Mbipopullimi i Tiranes,Shqiperia e zbrazur: Nga Rudi Erebara
E Marte, 16 Shtator 2003
MBIPOPULLIMI I TIRANES, SHQIPERIA E ZBRAZUR
Nga Rudi Erebara
A mundet te kete me vend per shqipfoles ne Tirane? (Pa dashur te permendim jo-shqipfolesit, nga kinezet tek italianet.) Ky eshte problemi kapital i jetes shqiptare dhe vdekjes. Rruget, uji, dritat, kushte te tjera jetese, jane vetem pasoja te ketij emigrimi te pashoq ne historine e Shqiperise nga gjithkund, drejt Tiranes. Arsyet jane nga me te mundshmet, perfundimi llogjik te on te shohesh popullsine shqiptare te shperngulet drejt kryeqytetit, ose ne rastin me te keq prane rrugeve nacionale, ku ka jete, por ku gjithashtu nuk prodhohet asgje, qe jeta te vijoje. Se ku mundet te shkoje ekonomika shqiptare kur te filloje si ka filluar te firoje ndihma nga emigracioni jashte vendit, askush nuk mundet ta thote, perderisa Shqiperia po ecen pa standarte dhe plane zhvillimi. Perderisa, pak kush di se sa eshte shifra e vertete e shqiptareve qe jetojne ne Shqiperi. Tirana sot eshte Shqiperia. Toka e atdheut u tkurr nen nje permase te re dhe problematike, psikologjike me arsye kryesisht ekonomike dhe metej klasore, krahinore dhe politike. Kjo Shqiperi e hutuar nen kasta bisnesesh te pista dhe te paqarta ne rruge te zhvillimit, udhehiqet nga nje politike e ketij lloji. Tirana, kryeqyteti i vendit, po akumulon perdite problemet me te thekshme duke u drejtuar ne statusin e nje metropoli pa kushte jetese ku mbijetesa e tipit te getos dhe dhunes pa perfetim, drejton popullsine nje nje kaos te pakontrollueshem dhe per me keq te paparashikueshem. Vete perfaqesimi i kryetarit aktual te Bashkise Tirane, eshte ilustrim aktual i gjendjes kritike dhe krizes fatale qe po perball te ardhmen e qytetit me nje te shkuar pak me te rregullt. Ne kete fushate ku fitimtari Rama, po vijon prerjen e shiritave dhe shkelqimin e punes se kryer, nen kercenimin e akuzave te mbetura ne prokurori, Tiranes nuk i mbetet shprese tjeter ve termetit 9 ballesh, per t’u ringritur ne permasa europiane dhe mbi to ligjore. Permiresimi i gjendjes premtohet mes njemije tekstesh propogandistike, kur askush nuk po kujtohet te ndaloje kete shfrenim te investimit shqiptar, i dedikuar per t’u zhdukur. Te gjitha krahet politike po premtojne legalizimin e ndertimeve ne Bathore, kodrat e Selites, Kamzes, Linzes, Alliasit etj., te cilat nuk jane vese copa letrash qe do te vulosin perfundimisht shkaterimin. Tirana ne pak vjet u kthye nga nje qytet ne nje metropol te pabanueshem me kulla ndertimore per banesa qe nuk perfaqesojne as minimumin e kushteve teknike te standarteve te nje metropoli afrikan, e jo me europian. Mbipopullimi, dhe qejfi aq i lakmuar dhe enderruar, nuk jane jeta e nje metropoli. Sasia njerezore ne qytet ka kthyer rruget dhe sheshet ne korridore ku njerez te paorientuar dhe paeksperience perendimore shkelen nga nje trafik me dy muaj leje dhe dy lek sigurim jete, mes papunesise shteterore. Premtimet e Ngjeles per ujin jane te pandershme dhe te pabaza. Askush nuk mundet te furnizoje me uje nje popullsi e cila nuk dihet se sa eshte ne numer, dhe per me gjat-_zhdon te shtohet. Litri i ujit per fryme, po kthehet ne pika-pika sepse bisnese ndertimore te cilat jane gjithashtu pre e kaosit, shohin perfitimin aktual, kundrejt urise per nje jete me te mire te nje qytetari i cili nuk e ka shijuar kurre me pare, dhe realisht nuk po di se cila eshte jeta me e mire. Nese pas zgjedhjeve e zgjedhjeve Tirana do vijoje te ndertohet keshtu, jo vetem uji por edhe ajri do jete me rracion. Jo vetem drita dhe rruga por edhe buka. Nuk mundet te ndertohet metropol me i madh se kaq ne nje qytet qe rron me rroga nga buxheti i shtetit dhe meshiren e emigracionit. Tiranasi qe ka te pakten 30 vjet jete ne qytet nuk duhet ta pranoje me kete, lufte te pashpallur mes kushteve normale te jeteses dhe mermerit te apartamenteve, te ndertuara nga para te panjohura me shifra astronomike ne dem te tij. Ndertimet duhet te ndalojne per te pakten 3 vjet derisa Tirana te konsolidoje burimet jetesore per ata banore te cilet e kishin qytet dhe nuk e njohim me dot as per fshat. Investimet ne infrastrukture nuk do te gjejne kurre nje fund perderisa lagjet shnderrohen ne erdhe milingonash ne eshtje muajsh, kur rruget nuk munden te transportojne aq buke dhe kanalet aq m... Qytetari i Tiranes po ndan perdite pa dashje ujin dhe driten me te gjithe ata njerez te cilet besuan qytetin si zgjidhje te problemeve te tyre. Etja do te vijoje, per aq kohe sa levizja e popullsise nuk do te ndalet, per aq kohe sa legalizimet politike mbi prona te tiranasve, do te premtojne nje parajse e cila nuk do te jete e afte te punesoje dhe laje. Si bashkerendim, nuk do te pjelle rend dhe mireqenie, dhe as permiresim te kushteve te jeteses. Kush zbriti nga malet, kishte nje kusht jetik: uje burimi, ajer te paster, dru per zgjarr, bageti e bujqesi. Kush jetoi ne Tirane, nese nuk punoi ne shtet kishte nje kusht jetik: pune, prodhim, kursim, rroge, por ne nivel jetese varferia ishte thuajse e ndare vetem nga balta e fushes, apo asfalti i qytetit. Sot balta zbriti, kur kerkohet asfalti t’i ngjitet fshatrave ku nuk duket se jeton me njeri.