Mazhoranca ndan njësitë vendore. LSI-ja merr 15 bashki. PS-ja vazhdon negociatat me aleatët e tjerë

Universal

AnonymouS
I veshur sportiv si në një ditë fundjave, por ndoshta edhe me domethënien se nuk do të ishte i vështirë ky takim, pasi mesa duket piketat ishin vendosur në takimet e mëparshme mes të dyve. Po aq i relaksuar për këtë bisedë dukej të ishte edhe kreu i LSI-së, i cili ashtu si kryeministri, nuk i shpëtoi dot takimit me njerëz as në hyrje të selisë së Partisë Socialiste, në të cilën ai kthehet pothuaj dy vite më pas për të njëjtën arsye: negociatat për zgjedhjet.

Kryeministri Edi Rama shoqërohej në takim nga kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, dhe deputeti Taulant Balla. Ndërsa zoti Meta shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili.

Pas përfundimit të takimit, kryeministri Rama tha për mediat se pret nga LSI-ja propozim për kandidatë për këto njësi vendore: Berat, Lezhë, Gjirokastër, Kukës, Pogradec, Kuçovë, Skrapar, Vorë, Bulqizë, Cërrik, Mallakastër, Delvinë, Prrenjas, Selenicë dhe Kolonjë.

“Jemi të prirur nga konsensusi, jo nga numrat apo emrat. Kemi preferenca për cilësitë e kandidatëve dhe kandidateve”, u shpreh Meta.

Kjo do të thotë se pikëpyetjet mbi disa njësi marrin fund pas përcaktimit të zonave të LSI-së. Përfundimisht, në njësitë e tjera të mëdha si Tirana, Vlora, Fieri, Durrësi, Lushnja, Shkodra, Korça dhe Elbasani do të kandidojnë përfaqësues të Partisë Socialiste. Ajo që Rama dhe Meta pohuan për mediat ishte theksi i tyre te rritja e kandidimit të femrave.

Kryeministri Rama deklaroi: “Në këshillat bashkiakë ne do të kemi një përfaqësim 50% meshkuj dhe 50% femra.”

Kur u pyet nëse Bashkia e Tiranës do i besohej një femre, Rama u përgjigj: “Pse jo.”

Pyetjes nëse po negociohet me PDIU-në, kreu i socialistëve nuk përjashtoi jo vetëm partinë e Idrizit, por asnjë forcë të dytë politike, të përfaqësuara apo jo me deputetë në Kuvend: “Ne kemi hapur diskutimet me të gjitha partitë e tjera, përveç PD-së dhe satelitëve ballisto-republikanë të cilët janë ndarë nga rruga e historisë së re të këtij vendi.”

Interesimit madhor të medias për emra konkretë kandidatësh, Edi Rama i dha kohë këtij diskutimi kur tha se do të mbyllen në fund të këtij muaji, ndërsa Ilir Meta përcaktoi aty për aty se e majta do t’i bëjë ato publike në një ditë që ka hyrë në kalendarin e zhvillimeve të rëndësishme të së majtës: “Deri në datën 1 prill do të merret vesh lista e plotë e të gjithë emrave kandidatë.”


/ Top Channel
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Ketij vendi i ka zene rrenje korrpsioni dhe qarte duket dhe nga kjo shumic e krimbur ne para e te etur per pushtet !!Forca popull mjaft u genjyet me nje thes miell nuk shkon me shume se nje muaj e ndersa ju i dhate kesaj te ashtuquajtur qeveri 4 vite pushtet !!
Kta jane ata qe ben lloj lloj matrapazlliqesh e te kujtoni njerez te nderuar njeri nga keta qe sot paskan ndare 'tokat' ,i kane thene nj tj hajdut ,i korruptuar etj etj..dhe cfare ndodh ?? Ky popull del ne protest kur ju ben thirrje nje parti politike e nuk del njeri qe jane cmimet e karburanti ne max..mos te fillojm cmimine energjis qe e paskan bere dyfish i atij te meparshem !un e si shume shqiptare kemi jetuar jasht por te jetosh ne shqiperi me kto cmimi katastrofe e rroga skandaloze e mos te degjohet njeri JU QOFSHI O SHQIPTARE QE SHKONI.NGA FRYN ERA !!
 
Top