admin
Administrator
Në datat 8 dhe 9 shkurt u organizua në Tiranë Mozilla Weekend (Fundjava e Mozilla-s). Ky event u organizua nga Komuniteti i Mozilla-s në Shqipëri dhe ishte i pari i këtij lloji në vendin tonë.
Ndër qëllimet kryesore të këtij aktiviteti ishin prezantimi i Mozilla-s në Shqipëri, informacion mbi produktet e saj, duke filluar nga shfletuesi Firefox e deri te sistemi për smartfonë Firefox OS.
Gjithashtu ky event shërbeu edhe si një ftesë e hapur për të gjithë të interesuarit që të bëhen pjesë e komunitetit të Mozilla-s në Shqipëri dhe ky komuniteti kishte disa muaj që po e organizonte mbajtjen e eventit Mozilla Weekend.
Dita e parë filloi me entuziazmin e një aktiviteti të tillë, ku fjalën e hapjes dhe mirëseardhjen zyrtare e mbajtën Redon Skikuli dhe Elio Qoshi, dy Reprezantuesit e Mozilla-s në Shqipëri. Më pas, filloi radha e prezantimeve të gjithsecilit nga folësit. U prezantua Komuniteti Mozilla në Shqipëri, e sigurisht dhe një ftesë e hapur për këdo që ka dëshirë të bëhet pjesë e këtij komuniteti, dhe gjithashtu edhe pjesë e strukturës të gjithë Komunitetit Mozilla në botë, duke theksuar faktin që përtej pozicioneve të ndryshme (nga ReMo e deri në kontribuues), të gjithë janë të barabartë. Detaje dhe prezantimi i përgjithshëm i produkteve të Mozilla-s u dhanë gjatë gjithë fundjavës ku ndër të tjera, u fol për Thunderbird, Lightbeam, Firefox OS, Webmaker, etj.
“>
Dita e dytë, e diela e 9 shkurtit, filloi me prezantimin e kanaleve të Firefox, duke u dhënë detaje mbi të gjitha versionet e shfletuesit dhe ishte e mbushur me prezantime pak më aktive. Gjithashtu, një pjesë e rëndësishme dhe mjaft interaktive e kësaj ditë ishin edhe shtojcat, ku pjesëmarrësit duhet të instalonin një numër shtojcash dhe prezantimi më i mirë prej tyre fitoi një dhuratë. Një demonstrim direkt i një aplikacioni në Firefox OS u ndoq nga trajnimi i detajuar (dhe interaktiv) për ndërtimin e një aplikacioni për t’u përdorur në smartfonë nga Mozilla me sistemin më të ri, Firefox OS. Ideja e një sistemi të ndërtuar si një faqe interneti ishte shumë emocionuese për pjesëmarrësit, një pjesë e të cilëve u frymëzuan për të ndërtuar aplikacionet e tyre duke marrë pjesë në konkursin e ndërtimit të aplikacioneve për Firefox OS, fituesi i të cilit do të shpallet në OSCAL14 (Open Source Conference Albania).
“>
Një pjesë e rëndësishme e gjithë fundjavës ishte HashtagFest, një mini-konkurs për pjesëmarrësit të cilët duhet të bënin një postim në rrjete sociale (Facebook, Twitter dhe Instagram) me hashtagun #MozAlb dhe #MozWeekend. Konkursi HashtagFest ishte për hashtagun më interesant, më kreativ, më të veçantë në lidhje me eventin. Konkurse të tilla kishte gjatë gjithë kohës ku pjesëmarrësit mund të fitonin dhurata të ndryshme.
“>
Prezantues e folës nuk ishin vetëm pjesëtarë të Komunitetit Mozilla në Shqipëri, por edhe Mozillianë të tjerë si Flamur Mavraj, që erdhi nga Norvegjia për eventin, Gent Thaçi dhe Altin Ukshini, Reprezantues të ftuar nga Kosova, Christos Bucharakis, ReMo nga Greqia që udhëtoi nga Athina për të qenë i pranishëm, Mozillianë të tjerë si Elio Qoshi, Redon Skikuli, Kristi Progri, Kelvin Çobanaj, Bilbil Zharri, etj. Nuk kishte vetëm të pasionuar pas teknologjisë dhe Mozilla-s, por gjithashtu edhe studentë dhe njerëz që nuk kanë shumë lidhje me fushën e teknologjisë dhe të rrjetit të hapur.
http://www.pcworld.al/mbahet-ne-tirane-fundjava-e-mozilla-s/#sthash.ZCpvOSp2.dpuf
Artikulli i plote...
Ndër qëllimet kryesore të këtij aktiviteti ishin prezantimi i Mozilla-s në Shqipëri, informacion mbi produktet e saj, duke filluar nga shfletuesi Firefox e deri te sistemi për smartfonë Firefox OS.
Gjithashtu ky event shërbeu edhe si një ftesë e hapur për të gjithë të interesuarit që të bëhen pjesë e komunitetit të Mozilla-s në Shqipëri dhe ky komuniteti kishte disa muaj që po e organizonte mbajtjen e eventit Mozilla Weekend.

“>

“>

“>

http://www.pcworld.al/mbahet-ne-tirane-fundjava-e-mozilla-s/#sthash.ZCpvOSp2.dpuf
Artikulli i plote...