Mbiemrat e shqiptareve

melos

Primus registratum
Mbiemrat e shqiptareve

Ndoshta moderatori i ketij forumi e shef te arsyeshme te ripah prape temen e mbyllur dhe te bashkangjes kete shkrim timin

Nuk mendoj se mbyllja e temes do te pakesoj percarjen qe disa nga shkruesin gjate tere kohes po mundohen ta bejne

Per mua tema ishte shume interesante, dhe do te nxirrte ne pah shume gjera te cilat historia jone per kete apo ate shkak u ka kushtuar shume pak rendesi.

Nese komunikojm ne menyre te qyteteruar besoj se nga nje tem e tille do te mesojme shume gjera, andaj te nedruar bashkeshkrues me vullnet te mire kurseni ofendimet dhe shkruani dic qe eshte ne mire te te gjitheve ngitjen e nivelit diturise sone /pf/images/graemlins/smile.gif
 

melos

Primus registratum
Re: HARRESA HISTORIKE

DEBIMI DHE GJENOCIDI SERB NDAJ SHQIPTAREVE NË SANXHAKUN E NISHIT

Çlirimi I viseve te pashallakut te Beogradit dhe 6 nahijet tjera gjat viteve 1800 e deri nevitet 1875 ishte e drejt legjitime serbe..Mirepo,ne anën tjetër, ajo largoi popullaten joserbe nga ato treva.Kështu sipas një shenimi historiografik nga periudha 1800 e deri ne vitin 1875 cek se qarqet ushtarake dhe qeveritare serbe i larguan nga viset e lartepermendura dhe nga Lugina e Moraves,siç thot aty,rreth 150.000 banor shqiptare.
Regjimet e dinastis se Obrenoviqeve (1817-1903) vazhduan politikën teroriste shtetrore ndaj shqiptareve e boshnjakeve, e gjat’30 te shekullit XIX, me qëllim te spastrimit etnik. Ne frymën e kësaj politike,qeveria e Principates se Serbis urdhëroi me 1832 që çdo shqiptari dhe boshnjaku, që kapet ne territorin e Serbis,ti meshohen nga 25 te rena me shkop,ndërsa me 1834 urdhëroi që te përdoret ushtria për t’iu djegur fshatrat.
Pushteti serb me 1856, me marveshjen e Paqes se Parisit kishte fituar njefar te drejtë që ti largoj te gjith shqiptarët nga qytetet e Shumadise,si dhe nga Hercegovina.Me 2 Mars 1865 Knjaz Mihaili kishte nxjerr ligjin për kolonizimin e te huajve.Me atë ligj territoret te cilët i posedonin shqiptarët,sidomos nga Sanxhaku i Nishit dhe i Pirotit u serbizuan(janë kolonizuar menjehere pas Kongresit te Berlinit,sepse këtu Serbia pranohet si shtet.
Duhet theksuar se shqiptarët deri kah fundi i shekullit XIX qenë te vendosur ne shumicen e qyteteve dhe qytezave,fshatrave te Sanxhakut teNishit e me gjere. Pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare ishin perqendruar ne qarkun e Toplices(Rethi I Prokuples,Dobriqit,Kosanices dhe pjes te Jabllanices e te Pustarekes me Kurshumli),Qrkun e Vranjes(pjes rethit e te Pustarekes dhe Jabllanicers,rrethi i Leskocit,Polanica,Gerdelica,Masurica,Pqinja,Inogoshtetj.),si dhe ne qarkune e Nishit e disa edhe ne at te Pirotit.Banore shqiptar kishe edhe ne vendet tjera,e sidomos ne qytete,si p.sh..ne Qupri,Paraqin,Uzhic,Krushec,Aleksinc,Karanovc(Kraleve) e deri te beogradi.
Popullsia shqiptare ne trevat e Sanxhankut te Nishit, ishte e vendosur kryesisht ne këto vendbanime:

- Alikinci, Alabana ,Arbanashka, Arbanashci, Araqa, Hasanovci;

- Balltiqi, Barllova, Bajshtica e Eperme, Bajshtica e Poshtme, Balinovci, Baca, Banjska, Bajqiqi, Bajqinca, Buci, Borova, Banja e Repanjes, Bajqinovci, Bardyzi, Banja, Babviqevci, Babatica, Babishevci, Banjabara, Bajra, Batushica, Barlova, Berila, Bedila, Bellanica, Belibregu, Bellotini, Bellobregu, Bellanovci, Berxhika, Beselica, Berbatofci, Bellpola, Belegu, Bubavci, Berjana, Beashtica e Poshtme, Binovci, Bllaca, Boka, Borovci, Borinci, Bojniku, Bunovci, Bogujevci, bujanovci, Bugujevci (ne rrethin e Jabllanices), Buzhurana, Breznica, Bresternavi, Brallova, Brajshori, Branina, bresi, Brezniqiqi, Breznica, Bullatovci, Buqinca, Bublica, Bufca, Burevica, Burinci, Budeci, Bumbereku, Bullaini, Bukollrami, Bukozhani, Bukovagllava, bushtrani, Buqinca, Byqmeti i Eperm, Byqmeti i Poshtem, Byqmeti i Mesem, Bugunuvci;

-Cervaneku, Cernoverni, Cerrcavci i Eperm, Cerrcavci i Poshtem, Cerrnatova;


- Çestelina, Çiftliku, Çokoti, (një ne qarkun e Nishit e një ne Jabllanic), Çukovci;

-Dankoviqi, Devotini, Dedinca, Devqa e Eperme, degermeni, Dediqi, Dekutina, Deshullovci, Dedishka, Dikovci, Dllugojnica, Dobratiqi, Debrejance, Dobrasheva, Dobridolli, Dragideli, Dragusha e Eperma, Dragusha e Poshtme, Dranica, Dragobuzhda, draganci, drevina, Drenova, Drenci, Drenovci, Dubrava, Dubranja, Dubnica, Durnjaci, Dubova, Dugidelli, Dugolluka, Dublica, dukati, Drugalevci, Dubulevi;

-Gazdara, Gajtani, Gabinca, Graica, Granica, Gesolica, Gegla, Gerguri (ne Jabllanic), Gerguri (ne rrethin te Prokuples), Gojnofci, Gopnja, Gollaku, Govori, Grabofci, Gragoqevci, Grabovica, Gerbafci, Grebolica, Gllasoviku, Gllasnoviqi, Gradni, Gunjaraku, gurivica, Gubetini, gurgurofci, gurgurova, Gurgora;


-Gjemnica, Gjelekari, Gjelekara, Gjaka e Eperme, Gjaka e Poshtme, Gjukella, gjorgjefci, Gjushica, Gjingjusha, Gjurkofci, Gjurefci, Gjikolli, Gjurgjefci;

-Hergaja, Huruglica e Eperme, Huruglica e Poshtme;

-Igrishta(e Vranjes), Igrishta ( e Pusta Rekes), Ivankulla Ivanja, Izumna;

-Jabuqa, Jakofci, Jashanica e Eperme, Jashanica e Poshtme, Jellashinca;

-Kamenica, Katundmorina (rrethi i Nishit), Komotena, Kumareva, Kallabofci, Katuni, Kacabaqi, Katiqi, Kapiti, Klaiqi, Klisurica, Konjufci, Koprani, Konxheli, Korbevci, Kodra, Konjuva, Konjuhi, Kojqiqi, Koqane, Kremenata, Kertoku, Krivaqa, Krushevica, kerqmara e Eperme, Kerqmara e Poshtme, Kovanlloku, Kutllovci i eperm, Kutllovci I Poshtem, Kuqi, krushevica, Kutllova, Kutllat, Kozmaqi, Koznica, Kordinci i Poshtem, Kordinci i Eperm, Kastrati, Kallabovci, Kalimanca, Koshareva, Konjina;


-Legatica, Lebofci, Levqa e Eperme, Lebana, leci, Leskovabara, Lepanja, Leboshtica, Letovnishte, Leturna ,Lumeqi, Lepenica, lipovica, Lusha;

-Llallinca, Llazalla, Llapashtica, Llozana, Llozna, Llopetinca,
Llugiqi, Llumnica, Llukova, Llugari;

- Manistirishta, Masurica, Magashi, Mazareqi, Maleivci, Makovci, Magova, Magarenja, marovci, maqedonci, Maqestena, Magjera, Maqina, Maqkovci, Matarova, Matajevci i madh, Matajevci I Vogel, merqezi, Megja, Maqkovci, Mekishi, Merofci, Mesgraja, Megjuana, mehanja, Mealica, Mernica, Medveci, (Merqa, Mellova, Merveshi, Mekishi, Meshica, Merkonja, Merlaku, Merkoviqi), te gjith këta emra ne kllapa jan me (e paza pas M), Megjurova, Milina, Miroqica, Mikullofci, Mikulani, Mirovci, Miroshevci, Milivojci, Miskiqi, Mirosllavi, Mirinca, Mihalica,Molla e Kuqe, Momqilli, Mugosha, Muzaqa, Muqena, Muleviqi;


-Novosella, Neredovci i Eperm, Neredovci i Poshtem, Negosavla, Novosella ( një ne qarkune e Toplices e një ne at te vranjes), Neveda, Nelaku ,Nesushta;

-Orlishte, Orana, orlana, Oraqi, Obertinca, Obllaqina, Ostrogllava, Obarda, Orashci;


-Paqarada, Parada, Pasjaqa, Pasjaqa(Nish), Pavllovci, Pallata, Pashici, Petrovci, pevatica, Perunika, Pestishi, pestini, Petrila, Pertata, Peqenci, Pokofci, Pervetica, Peroshtica, Pllana e Madhe, Pllana e Vogel, Plakova, Plloqniku, perkatesisht Pllashniku i Eperm, Pllashniku i Poshtem, Poterzhani, Popofci, Popova, Poturqoi, Pareqi, Pollomi, Pollomi (një ne qarkun ee Vranjes e tjetri te Prokuples), Prebeza e Eperme, Prebeza e Poshtme, Prekoqna, Pretreshnja, Prekodelli, Prekedini, Prevallci, Preboji, Preseka, Prekopqellnika, Prekopuca, Prekorogja, Prekashtica, Preobrazhenja, Preopollci, Piskala, Pishteva, Pustoshillova, Pustovojllovci, Pukovci, Pupovica;

-Qyqalla, Qunglla;

-Radeci, Radovci, Rabovci, Rafuna, Rakovica, rashka, Rashica, Rastelica, raqa, rasuhaqa, Ramabaja, Ramnishta, Ravnishori, Ravnareka, Rashevci, Rataji, rastavica, Rumanovci, Raputofci, Rastavica, Rasturrula, ragjenovci, Radinovci, Ramadeni, Relinci, Reqica e Eperme, Reqica e Poshtme (ne Toplic), Teqica e Leskovcit, Retkoceri i Eperm, Retkoceri i Poshtem, Resinci, Ribinci,Rudari, rukofci, Runjiku, Rubofci;

-Samakova, Sellova, Seoce, Sekicolli, seqinica, Selishta, Sekiraqa, Sllavnica, Sllamniku ,Sllabniku, Sllatina, Siarina, Slishani, Slivnica, Slivova, Simnica, Sinanova, Sodarca, Skobari, Skoverqa, Statovci, Stublla, Stashillova, Starasella, Starobanja, Surdulica, Suvidolli, Suvojnica, Suvamorava, Sudimla, Svinjisishte, Sfirca, Svin jarina, Sfarqa e eperme, Sfarqa Poshtme, Sagonjeva, Samarinci, Sagorjeva, Studenci, Spanca, Smrdani, Stropska, Smiloviqi, Stullca;

-Sharprinci, shahiqi, Shqrrlinci, Shahinovci, shatra e Eperme, Shatra e Poshtme, Sharci, Shanalluka, Shuliqi, perkatesisht Shylyshi, Shillova, Shipovci, Shishmanovci, Shirokonjeva, Shulemaja, Shushnjaku, Shtullca;

-Talirofci, Terstena, Ternava e Poshtme, Ternave e Eperme, Ternava(Nish), terpeza, Terrha, Termkolli, Terbunja e Eperme, Terbunja e Poshtme, Ternavillazi) te gjith këta emra ne kllapa jan me e-paza pas T, Tena, Tihofci, Toqani, Toverlani, Toshi, topllaci, Topanica, Togaqevci, Treqaku, Trebinja, Tullari,(Jabllanic), Tullari(Prokuple), Tmava,Turjana, Tupalla, Tupalla (Nish), Turqica, Tubuzhde;

-Umi,Uzllok,Ushi;

-Vardeniku, Vardini, Vasiqevci, (Verbica, Verbova, Verbovci, Vertopi) këta emra ne kllapa jan me e-paza pas V, Vrella, Vagermeni, Veqa, Vllasa e Eperme, Vuqaku, Vishesella, Vitosha, Vllahinja, Vllasa (e Prokuples), Vllasa (e qarkut te Vranjes), Vllahova, vova, Vojllovci i Eperm, Vodica, Vojiznova, Verbovci i Eperm, Vrezhina e Poshtme, Visoka, Vershefci, Vranovci, Vuqjaku, Vukojefci, Vuqa, Vujanova, Vujiznova(Nish);

-Zagragja, zaravinja, Zllatokoni, Zakishenje, Zuqa, Zllata, Zubuvci, Zebica;

-Zhapska, Zhegrova, Zhdelova, Zhinipoyoku, Zhitorogja, Zhuqa, Zhuqi.


-Qytetet: Prokupla, Kushumlia, Leskoci, Vranja, Nishi, Sharqoj Sheherqoj(Piroti), Bellapallanka, Tërni.

Gjithsej:551 vendbanime. MirEpo ekzistojn edhe vendbanime te tjera. Numri i te cilave sillet rreth 700 vendbanime.

Nga ky gjenocid mbi 35.000 shqiptar te moshave të ndryshme gjeten vdekjen nga zjarri i armeve,i bajonetave , nga djegjet për se gjalli,nga ngrirjet ne debor e akulli.

Shkrimtari serb Jovan Haxhivasileviq,shpjegon qëllimet e qeveris serbe për pushtimin e territoreve ne Jug.Ai shkruan se debimi i shqiptarve u be me qëllim”që Serbia te bëhet shtet i pastër nacional dhe te krijohet mundsi që aksioni serb ne të ardhmën te drejtohet ka pjeset e Kosovës”.

Popullata e debuar shqiptare nga Sanxhaku i Nishit,kryesisht u vendos ne territorin e Kosovës se sotme,disa u vendosen ne territorine e maqedonis e shum prej tyre te mjer perfunduan jasht Kosovës,përtej Bosforit,ne shkretetirat e Anadollit e me gjer.

Popullata e cila u vendos ne Kosove sot e kesaj dite ruan emrat e vendbanimeve te tyre pra si mbiemra, ndera pjesa e cila eshte shperngul ne Turqi nuk i eshte dhene kjo mundesi
 

melos

Primus registratum
Re: HARRESA HISTORIKE

vilajetet.jpg


Keta mbiemra tregojne Kosoven e dikurshme, dhe jane fakt i gjalle i gjenocidit te serbeve ndaj shqiptareve sic tregon edhe Balada

Muhaxhiret ( Balade Kosovare)

C'ka kanë bjeshket o bre që ushtojne.
C'ka kanë lugjet o bre që po fshajne,
C'ka kanë malet që s'mugullojne,
C'ka ka hana që s'po shndrit,
C'ka ka djelli që s'po ban drite,
C'ka kanë shpendet që s'po knojne,
C'ka kanë qyqet o bre që s'vajtojne.

Muhaxhiret kah po shkojnë,
Kane lan toke e kanë lane shpi,
Kane lane dhen e kanë lane dhi,
Kane lane buken cerek me hi,
Kane lane corben n'veksht te zi,
Kane lane sofren t'shtrume n'shpi,
Kane shkue miqte buke po u ngi,
Kane lane zhgujt o nveg pa u krye,
Kane lane pajen cikat pa marue,
Kane met nuset te dhandri pa shkue,
Kane met krushqit e bre pa u kthye,
Kane met djemtë o dhander pa hi,

Ohh... muhaxhiret o bre kah po shkojnë,
Dru e gurë o bre c'po vajtojne,
Bari n'toke o bre s'po mbin,
muhaxhiret kanë marrë dynjane n'sy
Vdesin n'bore e vdesin n'shi,
Vdesin pleqe o bre vdesin te rinj,
Vdesin gra e vdesin fëmijë.

Muhaxhiret bre kah po shkojnë ,
Për ta malet po vajtojne,
buke pa ngrane e ujë pa pi,
Kane marrë udhën për Shqipni,
Udhen e gjatë o bre për Turki,
oh..kush njeh Zot, bre din e iman
Muhaxhireve konak ju ban,
Muhaxhiret brenda i shtin,
Shtronju mirë o bre për me fjet,
Se ju çon Zoti n'xhehnet,
Se jua kthen o Zoti n'nahiret.
 

Legjionixx

Forumium maestatis
Re: HARRESA HISTORIKE

Me lodhe dhe ma nxorre shpirtin moj ,
SiHana.
Kur thash me lodhe, duke lexuar,
Kur thash ma nxorre shpirtin ,e din pse,
AAAAHHHHHHH, /pf/images/graemlins/shocked.gif /pf/images/graemlins/shocked.gif /pf/images/graemlins/shocked.gif
 

melos

Primus registratum
Re: HARRESA HISTORIKE

Shpresoj te ka pelqyer pasi ske pertue me lexue edhe pse ishte shume shkrim i gjate. /pf/images/graemlins/wave.gif
 

regele

Forumium maestatis
Re: Mbiemrat e shqiptareve

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ndoshta moderatori i ketij forumi e shef te arsyeshme te ripah prape temen e mbyllur dhe te bashkangjes kete shkrim timin

Nuk mendoj se mbyllja e temes do te pakesoj percarjen qe disa nga shkruesin gjate tere kohes po mundohen ta bejne

Per mua tema ishte shume interesante, dhe do te nxirrte ne pah shume gjera te cilat historia jone per kete apo ate shkak u ka kushtuar shume pak rendesi.

Nese komunikojm ne menyre te qyteteruar besoj se nga nje tem e tille do te mesojme shume gjera, andaj te nedruar bashkeshkrues me vullnet te mire kurseni ofendimet dhe shkruani dic qe eshte ne mire te te gjitheve ngitjen e nivelit diturise sone /pf/images/graemlins/smile.gif

[/ QUOTE ]

Jam shume dakord me ty, sidomos me kete paragrafin e fundit /pf/images/graemlins/smile.gif. Megjithate, mbetet qe tema te zhvillohet me shkrime te shkurtra (me kollaj te lexueshme) dhe qe te kete si ide qendrore levizjet demografike pergjate historise shqiptare dhe ndikimin e tyre ne emrat dhe mbiemrat shqiptare! Me duket teme interesante dhe i uroj zhvillim te metejshem!
 

kameleoni

Primus registratum
Re: Mbiemrat e shqiptareve

PO E KAM THENE UNE QE SHQIPTARET E TJERE KANE EMRA SHKIESH PERVEC MEJE.SIDOMOS DARDANET.HAHAHAHAHAHAHAHHAHAH.JU MBUSH MENDJA ?????????
 

melos

Primus registratum
Re: Mbiemrat e shqiptareve

O caesar, keto gjera kosovaret i dine dhe i kane provuar te gjitha, por lexoi dhe mesoi ti, jo te tallesh me to, por ta mbash mend sepse per ishin po keto mbiemra te nuk i lejuan Sebise te ecte me avazin e vjeter, largimin e kosovareve nga Kosova me pretekst se ishin te ardhur nga Shqiperia.

Mua personalisht me duken interesante mendimet e tua, te pakten thua dic qe te le pershtypjen se ke lexuar apo degjuar dic per keto ceshtje, ne krahasim me disa te tjere te cileve tere kohen u flet ironia, por kuptoje cdo gje ka nje kufi te caktuar
ne vend te kesaj pyet apo sjell dicka qe do ta bente me interesante temen te cilen vet e nise, nese ky ishte qellimi yt, sepse keto qe i ke thene deri tash i ke perserit sa e sa here sa qe akoma pa e shikue shkrimin tende e dim se cfare permban, sidomos keto te qeshurat e tua te pakuptimta vend e pa vend, nderro shirit djale /pf/images/graemlins/smile.gif
 

melos

Primus registratum
AKADEMIKËT SERBE, KRIMINELËT E EUROPËS JUGLINDORE

AKADEMIKËT SERBE, KRIMINELËT E EUROPËS JUGLINDORE

Në tetor të vitit 2004 doli nga shtypi libri-ditar “Kosova“ i akademikut serb, Dobrica Qosiç. Edhe pse libri kishte një tirazh prej 30 mijë kopjesh, u shit në Serbi brenda dhjetë ditëve. Në epilogun e ditarit “Kosova“, babai i përmallshëm i kombit, siç e cilësojnë serbët, Dobrica Qosiç derdh lotë të vakëta dinakërie si trashëgimtar i klasës së vet të akademikëve serbë: “A thua Kosova do të jetë preokopimi im i fundit jetësor? A thua do të vdes duke luftuar për disa të drejta serbe, për kulturën mesjetare, për vlerat e identitetit tonë shpirtëror në Kosovë?...”. Në tërë brendinë indoktrinuese të ditarit, thurur me dhelpëri bizantine, lexuesit ia vrasin syrin dhe ia turbullojnë mërinë poshtërimet dhe fyerjet ndaj shqiptarëve, të padenja për
një akademik dhe ish -president të një shteti të madh, siç ishte Jugosllavia. Ai në ditarin “Kosova”shkruan: “Kosova, geto naziste, “Kopsht zoologjik”, Kosovarët - vrasës, Hordhi terroriste” …Qosiçi mbarështron shumë opsione për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Ai, më 3 janar 1993, takohet në Gjenevë të Zvicrës me dy diplomatë ndërkombëtarë, Sajrus Vensin dhe lordin Ouen. Atyre ua paraqet njërin nga opsionet për zgjidhjen e përhershme të
çështjeve serbo-shqiptare të mbështetur në ndarjen territoriale të Kosovës dhe caktimin e kufijve të rinj, në të cilët do të ruheshin “të drejtat historike” të serbëve dhe të sigurohej e drejta e popullit shqiptar për bashkim kombëtar me shtetin amë.

Qofsha gabuar, por autori i ditarit “Kosova”, i cili më 1974 u ngrit kundër Kushtetutës jugosllave vetëm pse u jepte disa të drejta shqiptarëve të Kosovës, u përjashtua nga Partia Komuniste. Në fillim të viteve ‘80 u mbushën libraritë në tërë Serbinë me libra antishqiptarë të shkruara dhe të botuara nga Akademia e Shkencave të Serbisë me autorë: Qosiçin, Batakoviqin, Bogdanoviqin, Gjuretiqin e të tjerë. Në vjeshtën e 1981-shit, nën udhëheqjen e Dobrica Qosiçit shumë aktivistë serbë shkruan një peticion kundër kushtetutës të 1974. Më 1989, nën kujdesin e Akademisë së Shkencave të Serbisë u përpilua një raport me shpifje kundër shqiptarëve të Kosovës. Pra Dobrica Qosiçi tashti na del i pari politikan i lartë serb, që, në “kompromisin e famshëm historik”, propozon përveç kantonizimit të Kosovës, me zemërgjërësi tartufjane, pranon edhe bashkimin e shqiptarëve me shtetin
amë, duke synuar një kompromis të mundshëm, shumë djallëzor, për interesin lakmitar e shovinist. Lordi Ouven, pasi e dëgjon, i thotë akademikut:
“Propozimi juaj, zoti Qosiç, është shumë dhelpërak. Me ndarjen e Kosovës ju ndani edhe Maqedoninë…”. Qosiçi përpiqet të dredhojë: “Ne nuk kemi kurrëfarë pretendimesh territoriale ndaj Maqedonisë. Unë angazhohem vetëm për
zgjidhjen e çështjes serbe-shqiptare”.

Qosiçi, sa është hileqar dhe diplomat në dialog, aq është arrogant dhe fjalërëndë. Ai ia lejon vetes, ta quajë diplomatin amerikan Riçard Horllbruk “tip vulgar dhe kauboj primitiv”, Gelbartin e quan “injorant”, Petriçin e
cilëson si “serbourrejtës profesionist”. Akademiku Qosiç këmben opsionet si ujku qimen. Në të famshmin “kompromis historik“ kërkon të bashkohet etnia shqiptare në një shtet më vete. Më vonë lëshon urdhra: “Serbët e Kosovës nuk duhet të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të shqiptarëve në muajin tetor të këtij viti 2004. Pjesëmarrjen duhet ta kushtëzojnë me pranimin e planit të qeverisë serbe për autonomi territoriale...“. Më 15 maj 1999 shkruan: “Kosova është djep i shtetësisë serbe, bërthamë shpirtërore dhe religjioze serbe. Në Kosovë ndodhen monumentet fetare dhe kulturore-artistike të mesjetës serbe. Në Kosovë, përreth manastireve serbe dhe enklavave etnike, duhen formuar shtete etnike serbe. Pjesët serbe në veri të Mitrovicës duhet t;i bashkangjiten Serbisë. Pjesët jugore të Kosovës, ku jeton shumica shqiptare, duhen bashkangjitur Shqipërisë…“. (As nuk i zë në gojë se kishat pravosllave serbe u ngritën mbi themelet e kishave katolike shqiptare në Kosovë...).
“Zyrtarët tanë (serbë), - shkruan Qosiçi, - duhet që, në
kontaktet ndërkombëtare, ta vënë theksin në këto tema: -Duhet bërë për vete disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit dhe sa më shumë qeveri perëndimore. -
Duhet shpirtëzuar mediat perëndimore më me ndikim(si “Shpigel“ në Gjermani, “New York Times“ dhe “Washington Post“ në SHBA etj.)-Duhet themeluar lobi
serb në Amerikë, në Britaninë e Madhe, në Gjermani etj.“ Kjo porosi më kujtoi Vladan Gjorgjeviqin, (kryeministër i Serbisë), i cili në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XX shkroi në disa gjuhë të përbotshme librin “Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha“, ku i pasqyron shqiptarët si egërsira
me bisht. Më kujtoi doktor profesorin serb, Jovan Cvijiq, i cili në veprën e tij shumëvëllimëshe “Osnove za geografiju i geologiju Makedonije i Stara Serbije“, (Beograd,1911,) në faqen 1164 shkruan: “Gjer vonë në këto krahina (Kosovë dhe Rrafshi i Dukagjinit) i kanë shpronësuar fshatarët. Kjo ka ndodhur në kohën e luftërave çlirimtare dhe ato serbe-turke. Si rrjedhim, agallarët, të cilët përgjithësisht në Kosovë janë turq, rrallë mund t‘i
mbronin nga shqiptarët keqbërës...“.

Jovan Cvijiqi në librin e përmendur, faqe 1264-1265, shkruan: “Përpara ardhjes së muhaxherëve (në Kosovë) populli fliste kryesisht turqisht dhe serbisht, më pak shqip. Prej ardhjes së muhaxherëve u bë zotëruese gjuha
shqipe“. Pra të dëbuarit, muhaxherët, nga Sanxhaku i Nishit, sipas Cvijiqit, ua paskan mësuar shqipen kosovarëve. Akademikët serbë i përmbahen me Ilija
Garashaninit (ministër i Brendshëm i Serbisë) i cili qysh në vitin 1844 shkroi librin “Naçërtania“ (Projekti), ku legjitimoi pretendimet territoriale serbe mbi Kosovën, duke iu referuar perandorisë mesjetare të Stefan Dushanit. Sipas “Naçërtanies“, në vitin 1846, u falsifikua në Beograd harta e Kosovës duke u shënuar si “Stara Serbija“. “Naçërtania“ planifikonte pushtimin e atdheut tonë dhe daljen e Serbisë në Adriatik të Shqipërisë.
Akademikët serbë: Jovan Cvijiç, Vladan Gjorgjeviç e Nikolla Pashiç u shkruan Fuqive të Mëdha, sidomos Antantës: “Serbia është i vetmi vend i izoluar nga
të gjitha anët. Populli serb jeton si në burg. Serbët kërkojnë me ngulm që t’i jepet Serbisë një liman në Shqipëri. Serbisë i duhet dalje në Adriatik
me hir ose me pahir…”. Më 24 dhjetor 1876 u mblodh Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha për kërkesat e sllavëve të Jugut. Konferenca zhvilloi punimet në Londër. Atje iu dha autonomia të gjitha vendeve ballkanike. Rusia këmbënguli të mos i jepej autonomia Shqipërisë mbasi shqiptarët nuk qenkeshin komb i veçantë. Fill pas Konferencës së Ambasadorëve, ushtria
serbe e Knjaz Obranoviqit sulmoi në befasi 620 fshatra të pastra shqiptare të Sanxhakut të Nishit dhe dëboi me masakra të lemerishme 350 mijë shqiptarë. (Ata të dëbuar,të sfilitur e të përgjakur, gjetën strehë në
Kosovë. Dhe atë ditë e sot quhen muhaxherë, të cilët i përmend akademik Cvijiqi në librin e vet shumëvëllimësh. I quan të ardhur jo të dëbuar.)

Libri i historianit Bilal Shimshirit “Rumeliden Greqleri“ I-II , Istambull; përmban dokumente me peshë ku vërtetohet se më 1876-1877 prej Sanxhakut të Nishit janë barbarizuar dhe janë dëbuar me masakra 350 mijë shqiptarë. 35 mijë janë mbytur mizorisht gjatë dëbimit nga serbët. Grabitjet në Sanxhakun shqiptar të Nishit kapin shumën prej 40 miliardë dollarësh“. Masakrat dhe dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit u kthyen në traditë lakmuese për politikanët e ardhshëm serbë, që e provuan në vitet e mëvonshme. Së fundi në vitet 1998-1999. Knjaz Obranoviqi, kur përgatiti ushtrinë serbe për batërdi në viset shqiptare të Sanxhakut të Nishit, publikoi parullën: “Çdo shqiptar i vrarë është meritë patriotike për ushtarin serb“. Presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviçi, në prag të shekullit XXI urdhëroi terroristët shtetërorë serbë për batërdinë në Kosovë: “Vetëm shqiptarët e vdekur janë të mirë për Serbinë…“. Akademiku Dobrica Qosiçi në ditarin “Kosova“, shqiptarët i quan vrasës dhe “Hordhi terroriste“. Si mund të jenë shqiptarët të tillë, kur kurrë nuk kanë shkelur një pëllëmbë troje të huaja dhe ndër shekuj nuk kanë njohur uzurpime gjakatare si serbët në Kosovë.

Për të treguar se populli serb ua ka parë sherrin akademikëve të vet serbë, dua të nënvizoj këtu vetëm një shembull: Në muajin dhjetor 2004 u paraqit në gjyqin e Hagës historiani serb Sllavenko Tërziq në mbrojtje të kriminelit dhe satrapit Sllobodan Millosheviç. Terziqi mohoi katërcipërisht masakrat ndaj shqiptarëve në Kosovë. Prokurori i Hagës i përkujtoi dëshmitë e gjeneralëve Uesli Klark dhe Klaus Nauman, të cilëve Millosheviçi u kishte
thënë në vitin 1998: “Do të tuboj e të vras të gjithë shqiptarët, ashtu siç është vepruar në vitin 1945 /46 nga Aleksandër Rankoviqi“. Sllavenko Terziqi mohoi: “Kjo deklaratë është e gënjeshtërt .Në fund të Luftës së Dytë
Botërore nuk është ekzekutuar në Kosovë asnjë shqiptar“. Pikërisht atë kohë janë të dokumentuar 70 mijë shqiptarë të masakruar. Akademiku Dobrica Qosiç, për ta motivuar të famshmin “Kompromis historik“, shkruan: “Meqë shqiptarët
nuk begeniskan të jetojnë me Serbinë…“ Si u begeniskan terroristët që e kthyen Kosovën në një varrë masiv, e shndërruan në det gjaku??? Duket akademikët serbë nuk kanë të nginjur edhe me hijen e viktimave të veta. Me
shpifje të Beogradit akuzohen bijtë më të mirë të Kosovës. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2003 ministri republikan i (pa)Drejtësisë, serbi Vladan Batiq dhe kreu i UDB-s, Aleksandër Vasiljeviq u kanosen se do të dërgonin në
Hagë më tepër se 400 shqiptarë. Edhe “snaha” e Beogradit, Karla del Ponte kërcënon shqiptarët me Gjyqin e Hagës. (Shqiptarofobë të pafund…) Se në lartësitë e Kopaonikut të Kosovës ekziston një kamp sekret, ku punojnë specialistë të policisë sekrete nga Beogradi, u mësua në Gjyqin e Hagës. Në atë kamp marrin mësime dhe përpunohen ish-spiunët e UDB serbe që të dalin dëshmitarë në Gjyqin e Hagës kundër pjesëtarëve të UÇK, bijve të Kosovës.

Dobrica Qosic përpara se të përpilonte « Kompromisin historik » duhej të kujtonte dëmet kolegëve të vet serbë që u kanë shkaktuar shqiptarëve: Më
1844 Ilia Garashanin shkroi NAÇËRTANIA (Projekti), ku planifikonte pushtimin e Shqipërisë dhe daljen e Serbisë në Adriatikun shqiptar. Më 1876-1877 Knjaz Obranoviçi shfarosi dhe shkuli nga rrënjët shqiptarët e Sanxhakut të Nishit
(703 fshatra të pastra shqiptare). Më 1901 u krijua CËRNA RUKA - organizatë terroriste serbe kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Më 1902, në Beograd u formua këshilli kryesor i çetnikëve që dirigjohej nga ministri i luftës i
Serbisë, Millovan Pavlloviç. Nën udhëheqjen e tij u përgatit terreni për pushtimin e trojeve shqiptare. Më 1904-1905 filloi aksioni i përgjithshëm çetnik serb kundër Kosovës shqiptare. Më 1908 u krijua NARODNA ODBRANA,
oganizatë terroriste me detyrë madhore të krijonte çeta dhe t’i hidhte përtej kufirit të Serbisë. Kryetar i « Narodna Odbranës » ishte Bozha Jankoviq, i cili më 1912 u emërua komandant i armatës së tretë serbe, e cila
luftoi për pushtimin e Shqipërisë gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Më 1908, u krijua në territorin e Kosovës organizata klandestine SERBËT OTOMANË.
Kryetar i saj ishte Bogdan Radenkoviq. Gazeta e SERBËVE OTOMANË ishte VARDAR. Ajo gazetë si edhe shtypi në Beograd i paraqitnin shqiptarët si vrasës, të egër e bisha. Më 1913-1921 ushtria pushtuese serbe ka detyruar
shqiptarët, masivisht, të hapnin gropa dhe i ka varrosur të gjallë. Në vitin 1943 doli ELABORATI i akademikut Vasa Çubrilloviçit, i cili parashikonte të shfarosej ushtarakisht populli shqiptar i Kosovës. Kosova të popullohej me kolonë serbë. Më 1945-1946 OZN, ulkonja mëmë e UDB serbe, ka vrarë pa gjyq 70 mijë shqiptarë. Në luftën 1998-1999 serbët e Sllobodan Millosheviçit vranë mijëra shqiptarë, dëbuan dhjetëra mijëra, hapen qindra varre masive ku krodhën brenda të gjallë e të vrarë; ngarkuan kufomat shqiptare në kamionët
frigoriferë dhe i degdisën larg, në Batajnicë, në thellësi të Serbisë. Njeh historia botërore një makabritet të tillë? Çfarë “kompromisi fantazmagorik”
kërkon Dobrica Qosiç?


shkruar nga Albemigrant
 

melos

Primus registratum
Re: AKADEMIKËT SERBE, KRIMINELËT E EUROPËS JUGLINDORE

P.S. shkrimi eshte paksa i gjate por mu duk se i pershtatet temes, dhe ja vlen te lexohet, :)
 

Almir

Primus registratum
Re: AKADEMIKËT SERBE, KRIMINELËT E EUROPËS JUGLINDORE

Pavarsisht se nuk na pelqejne mendimet e te tjereve, eshte mire te mos ofendojme! Nje fjalor i tille do te editohet gjithmone ne Albforum!
 
Top