Mbi gjithçka

Mbi gjithçka

Në mund tu japësh shpresë njerëzve të harruar
Që në minierë gërmojnë për të mbijetuar
Të ndjejnë, të besojnë, që s’janë të tradhëtuar
Aty merr vlerë çdo gjë, njeriu brenda nuk është shuar
Dhe fjalët kur t’i flasësh mendon se i dëgjoj
Mos brit me të urrejtje, që jetën e shkatrron
Në mund të lumturosh, beko në dashuri
Mos harro që je njeri që ke ndikim në çdo njeri
Kur ti e vlerson armikun, vërtetë për sa vlenë
Atëherë ke dal mbi vete krenarë vërtetë çka je
Në mundesh të shërbesh kur mbi krah ke shumë pushtet
Ke shpëtuar vetën tënde bashkë me mijëra vet
Në mundesh t’i kthesh besimin shpirtit të dhunuar
Ke hapur një dritare, dritë për të përçuar
Në mund të jesh i drejt kur mbi ty shkelmojn
Atëherë je i mirëseardhur njeri në këtë botë

Ref. 2x
Dritën tënde ndriço
Bekimin nga shpirti dhuro
Ku ka shkretëtirë që ti je
Në mundesh mbi vetën të jesh

Në mundesh ta kthesh besimin në zemrën e helmuar
Në mundesh t’i shërosh plagët që koha s’ka shëruar
Të jesh krenar për vetën kur s’ka besim njeri
Të dish si do të shkoj, do t’jesh po prap ti
S’të shkelën dot mashtruset, zotët e genjeshtres
Që mblidhen si hijena dhe shqyejn të vërtetën
Atëherë ke fituar, ke fituar shumë
I ke dhën jetë një shpresë që s’do të shuhet kurrë

Imagjino fjalën e mirë kur ti e do dhe e dëgjon
Imagjino të ndjesh në jetë se ty dikush vërtetë të do
Imagjino sa shumë të tjerët ty vërtetë të vlerësojnë
Jeto me shpirt të pastër e për ëndrra ti shpreso
Shpresën ti mos e humb jo, veten shiko
Gjej një motiv më shumë dhe shpirtin beko
Jep ti gjithçka nga vetja, zemrën dhuro
Në mundesh nga vetja jote më shumë kërko

Ref. 2x
Dritën tënde ndriço
Bekimin nga shpirti dhuro
Ku ka shkretëtirë që ti je
Në mundesh mbi vetën të jesh

Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=5040. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=5040

Top