Mbivendosja e pronave, protestë në Borsh, implikohet edhe këshilltari i Berishës

Mbivendosja e pronave, protestë në Borsh, implikohet edhe këshilltari i Berishës

SARANDË – Pronarët e rinj dhe të vjetër janë përleshur për pronat edhe në komunën bregdetare të Borshit. Mësohet se 15 familje, pronarë toke sipas ligjit 7501 kanë kërkuar që pronarët e vjetër të heqin rrethimin e 6 ha tokë në fshatin Qazim Pali (pjesa e poshtme e Borshit). Ata kanë akuzuar këshilltarin e kryeministrit, Glori Husi, i cili me i veshur me pushtet po iu grabit tokat. Pas përleshjeve të vazhdueshme në fshat, pronarët e rinj kanë dalë dje në protestë në qendër të Borshit për të sensibilizuar organet shtetërore.

Ky është konflikti i dytë i hapur brenda pak ditësh në vend për pronat, ku sërish del në skenë Kryeministri. Në Orikum banorët që protestonin thanë se ndërtimet mbi tokën e tyre po i kryen miku u familjes Berisha, Rrahman Selmanllari. Ndërsa sot banorët e Borshit thanë se tokat e tyre po i rrëmbehen Këshilltari i Kryeministrit Glori Husi.

Përsa i përket Borshit mësojmë se janë 15 familje të fshatit ‘Qazim Pali’ të Komunës së Borshit që janë konfliktuar me policët e Komisariatit të Sarandës. Policia u thirr nga pronaret e rinj, pas konfliktit me pronarët e vjetër. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 6 hektarësh, të cilën pjesëtarët e këtyre familjeve pretendojnë se e kanë përfituar që në vitin 1994, në bazë të ligjit 7501.

Sipas banorëve të fshatit ‘Qazim Pali’ në Komunën e Borshit, një nga personat që është i implikuar në tjetërsimin e pronave të tyre është këshilltari i Kryeministrit Berisha. Glori Husin, është borshiot dhe pretendon se një pjesë e tokës në fjalë është e familjes së tij. Personat që kanë marrë tokën po tentojnë që ta rrethojnë për të ngritur aty një kompleks. Pushteti lokal dhe as ai qendror nuk kanë reaguar ende për këtë vatër të re konflikti të pronësisë në bregdet.

Orikum, banorët përleshen me policinë për tokat

28 tetor

VLORË- Tensionohet situata në Orikum. Në ditën e dytë të protestës banorët janë përplasur me policinë, në tentativë për të hequr rrethimin e truallit ku po ndërtohet një kompleks pallatesh. Në mesditë mes të dy palëve ka pasur shkëmbim dhune.
Protestat e përsëritura, ish punonjësit e ndërmarrjes bujqësore të Orikumit, i kanë shoqëruar edhe me bllokimin e punimeve të ndërtimeve që po kryhen në tokat që ata pretendojnë me ligjin 7501. Duke marrë shkas nga bllokimet e punimeve, forca policie kanë zbarkuar sot qytezën e vogël bregdetare.
Forcat e policisë kanë larguar forcërisht banorët. Këta të fundit gjendeshin që prej disa ditësh aty duke mos lejuar vijimin e punimeve në një prej gropave të hapura. Duke parë këtë situatë janë mbledhur dhe njerëz të tjerë, të afërm dhe banorë të prekur nga çështja e pronësisë, gjë që ka rritur numrin e protestuesve, por edhe tensionin e krijuar mes tyre dhe forcave të rendit. Ka pasur protestues të cilët kanë pohuar se po keqtrajtoheshin edhe nga blutë e policisë, në një kohë që protestonin për të marrë atë që u takon. “Nuk po gjejmë dot forma e mënyra për të drejtën tonë, në një kohë kur ligji nuk funksionon”- thanë banorët. Ata kanë akuzuar për abuzime që po bëhen me pronat. Duke hasur në kundërshtimin e banorëve për të zhbllokuar punimet, disa prej tyre u shoqëruan në komisariatin e Vlorës, ndërsa shumë të tjerë u gjendën në dyert e policisë duke kërkuar që të liroheshin të afërmit e tyre.(Shekulli)

nNet2XEAMj8

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25340. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25340

Top