Re: Mbledhje me rastin e dites se flamurit
Te dashur miq,
Festimi i Dites se Flamurit eshte bere tashme tradite per komunitetin tone te Washingtonit. Edhe kete vit, perpjekjet e planet per t'u takuar perseri kane filluar!
Mbremja e Dites se Flamurit do te zhvillohet diten e Premte, me 29 Nentor 2002. Hollesite mbi mbremjen i gjeni ne dokumentin e bashkangjitur si dhe ne tekstin e meposhtem.
Eshte deshira jone qe te mund te mblidhemi e te takohemi perseri! Ju lutem mos hezitoni te lajmeroni miqte e te njohurit tuaj te cilet, mund te mos jene perfshire ne kete mesazh.
Mirupafshim me 29 Nentor,
Mbrëmje e Komunitetit Shqiptar më Rastin e Ditës së Flamurit
Adresa: La Fontaine Bleu
7963 Annapolis Rd
Lanham, MD 20706
Telefon: (301) 731-4333
Data: 29 Nëntor 2002, ora 8 e mbrëmjes
Te ftuar: Grupi i Frederik Ndocit
Pagesa: $40.00 për te rriturit, $25.00 për fëmijët nen 14 vjec
Në menu përfshihet:
Sallatë
Pjatë kryesore me mish, peshk, dhe pulë sipas dëshirës
Embëlsirë
Pijet (kafe, caj, pije freskuese, verë dhe birrë) janë të pa-kufizuara dhe të perfshira ne pagesë.
Pagesa për mbrëmjen duhet bërë brënda datës 15 Nëntor. Së bashku me pagesën ju lutem mos harroni te jepni emrat e cdonjërit prej
pjesëmarrësve si dhe një numër telefoni apo adresë e-mail.
Për pagesën dhe cdo pyetje tuajën me shkruani ne privat tua jap emrat dhe adresat e personave qe e organizojne, thanx.