Shtetasi Shkëlqim Hysa u vetëvar me çarçafë në qelinë e tij të paraburgimit
Publikuar më 01.01.2015 | 16:29
Vetëvaret në dhomën e paraburgimit shtetasi i akuzuar për dhunë në familje. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme në burgun 302, në kryeqytet.
Shtetasi Shkëlqim Hysa u vetëvar me çarçafë në qelinë e tij. Punonjësit e burgut kur vunë re ngjarjen bën të mundur lajmërimin dhe dërgimin e shtetasit në spital, por i paraburgosuri nuk mundi dot të mbijetonte.
Hysa ndodhej prej 4 muajsh në dhomat e paraburgimit, pasi më 30 gusht të këtij viti ai bëri një veprim ndaj gruas së tij, që u cilësua “kanibal”. Hysa jo vetëm që e kishte dhunuar bashkëshorten e tij, por e kishte kafshuar duke i këputur hundën.
Shkak për incidentin e sotëm, që mund ta ketë shtyrë deri në vetëvrasje shtetasin Hysa, dyshohet se mund të jetë kërkesa për divorc e bashkëshortes së tij. Sipas punonjësve të burgut, Hysa nuk pranoi të dilte mëngjesin e sotëm për ajër të pastër.
Hysa: E bëra se më tradhtonte
Ngjarja makabër ndodhi në shtëpinë e tyre në Tiranë natën e 30 gushtit rreth orës 4:30 të mëngjesit. Kafshimi ka qenë i tillë që hunda e gruas është këputur.
Shkëlqim Hysa dyshonte se bashkëshortja e tradhtonte, kur ai ishte emigrant në Greqi. Dyshimet çuan në sherre të vazhdueshme dhe derisa konflikti arriti kulmin. Në sherr e sipër ai kafshoi bashkëshorten e tij, Mariana, në hundë duke ia këputur atë.
Ai tha se gruaja e kishte tradhtuar, ndërsa natën e 30 gushtit bashkëshortja i ishte afruar me një thikë në dorë. Në nerva e sipër tha ai para gjykatës kishte goditur bashkëshorten dhe e kishte kafshuar në hundë.
Gjykata dha masën e arrestit me burg pa afat për Hysën, pavarësisht pretendimeve të tij se gjithçka ndodhi në një moment gjaknxehtësie.
/Shekulli Online/ J.C./