Mbijetoi 3 jave duke ngrene bretkosa dhe insekte

Ildri

Forumium maestatis
f.0714173003825_m.jpg
Amerikani William Martin LaFever është duke u rikuperuar me sukses pasi kaloi tri javë në shkretëtirë në shtetin Utah.
28-vjeçari ka kaluar 64 kilometra në shkretëtirën Escalante në jug të këtij shteti amerikan duke u përpjekur të arrijë në qytetin Page të Arizonas.
Në përpjekje që të mbijetonte, LaFever ka gjuajtur bretkosa dhe insekte dhe ka pirë ujë nga lumi Escalante.
Në njoftimin e policisë thuhet se në momentin kur është gjetur, ai kishte qenë shumë i dobët dhe mezi ka qëndruar në këmbë.
Sipas zëdhënësit të policisë, LaFever, i cili vuan nga autizmi po të mos ishte gjetur në 24 orët e ardhshme, padyshim se do të kishte vdekur.
 
Top