Mbeshtetesit e Bolianos : "Nese nuk fitojme do te derdhet gjak

Albinos

Primus registratum
Mbeshtetesit e Bolianos : "Nese nuk fitojme do te derdhet gjak

<ul style="list-style-type: disc">[*]Kerkojme pavaresine e Himares sic kerkohet pavaresia e Kosoves&quot;[/list]

JORGO GORO, FITON ZGJEDHJET NE HIMARE

Zenepe Luka

Jorgo Goro siguruon votat e deomosdoshme, duke kaluar ne

Avantazh rivalin e tij Vasil Bollano. Vendimi i KZQV-se me 5 vota pro e 2 kundra, e ka shpallur qe mbreme Goron fitues te zgjedhjeve vendore. Kte fakt e konfirmoi per &quot;KJ: kryetari I KZQV-se se Himares Ilir Rrapo, sipas te cilit Goro ka fituar me mbi 300 vota me shume se Bollano. Himara kaloi dje nje tjeter dite te tensionuar ne prtije te rezultateve te qendres se votimit ne Dhermi,rezultat qe percaktoi fituesin e kandidatit per kryetar bashkie. Bllokimi i kutise se votimit ne qendren e votimit te Dhermiut qe te dielen u sigurua nga forcat e policise per ta ruajtur te paprekur ate. Sherri midis Komisioniereve te PBDNJ-se-PDse- me ata te PS-se per mjetin qe do te trasportonte kutine, ne KZQV, bllokoi komisionieret dhe nderkombetaret per gjate 5 oreve ne Dhermi. Tensionet shoqeruan mbeshtetesit e dy kandidateve qe u nxiten nga shtetas greke. Madje kishte edhe kercenime me parrulla nga me te ashperat nga mbeshtetresit e Bolianos si. &quot;Nese nuk fitojme do te derdhet gjak, Kerkojme pavaresine e Himares sic kerkohet pavaresia e Kospoves&quot; thuhej ne parrulla. Madje pika kulmore arriti pas mesdites kur ra kembana ne kishe, qe ishte sinjali i grumbullimit te njerezve, me nentekstin se votat ishin ne rrezik. Ne Dhermi ishte dje kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule, qe gjate gjithe kohes ishte i tensioinuar, per te mos thene se nxiti qytetaret per ta manifestuar kete tension.


Numurimi i votave dhe dergimi i kutise ne kqzv.

Pas 24 oresh, kutia e votimit me votat e numeruara u percoll ne ambjentet e KZQV-se se Himares. Forcat e policise u spostuan perpara godines per te menjanuar grumbullimin e njerezve, si dhe per te qene ne gadishmeri per te nderhyre. Mesohet se kishte kundershtime nga komisionieret dhe vezhguesit e PBDNJ-se e PD-se per rezultatin e KQV-se se Dhermiut. Ne fund te numerimit te 4 qendrave mesohet se Jorgo Goro eshte fituesi ne total, duke siguruar 200 vota nga qendra e votimit ne fshatin Dhermi. Debati i ashper eshte zhvilluar nga nenkryetarja e komisionit Lefteri Prifti, perfaqesuese e partise demokratike, si dhe Nikollaq Brigo perfaqesues i PBDNJ-se. Ata kane bere shenimin sipas ligjit, se nuk njohin rezultatin. Pas shpalljes se ketij vendimi,jane grumbulluar mbeshtetes te Bollanos qe protestuan serish,ndersa policia kishte nen kontroll situaten. Ashper reagun deputetet e PBDNJ-se Dule, Karamelo e Goxhi,ndersa pritet qe te marten te organizojnee nje miting proteste perpara Bashkise.

Ja rezultatet e 4 kutive te votimit ne Himare.


Himare fshat Goro 19 vota Bollano 70 vota

Piluri Goro 112 vota Bollano 27

Qeparo Goro 251 vota Bollano 0

Dhermiu Goro 200 Vota Bllano 30
 

krifi

Primus registratum
Re: Mbeshtetesit e Bolianos : "Nese nuk fitojme do te derdhet gjak

A mund te besohet rezultati i qeparoit 251 me 0
ose 100% per njerin kandidat.
Keta po ja kalojne edhe Enver Hoxhes se ai i nxirrte 99.99%.
Ne cfare shoqerie primitive qe jetojme!!!!!!!!!
Mos beso kurre komunistet.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Mbeshtetesit e Bolianos : "Nese nuk fitojme do te derdhet gjak

Zgjedhjet e Himarës trondisin Brukselin

<ul style="list-style-type: disc">[*]Kris Paten përkrah Papandreun për Himarën[/list]

&quot;Ekzistenca e këtyre incidenteve duhet të konsiderohet si një element shumë i rëndësishëm dhe duhet të trajtohet gjatë negociatave me Shqipërinë, pasi lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me funksionimin e institucioneve dhe situatës së të drejtave të njeriut në Shqipëri&quot;

Erisa Zykaj
Korrespondente nga Brukseli

Këtë radhë, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian nuk kanë dalë me konkluzione zyrtare mbi Shqipërinë, por situata në Shqipëri është evokuar gjatë diskutimeve që ministrat kanë patur me njëri-tjetrin lidhur me zhvillimet në rajonin e Ballkanit. Ka qënë vetëm ministri i jashtëm grek, Georges Papandreu, i cili ka nxjerrë në pah një shqetësim lidhur me situatën në Shqipëri dhe sipas informatave të dhëna nga përfaqësia greke në Bruksel, ai është mbështetur edhe nga komisari evropian për marrëdhëniet me jashtë, Chris Patten.

Papandreu u është referuar evenimenteve të fundit në Himarë, duke përfituar nga rasti të ngrejë edhe incidentet që kanë ndodhur në Himarë gjatë zgjedhjeve lokale në Shqipëri. &quot;Përfitoj nga rasti t`ju bëj prezente ngjarjet shqetësuese që kanë ndodhur në Himarë, ngjarje që janë ndjekur edhe nga organizata të ndryshme si OSBE, apo grupi amerikan për monitorimin&quot; është shprehur Papandreu para kolegëve të tij. Ai ka insistuar mbi rëndësinë e trajtimit të këtij problemi gjatë procesit të asocimit dhe stabilizimit të Shqipërisë. &quot;Ekzistenca e këtyre incidenteve duhet të konsiderohet si një element shumë i rëndësishëm dhe duhet të trajtohet gjatë negociatave me Shqipërinë, pasi lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me funksionimin e institucioneve dhe situatës së të drejtave të njeriut në Shqipëri&quot; ka deklaruar ministri i jashtëm Papandreu. Ai ka insistuar në faktin, se pala shqiptare duhet ta kuptojë se përbërësit themelorë të demokracisë nuk janë të lidhur vetëm me rezultatin e zgjedhjeve, por janë të lidhura edhe me vetë procedurat për zhvillimin e zgjedhjeve.

Edhe sipas zëdhënësit për shtyp të përfaqësisë greke në Bruksel, ministri i jashtëm Papandreu i është kthyer disa herë respektit nga pala shqiptare jo vetëm të principeve të demokracisë, por edhe të procedurave. &quot;Duhet të respektohen në të njëjtën mënyrë si rregullat demokratike në lidhje me zgjedhjet dhe vëzhguesit, ashtu si dhe të drejtat më elementare të lidhura me procedurat.


Gazeta tema
 

kastriot

Primus registratum
Re: Mbeshtetesit e Bolianos : "Nese nuk fitojme do te derdhet gjak

Fillimisht postuar nga krifi:
[qb] A mund te besohet rezultati i qeparoit 251 me 0
ose 100% per njerin kandidat.
Keta po ja kalojne edhe Enver Hoxhes se ai i nxirrte 99.99%.
Ne cfare shoqerie primitive qe jetojme!!!!!!!!!
Mos beso kurre komunistet. [/qb]
Me mire tu besojme &quot;komunisteve&quot; sesa grekeve.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Mbeshtetesit e Bolianos : "Nese nuk fitojme do te derdhet gjak

Per Kastriot
thumbsup.gif
thumbsup.gif
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Mbeshtetesit e Bolianos : "Nese nuk fitojme do te derdhet gjak

<span style="font-weight: bold">ekziston me shume se nje teme ku flitet per Himaren, shkruani aty ju lutem!</span>
 
Top