Mbi domethënien politike të Thaçit

Albforumi

Primus registratum
Mbi domethënien politike të Thaçit

Mbi domethënien politike të Thaçit

Agon Hamza

Vitet e fundit të politikës së Kosovës sillen përreth një shënjuesi: Hashim Thaçi. Emëruesi i përbashkët i aktivitetit politik është emri i këtij njeriu, që është kryeministër për më shumë se dy vite. Për më tepër, kjo situatë, në të cilën Hashim Thaçi, si kryeministër i tanishëm, shënjues i politikës së Kosovës, bëhet edhe më tragjike kur ai vazhdon të jetë kandidati më serioz për të fituar edhe një mandat tjetër. Por, pyetja e vetme valide, si parakusht i domosdoshëm për të dalur nga kjo situatë, është kjo: pse kemi ardhur në një gjendje të tillë shoqëroro-politike, në të cilën Hashim Thaçi është personi më serioz për të fituar (edhe një) mandat?

Gjendemi në një gjendje shoqërore, e cila është tërësisht e dezorientuar. Një gjendje ku secili opinion tenton të paraqitet si alternativë. Jetojmë në një gjendje ku opinionet kanë marrë formën e spektakleve. Dhe në këtë pikë, ato puqiten me politikën zyrtare të Kosovës: që të dyjat, kanë karakter argëtues. Është posaqërisht argëtuese situata kur secili opinion, merr formën e mendimit, ose edhe më mirë: ato opinione, tentojnë të shndërrohen në programe politike. Por, në secilën variantë të shfaqjes së këtyre kategorive, ekziston një emërues i përbashkët: impotenca! Nuk  ka situatë më të rëndë, gjendje më perverse shoqërore se sa impotenca intelektuale, shterpërsia e mendimeve. Perverzioni në politikë (dhe, Badiou ka të drejtë: perverzioni ekziston vetëm në politikë, e jo në seks, siç na thonë moralistët) është rezultat direkt i impotencës, i shterpësisë së mendimit. A nuk është z.Thaçi, përfaqësuesi më serioz i kësaj forme të politikës, e cila nuk bazohet në mendim, por bazën e ekzistencës së saj e ka në forma tërësisht anti-politike, dhe si i tillë, ai është shprehja më e lartë e varfërisë intelektuale e politike të Kosovës?

Por, pse nuk duhet esencializuar z.Thaçi? Ose thënë ndryshe, pse z.Thaçi nuk paraqet asgjë në vetvete? Është kruciale të theksohet një fakt, dhe këtu fakti ka një kuptim specifik: ai është konsekuencë e situatës. Në këtë kontekst, Hashim Thaçi është konsekuencë e një gjendje të tillë shoqërore, në të cilën personi i tij politik shfaqet si realizim i vet gjendjes. Kjo do të thotë që problemi i politikës kosovare e tejkalon z.Thaçi, sepse ai problem është më i thellë se vet z.Thaçi. Sepse, z.Thaçi është shfaqja e një realiteti shoqëror tërësisht të korruptuar, moralisht e intelektualisht, ku si opozitë, nuk ekziston asnjë alternativë serioze. Ose, thënë ndryshe, dekadenca shoqërore e politike e vendit është e sublimuar në personin politik të z.Thaçi. Si rrjedhojë, ai nuk është përjashtim i realitetit në të cilin jeton. Personi politik i z.Thaçi paraqet fushën e pamundësisë politike e shoqërore të vendit.

Nëse krejt kjo formulohet ndryshe, atëherë mund të thuhet se superstruktura politike e Kosovës, ngritet mbi bazën e perverzionit. Situata nuk është më e mirë as në format tjera të saj. Slavoj Zizek thotë se dekadenca sot nuk është karakteristikë e klasave të ulëta shoqërore përkundrazi janë klasat e larta, borgjezia e sotme ajo që është tërësisht dekadente, dhe për më tepër, në Kosovë, unë do tia shtoja edhe perverzionin. Kjo nuk është vetëm si akt, por perverzioni ekziston si strukturë. Thënë në termet e psikoanalizës Lacaniane, superstruktura e Kosovës, ndërtohet mbi strukturën e perverzionit. Nëse shikohet historikisht, Kosova nuk ka histori të aristokracisë, borgjezisë, të kapitalizmit si të tillë. Klasa më e lartë përfaqësohej nga bejlerët. Nuk them se kjo është a priori keq, largë asaj, por nëpërmjet kësaj analize mund të pahtësohet se secila referencë historike në njëfarë tradite që na karakterizon neve, por të cilën e kemi humbur tani, është absolutisht e paqëndrueshme. Për më tepër, kur dikush (dhe ata nuk janë pak), i referohet vetes si pjesë e pakicës klasore në Kosovë, dmth si pjesë e klasës së lartë, atë e bëjnë nëpërmjet disa veprimeve absolutisht boshe: nëpërmjet diskutimit mbi atë nëse Chardonnay Sauvignon është më e mirë se Bordeaux, apo ushqimi i shëndoshë (ang.eating healthy) është më mondan se sa ai tradicional, etj. Domethënë, ai grup i njerëzve superioritetin e vet klasor e ndërton mbi premisa perverze. Do të ishte shumë mirë sikur ky grup i njerëzve, në vend se të flasin për ushqimin dhe verën, të ishin në gjendje të bënin të njejtin diskutim si pjesëtarët e klasave të larta jashtë Kosovës. Dhe këtu nuk po referohem në klasën e lartë vetëm për nga kapitali financiar, por për ata njerëz që superioritetin e tyre e ndërtojnë mbi të ashtuquajturin kapital kulturor. Dhe si të tillë, përveç diskutimit bosh mbi verërat, ata do të duhej të dinin në detaje tragjeditë e antikëve, të kishin njohuri të thella mbi stilin kompozues të Wagner-it, poezitë e Idealizmit e të Mallarmes, Pessoas (sepse mikroborgjezët i kanë për qejfi poezitë), letërsinë e Balzac-ut, pikturat e Picasso-s apo ato të Renesancës, apo çarjet në shkencë e filozofi, e kështu me radhë. Dmth, shija si e tillë, nuk ekziston kurrë pavarësisht, ajo është e strukturuar në raport me bazën materiale, ose më saktë, në raport me pozitën klasore të cilës individi i takon. Katapultimi nga një klasë në tjetrën nuk mund të ndodhë pa e realizuar substancialisht pozicionin e klasës më të lartë. Thënë në frymën e cinizmit, nëse në Kosovë do të kishin një klasë e cila do të ishte në gjendje të bënte diskutime të thella mbi artin, shkencën, teorinë e letërsisë, raportin e artit e teorisë me shkencën dhe rrjedhimisht, kushtëzimin e të parave nga e dyta (p.sh. pse filozofia e Platonit lindi pas zbulimit të matematikës si shkencë, ose pse filozofia e Kantit erdhi pas zbulimeve në fizikë, ose pse pikërisht Gjermania gjatë shekujve XVI-XVIII njihej si vendi i poetëve e mendimtarëve), atëherë do të ishim në një pozitë tjetër shoqëroro-politike, në të cilën Hashim Thaçi jo vetëm se nuk do të ishte shënjues i politikës në Kosovë, por ai nuk do të ekzistonte fare politikisht. Akti deklarativ i braktisjes së pozicionit klasor nuk paraqet braktisje materiale të saj.

Duke mos e kuptuar këtë si thirrje për krijimin e aristokracisë në Kosovë, si konsekuencë kemi pytjen: çtë bëjmë? Aktualiteti i Kosovës momentalisht është i unifikuar rreth një emri: zgjedhjeve! Zgjedhje! Kjo është fjala që mbidëgjohet sot. Zëri mbulon kuptimin dhe në këtë pikë qëndron kleçka. Gjithkush dëshiron zgjedhje. Zgjedhjet janë aktualiteti ynë. Një situatë e frikës, e frikës së imponuar. Por, cila është domethënia e tyre ideo-politike? Në fakt, pse zgjedhje? Arsyeja është e qartë dhe relativisht e thjeshtë: gjendemi në një situatë ku skena politike është tërësisht impotente. Nuk ka ide, dhe rrjedhimisht nuk ka altenativë të vërtetë politike. Zgjedhjet janë mekanizmi i mbulimit të kësaj varfërie. Secila ide përbrenda strukturës së aparateve shtetërore e ideologjike, nuk mund të ketë kurrëfarë efekti tjetër përveç se atij simbolik. Ndërsa, efekti politik, në kuptimin e politikës si procedurë e së vërtetës, dallon substancialisht nga niveli simbolik i fakteve. Mirëpo, ndoshta edhe ia vlenë ti gëzohemi ndonjë simboli, duke e mbajtur gjithnjë në nivel të faktit. Por, ti lëmë faktet të qeta! Ti lëmë të qeta në universin e simboleve, si fakte të historisë shtetërore! Ajo që na përket neve, është Ideja e diçkaje të Re. Çështja është si të mendohet Ideja, si të rikonstruktohet ajo, si Ide e emancipimit kolektiv, e barazisë si aksiomë?

Më duket se është koha të rikthehemi tek diktumi i Prijësit Mao: braktisi iluzionet, pregatitu për betejë! Pjesa e parë e diktumit braktisi iluzionet është e rëndësisë kruciale për predikamentin aktual të Kosovës. Braktisja e iluzioneve, thotë Badiou, nënkupton orientimin. S
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1506

Top