Re: Mbreti i popit, mbreti i zemres sime
Fillimisht postuar nga Aramis:
[qb] Po behet kohe qe nuk kam shkruar, por e kam lexuar rregullisht AF.
Nuk do vazhdoj debatin se nuk ka shurdh me te keq se ai qe nuk do te degjoje.
Dua te them vetem diçka: Gjeja qe kam urryer me shume tek shqiptaret eshte se flasin me kompetence e siguri per gjera te cilave nuk ia kane haberin fare. Per mua kjo eshte shenje injorance dhe zemerngushtesie
Ps: faleminderit alinos dhe XXL, por ju e shikoni, injoranca po e mbyt AF-ne.
Gjithe te mirat [/qb]
Ke shume te drejte, por mos u merr me injorantet, merru me ne te mençurit e te miret /pf/images/graemlins/laugh.gif :angel:
Shiko Aramiso,edhe pse besoj se i ke pare keto foto si fanse e mire qe je:
M.Jackson prezanton kengen e tij "What more can I give" tek Radio Music Awards
Beyonce Knowles prezanton M.J:
" Jam e nderuar qe jam ketu sonte per te prezantuar nje Ikone te muzikes. Kur isha e vogel, une rritesha me muziken e tij, dhe ashtu si miliona njerez, perpiqesha te imitoja te kenduarin e te kercyerin e tij magjepses dhe unik.Ai vazhdon te jete keshtu. Por sot une po perpiqem qe te imitoj deshiren e tij per te ndihmuar te tjeret. Ai eshte nje shembull per te gjithe ne. Ai beson se ne mund ta ndryshojme boten, dhe ai vete po e ben kete gje. Ai vazhdon te jete artisti qe ka shitur me shume albume ne historine e muzikes **duartrokitje e ulerima** Mbreti i popit! Zonja dhe zoterinj urojini mireseardhjen artistit dhe bamiresit MICHAEL JACKSON **ne sfond vihet kenga You rock my world**
Michael hyn. **turma eshte ne kembe duke duartrokitur,e bertitur**. Michael puth Beyonce dhe shkon ne qender te skenes, perkulet para publikut dhe buzeqesh.
"Desha t'ju falenderoj per dashurine tuaj , mbeshtetjen dhe gjithçka qe keni bere. Jam i nderuar qe ndodhem sot ketu. "We are the world" ishte nje projekt qe ne e beme per te ushqyer njerzit qe vdisnin urije kudo neper bote. Siç e dini, qe nje sukses. Tani ka ardhur koha qe ne te shprehim serish ndjenjat, shpresat dhe ndihmen tone per ata qe kane nevoje.
Ka 2 vjet, qe 100 njerez dhane kontributin e tyre dhe ky projelt me ne fund erdhi ne drite. Ai nuk do te ish bere pa ju **tregon me gisht sallen**. Nuk do te ishte bere pa Beyonce( une e dua shume kete vajze, eshte e mrekullueshme). Shume artiste te talentuar me ndihmuan te shkruaja kete kenge. Para 2 vjetesh, ne jetuam nje sulm terrorist qe ndryshoi jo vetem vendin tone, por gjithe boten.**njerzit ulerasin** (Edhe une ju dua shume-u pergjigjet Michael)
Ne kurre nuk do te harrojme ate tragjedi te tmerrshme......... Prodhimi i kesaj kenge qe nje mrekulli. Ja videoja qe tregon bashkepunimin e gjalle mes nesh, dhe sot do ta shohim ketu per here te pare. Falenderoj Radio Music Awards qe na dha mundesine t'ia prezantojme botes. Shpresoj edhe nje here se do te mundim te krijojme nje mision per ta çuar boten drejt nje rruge harmonie dhe paqeje duke pyetur veten çdo ite "What more can I give"?( C'mund te jap me teper?)