Mbreter Ilire, 2400 vjet me parë,Ne Maqedonine e sotme

Mbreter Ilire, 2400 vjet me parë,Ne Maqedonine e sotme

Në librin “Ilirët”, të historianit bashkëkohor anglez, John Wilkes, përkthyer edhe në shqip (2005), jepet ky citim nga vepra e lashtësisë “Illyrike” e historianit Appiani: Helenët quajnë ilirë ata që banojnë përmbi Maqedoni e Trakë, nga Kaonia e Thesprotia deri në lumin Danub. Ky është vendi i tyre për së gjati, kurse për së gjeri ai shkon nga Maqedonia dhe malet e Trakës deri në Panoni e Adriatik dhe deri rrëzë Alpeve. Mban 5 ditë më këmbë për së gjeri dhe 30 ditë për së gjati”.
Iliria e lashtë përbëhej nga shumë fise me popullsi autoktone ilire midis të cilëve mund të përmenden: Dardanët, Ardianët, Dokleatët, Labeatët, Albanët, Taulantët, Enkelejtë, Dasaretët, Paionët, Kaonët, Thesprotët, Molosët, Japodët, Liburnët, Dalmatët etj. Fise ilire të mirëfillta ishin edhe Japigët dhe Mesapët në gadishullin Italik, me shtrirje kryesisht në zonën e Apulias (Pulia e sotme) dhe që u përhapën edhe në jugperëndim të gadishullit Apenin. Më poshtë, në këtë shkrim po paraqesim një përshkrim për fisin ilir të Paionëve ose Pejonëve, që shtrihej në territoret e Maqedonisë së sotme dhe përafërsisht aty ku banojnë shqiptarët autoktonë, si dhe për mbretërinë e Paionisë dhe mbretërit e saj në shek. IV para erës së re, ose më qartë plot 2400 vjet më parë.

PAIONIA

Paionia; Paionët (Paeonians) ose Peonët ishin fise ilire që banonin në luginën e sipërme të Vardarit dhe në kufi me Dardanët. Në drejtim të lindjes ata shtriheshin deri te lumi Struma, (Bullgari) por dhe më tej. Përmenden për herë të parë nga Homeri, si aleatë të Trojanëve dhe në mbrojtje të Helenës në luftën kundër Akejve. Në gjysmën e parë të shek. IV para erës së re, Paionët krijuan mbretërinë e tyre, e cila u detyrua tu bëjë ballë për shumë kohë sulmeve të maqedonasve. Principatat e Paionëve u përqendruan në mbretëri duke u shtrirë pranë lumenjve Vardar dhe Struma dhe në disa kohë edhe më tutje se kaq. Nga perëndimiPaionia përfshinte edhe Pelagoninë, hapësirën mbi liqenin e Ohrit dhe të Prespës. Qyteti kryesor i mbretërve paionianë ishte Bylazora (Veleshi i sotëm në Maqedoni -FYROM) pranë lumit Aksios, sot Vardar. Më vonë, vendqendrimi i mbretërve kaloi në Stobi (në Pusto Gradskon e sotëm). Ekziston mendimi se qyteti i lashtë ilir i Damastionit, të ketë qenë përfshirë në mbretërinë e Paionisë. Ky mendim gjen mbështetje edhe nga monedhat e shumta prej argjendi të shek. IV-III para erës së re, që mbajnë mbishkrimin DAMASTION dhe që klasifikohen se i përkasin mbretërisë së Paionisë. Paionët u bashkuan me ilirët e tjerë dhe i bënë qëndresë ekspansionit të Maqedonisë drejt veriut. Në vitin 360-359 para Krishtit, fiset jugore të Paionisë filluan mësymjen kundër Maqedonisë, me shpresën e ndonjë sulmi të mundshëm edhe nga viset e tjera të Ilirisë. Mbreti i Maqedonisë, Filipi II krijoi një ushtri dhe u mundua ti parandalonte pushtimet e mundshme nga ana e ilirëve dhe nga mësymjet e paionëve. Paionët krijuan dinastinë e tyre e njohur si mbretëria ilire e Paionisë, qysh nga fillimi i shek. IV para erës së re. Dinastia mbretërore e Paionisë u bë e njohur dhe pati vazhdimësi për më se një shekull, përmendim: Mbretin Likeu (Lykkaioy; Lykkaeios, 359-340 para Kr.); Patrai (Patraioy, 340-315 para Kr.), Audoleoni (315-286 para Kr.). Mbretër të Paionisë kanë qenë edhe Aristoni (286 para Kr.), Leoni (278-250 para Kr.), Dropioni (250-230 para Kr.) etj. Në mesin e këtyre sundimtarëve, Audeleoni ka mundësi të ketë një nga më të njohurit, ngaqë një nga vajzat e tij qe martuar me Pirron e Epirit.
Mbretërit e Paionisë kanë qenë të njohur për prerjen e monedhave, kryesisht prej argjendi dhe të cilësisë së lartë. Autori i këtij shkrimi, në kërkimet e tij për të njohur sa më gjerë botën e Ilirisë së lashtë dhe historinë e kombit shqiptar, zbuloi nëpërmjet internetit në muze dhe arshiva të huaja disa dhjetëra monedha ilire, të njohura pak, ose aspak të njohura, dhe midis tyre më se 100 copë monedha dhe të gjitha prej argjendi, të prera nga mbretërit e Paionisë. Këto janë edhe disa nga monedhat më të hershme të botës ilire (shek. IV, III para Kr.). Kështu Mbreti Likeu me rreth 40 prerje dhe të gjitha prej argjendi, Mbreti Patrai me rreth 35 prerje prej argjendi, si dhe Mbreti Audoleon, me rreth 30 monedha të ndryshme dhe të gjitha prej argjendi. Në një monedhë paioniane paraqitet figura e Mbretit Ariston, që ishte vëllai i Mbretit Patrai, i cili luftoi në krye të 1 000 trupave ilire përkrah Aleksandërit të Madh në fushatat e tij drejt lindjes.
Panonia përbëhej nga disa nënfise: Aestraei, Agrianes, Derrones, Doberes, Laiaious, Odomantians, Paioplai, Siriopaiones. Pas pushtimeve romake, Paionia u përfshi në provincën romake të Maqedonisë së bashku me Ilirinë e Jugut, Thesalinë, Trakën, dhe Epirin e Veriut. Perandori me origjinë ilire Diokleciani, gjatë riorganizimit administrativ të Perandorisë Romake, Paioninë dhe Pelagoninë, i bashkoi në një provincë të vetme me emrin Maqedonia e Dytë ose Salutaris.

Mbreti: TEUTAMADO

Shek. IV para erës së re

Teutamado (Teytamado). Një nga mbretërit e Paionisë në Ilirinë lindore. Rreth shek. IV para erës së re (rreth vitit 325 para Kr.). Në historiografinë shqiptare ky mbret nuk përmendet fare, pasi ai nuk njihet dhe nuk është cituar në ndonjë botim në shqip as edhe në gjuhë të huaj. Në një muze të huaj ruhet një monedhë e Mbretit TEUTAMADO prej argjendi që mendohet të jetë e shek. IV para Kr. dhe për të cilën thuhet se Teudamado ishte Mbret i Paionisë. Në faqen e parë të monedhës është vendosur figura e Zeusit me drejtimin djathtas, ndërsa në faqen e pasme paraqitet Mbreti plak i hipur mbi kalë dhe me një shpatë të shkurtër në dorë, shpatë tipike ilire. Poshtë, i rrëzuar për tokë, është figura e një luftëtari armik. Sipër kësaj monedhe, me shkronja të mëdha, lexohet emri i Mbretit: TEYTAMADO.
Ky emër nuk është fare i panjohur për historinë e ilirëve (kujtojmë Mbretëreshën Teuta, të shoqen e Mbretit Agron dhe Triteutën, gruan tjetër të tij, e cila lindi Mbretin ilir, Pin, ndaj mund të hamendësohet se fjala TUEUTAMADO, mund të kuptohet dhe si TEUTA+MADO (Teuta i Madh?!). Ky supozim mbështetet edhe me tekstin përcjellës të kësaj monedhe, ku bëhet fjalë për një mbret plak që lufton mbi kalë kundër armikut. Poshtë dhe në anën e majtë të monedhës është një shpend mitologjik, që duket sikur ka dy koka (bycapitis). Sidoqoftë, këto mendime rreth kësaj monedhe duhen marrë thjesht si “hamendësime”, pasi fjalën e saktë dhe shkencore mund ta thonë shkencëtarët, historianët dhe gjuhëtarët e specializuar. Kjo monedhë unike e me vlera të jashtëzakonshme për historinë e ilirëve dhe të kombit shqiptar (shek. IV para erës së re), ndodhet në një muze të huaj dhe është monedha që kushton më shumë nga fondi i Ilirisë, rreth 30 500 dollarë. Ajo është grupuar me disa monedha të tjera prej argjendi të qytetit të pazbuluar ilir të Damastionit, monedha ku dukshëm në njërën anë është figura e Zeusit dhe në anën tjetër, janë vendosur disa vegla pune për shkrirjen e metaleve dhe ku lexohet fjala: PELLAG.

LIKEI

356-335 para erës së re

Likei, Luppeios (Lykkaioy; Lykkaeios). Mbret i Paionisë ilire, në periudhën 356-335 para erës së re. Ishte një nga themeluesit e dinastisë mbretërore të Paionëve, që sundoi për një periudhë relativisht të gjatë kohe në shek. IV para erës së re. Demosteni, në veprën e famshme të tij, “Filipiket”, u thoshte athinasve se “për sa u përket Paionëve, ilirëve dhe të gjithë fqinjëve të tij (të Filipit të Maqedonisë), në përgjithësi, duhet besuar se për ta është më e kënaqshme të jenë të pavarur e të lirë sesa të nënshtruar” (cituar nga prof. Neritan Ceka në librin e tij “Ilirët”). Këtu, oratori i shquar e kishte fjalën për një aleancë të lidhur në vitin 356 para Kr., kur Diodori njofton se tre mbretër, të Paionisë, Ilirisë dhe Trakisë, u bashkuan për të sulmuar Filipin II të Maqedonisë. Nga Paionia marrëveshja u nënshkrua nga Likei, nga Iliria prej Grabosit, ndërsa nga Thrakia prej Ketriporit.
Në literaturën me temë historinë e ilirëve, të botuar deri më sot në gjuhën shqipe
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24088. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24088

Top