admin
Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Problemet që lidhen me mbipeshën mes grup-moshës adoleshente (13 – 19-vjeç) janë të shumta. Në 30 vitet e fundit, rastet e mbishesë janë trefishuar, vetëm në SHBA.
Por tani problemit po i bëhet një qasje tjetër, duke u thënë se çështja ka të bëjë më shumë me zakonet e të ngrënit dhe cilësinë e ushqimit, pa vënë theksin mbi uljen e peshës, pasi nëse respektohet e para, e dyta vjen vetëvetiu.
Studimi në”Journal of Pediatrics” tregon përfitimet që sjell edukata ushqimore apo biseda prindër-fëmijë rreth ushqimeve cilësore dhe të ngrënit me orar.
Shkencëtarët shqyrtuan mijëra adoleshentë dhe prindër lidhur me zakone të tilla të të ngrënit si:
- Dieta
- Mënyrat e pashëndetëshme për kontrollin e peshës
- Ngrënia pa orar
Fëmijët mbipeshë, prindërit e të cilëve u folën mbi aspektin e humbjes së peshës, kishin më shumë gjasa të angazhoheshin në mënyra jo të shëndetëshme për humbje peshe
Por fëmijët, prindërit e të cilëve biseduan për ushqim të shëndetshëm (si i rëndësishëm jo vetëm për humbje peshe), kishin më pak të ngjarë të shfaqnin sjellje të dëmshme lidhur me ngrënien.
Me fjalë të tjera, vënia e theksit mbi pozitiven, shmang sjelljen negative.