Mbeshtesni Shqiperine ne Volejboll

arterie

Primus registratum
Mbeshtesni Shqiperine ne Volejboll

Ne dt. 12 janar zhvillohen eliminatoret e

Volejbollit per femra ne Sheffield te Anglise.

Luten te gjithe bashkeatdhetaret qe kane mundesi,

te mbeshtesin Shqiperine, sidomos ata qe jane ne Angli.
Programi eshte ky
dt 12 janar Shqiperi - Skoci ora 16:00
dt 14 janar Shqiperi - Serbi ora 14:00
dt 15 janar Shqiperi- Spanje ora 14:00
dt 16 janar Shqiperi - Angli ora 16:00

Sporti eshte nje menyre per te shprehur krenarine tone si shqiptar dhe kete e provuam ne fitoren me greket.
Mbeshtesni Shqiperine ne cdo vend ku ajo te luaje dhe ne cdo lloj sporti.
Eshte koha e shqiptareve

per me shume klikoni Kampionati boteror i volejbollit. Mbeshtesni Shqiperine
 
B

briiigi

Guest
Re: Mbeshtesni Shqiperine ne Volejboll

Per me teper Ekipi i volejbollit ne meshkuj arriti nje sukses ne eliminatoret e boterorit.
Ne ndeshjet kualifikuese ne Estoni, ekipi kombetar i meshkujve arriti te merrte vendin e dyte.

Kombetarja e Shqiperise ne volejboll per meshkuj ka fituar 3-1 ndaj Bosnje-Hercegovines (ne diten e dyte) dhe po 3-1 ndaj Izraelit (ne diten e trete), duke u renditur ne vendin e dyte ne grupin D te zones europiane, ne takimet e vlefshme per eliminatoret e Kampionatit Boteror "Japoni 2006". Nje sukses i bukur dhe i merituar i ekipit kuqezi, qe pas humbjes ne diten e pare, ne dy sfidat e tjera tregoi nje forme te shkelqyer karshi rivaleve te saj, duke qene me superior. Ndeshjet ndaj Bosnjes dhe Izraelit kane qene mjaft te bukura (me te bukurat deri e turneut), ku te dyja skuadrat luajten fort, por djemte kuqezi, te drejtuar nga trajneri Ylli Tomorri, kane zhvilluar nje loje te mire. Te gjitha setet kane qene te forta, por volejbollistet tane treguan grinte dhe deshire per fitore, duke mos e ulur per asnje Εast ritmin e lojes. Kjo beri qe ndeshjet te ishte shpesh nen komanden e volejbollisteve kuqezi, ku te gjithe duhen pergezuar per nivelin e larte te treguar.
Ndaj Bosnje-Hercegovines, rezultatet e seteve jane: 25-23, 25-21, 18-25, dhe 25-22. Ndersa ndaj Izraelit, shifrat e seteve jane: 25-21, 20-25, 25-17 dhe 28-26. Ne diten e pare Shqiperia humbi 3-0 me Estonine (25-21, 25-7 dhe 25-12). Gjityhsesi, kjo ishte nje paraqitje e shkelqyer e volejbollisteve shqiptare, qe arriten te luanin me mire sesa parashikimi, duke befasuar te gjithe te pranishmit ne turne dhe duke fituar ndaj dy rivaleve mjaft te forte ne grup.

Enea Xhelati, shenuesi me i mire
Volejbollisti shqiptar Enea Xhelati eshte shpallur shenuesi me i mire i turneut, duke realizuar 55 pike ne tri ndeshje, 5 me shume se izraeliani Shapranoviç, qe u rendit i dyti. Nje paraqitje e shkelqyer e shtatlarti kuqezi, qe u dallua me lojen e tij. Ne vendin e dyte nga shqiptaret renditet Genti Lundra, me 26 pike, me pas Tarja me 19 pike, Doçi 16, Dunisha 15, Kasa 13, Melka 8, Limanaj e Kaja 3 pike dhe Gorenxa 2 pike.
Genti Lundra, shkelqen ne bllok
Volejbollistet kuqezinj pushtojne dy vendet e para ne piket e realizuara ne bllok. Shtatlarti Genti Lundra eshte shpallur bllokuesi me i mire i turneut estonez, duke realizuar 13 pike ne bllok per kombetaren tone ne 3 ndeshje. Nje paraqitje te mire ne lojen ne bllok ka bere edhe Enea Xhelati, qe renditet i dyti ne renditjen perfundimtare, me 9 pike. Me pas vijne Tarja, Kasa e Doçi me nga 2 pike dhe ne fund Dunisha e Kaja me nga 1 pike.
Sherbimet, 15 pike te fituara
Ne turneun e Estonise kombetarja shqiptare ka realizuar 15 pike nga sherbimi, ku me i miri per tanet ka qene Enea Xhelati me 4 pike te realizuara drejtperdrejt nga sherbimi ne tri ndeshje. Por ne krahasim me piket e humbura nga sherbimi Shqiperia ka nje pasiv -7, pasi ka humbur 22 te tilla. Volejbollisti kuqezi qe ka kryer me shume sherbime ne kete turne eshte Bledar Doçi, me 40 sherbime te realizuara dhe 3 pike te fituara.
Gorenxa, mbrojtesi me i sukseshem
Shqiptari Altin Gorenxa eshte renditur gjithashtu ne vendin e pare ne pozicionin e lojtarit libero, duke arritur te prese 23 topa ne tri ndeshje, duke neutralizuar keshtu mjaft aksione te kundershtareve tane. Nje tjeter paraqitje e mire e volejbollisteve shqiptare, qe kane zene vendet e para ne disa role, duke treguar nje nivel te mire ne turneun e Estonise.

Shpresojme qe te dy ekipet, si meshkuj dhe femra, te na perfaqesojne denjesisht dhe ne Lojrat mesdhetare ne Almeria, Spanje.
 
Top