". Keta kurre nuk kerkojne ndjese per asgje, jane gjykatsit hyjnore te pagabushem qe padrejtsisht iu ishte mohuar me pare qeverisja. Questi gli piangonno i morti e freganno i vivi!

Keshtu "the profetional" te ketyre klaneve fillojne "their kleaning" per te eleminu "luomo scomodo" qe i del perpara.
Ketu eshte e lejuar vetem ajo opozite e “mireorganizuar” nga pozita qe kundershton ne fillim poziten me “argument ate shendosha”, pastaj pranon vertesine e qendrimit “te padiskutushem” te drejt te pozites.

Pjesmarresve te ketij forumi nuk i bie me pak pergjegjsi per heshtjen e tyre, pasi dihet qe "bashkepuntoret" e krimit jane njesoj pergjegjes si autoret e krimit. Pastaj ne fund te fundit, ketu duken dhe patriotet e vertet nga karrjerristet "pseudo-patriot".

DAJAKU qe i shtin aq shume tmerrin "AlbForumit".
 

olti

Neo
Re: Mbreti Zog, ashtu siç e kam njohur

He re se le nam. Arsyeja e vetme pse te kane perzene, ka qene fjalori i shpifet qe perdor. Para se te bisedosh, duhet te mesosh se si flitet!
 

ivetmuari

Primus registratum
Re: Mbreti Zog, ashtu siç e kam njohur

Pershendetje!
Zogu i madh, i vogel dhe ai me i vogli jane ca pederasta qe me vjen te vjell, per sqarim Ahmet Zogu nuk ka qene per asnje sekonde dhe nuk eshte mbret i shiptareve, per arsyen e thjeshte se ai eshte mbret i veteshpallur dhe jo i ligjshem...
Per kujtese lexoni per historite e mbreterive te vendeve te ndryshme te Europes e te Botes...
Hajt Tung!
 
Top