May, nusja e tunelit të Gazës
Ai jetonte në Rripin e Gazës, ndërsa ajo në Bregun Perëndimor. Dukej sikur bllokada izraelite nuk do tua mundësonte martesën. Atëherë May vuri në rrezik jetën, duke kaluar me shumë vështirësi përmes një tuneli për tu bashkuar me dashurinë e jetës së saj.</p>
Kur Mohamed Warda shtrëngoi për herë të parë në krahët e tij nusen, njeriun që donte më shumë në botë, ajo kishte pamjen e të vdekurit të pakallur e dukej sikur sapo kishte dalë nga varri. Ai kishte kaluar një orë të tërë i ulur e nervoz buzë një vrime të madhe hapur në tokën e Rripit të Gazës, ndërsa May zvarritej në baltën dhe errësirën e tunelit. Ajo ecte ngadalë, me sytë mbyllur për shkak të rërës që binte vazhdimisht nga muret e ngushta. Bashkëshorti i saj u kishte paguar disa njerëzve 1500 dollarë që tia kalonin nusen nga Bregu Perëndimor ku jetonte, në Rripin e Gazës, ku ndodhej vetë Mohamed. Tuneli ku kaloi May niste me një vrimë në pjesën egjiptiane të kufirit e përfundonte në kufirin e Rripit të Gazës. Kur e mori në telefon për ti rrëfyer mundësinë e vetme të takimit të tyre, Mohamed kishte qenë i ndershëm me nusen e vet. Ai ia bëri të qarta të gjitha rreziqet me të cilat ajo do të përballej në këtë zvarritje të rrezikshme në tunelin e errët e plot baltë. Pikësëpari, egjiptianët sapo kishin ndërmarrë një fushatë për mbylljen e të gjitha tuneleve ekzistuese dhe këtë e bënin përmes hedhjes së gazeve të ndryshme brenda tyre për ti bërë ato të pakalueshme. Dhjetëra njerëz që kalonin, apo punonin nëpër këto tunele kishin mbetur të vrarë gjatë muajve të fundit. Për më tepër që ishte edhe frika e bombardimeve të izraelitëve. Qëkur ata kishin dështuar në ndalimin e shpërndarjes së ushqimeve dhe ilaçeve përmes këtyre tuneleve gjatë luftës së Gazës në fillim të vitit, forcat e tyre ajrore ndërmerrnin sulme sporadike në kufi. Dhe së fundi ishte edhe rreziku i vetë tunelit. Ai ishte i vjetër dhe mund të qëllonte që të shembej dheu. Më pas May tregon se ndërsa ecte e dinte që nga momenti në moment mund të mbetej e varrosur brenda asaj hapësire me baltë dhe askush nuk do të mund ta shpëtonte. “Kur pashë May-an se si ishte katandisur pas asaj ore që nuk mbaronte kurrë u ndjeva keq që e kisha lënë të ndërmerrte atë rrezik aq të madh vetëm për mua”, rrëfen Mohamed. Historia e May-as dhe Mohamedit nisi një natë të tre muajve më parë. I gjithë klani ishte mbledhur në apartamentin modest të Wardave në një kamp refugjat në Rripin e Gazës. Dhjetë anëtarë të familjes ishin ulur përballë gjësë më të çmuar që kishin brenda atyre mureve: një kompjuteri me një webcam që i mbante në lidhje me të afërmit e tyre në Bregun Perëndimor. Mohamed kishte mausin në duart e tij dhe ai vetë e mban mend emocionin që ndjeu kur kushërira e tij, May, u shfaq në ekran. Ajo ishte vajza që familja i kishte caktuar për grua dhe Mohamedit dhe May-as u duhej që në këtë takim virtual mes të dy degëve të mëdha të familjes, të ndara nga bllokada, të thoshin nëse ishin dakord për këtë lidhje apo jo. Dy të rinjtë i buzëqeshën njëri-tjetrit dhe lanë të kuptohej se ishin dakord që të lidhnin së bashku fatin. Deri këtu kjo histori është shumë e zakonshme për një botë si ajo arabe, ku pjesa më e madhe e martesave bëhen ende me mblesëri. Por në fakt, kjo histori është e ndryshme nga shumica. Së pari, sepse të dy ranë në dashuri gjatë javëve që pasuan fejesën e tyre virtuale. May dhe Mohamed e njohën njëri-tjetrin përmes telefonit, kamerës së internetit dhe mes tyre shpërtheu një romancë virtuale. Së dyti, dashuria e tyre pengohej nga barriera gati të pakalueshme të ngritura nga politikanët dhe lufta. Rripi i Gazës është bllokuar nga Izraeli qëkur grupi radikal e islamist palestinez, Hamas nisi sulmet ndaj hebrenjve duke i përshkallëzuar ato në vitin 2007. Si pasojë e kësaj bllokade, mbi 1 milion e gjysmë njerëz ndodhen në një “kurth” duke jetuar në një nga zonat me popullsi më të dendur në planet, sipas Kombeve të Bashkuara. Palestinezët që jetojnë në këtë zonë ndalohen që të dalin nga Gaza, madje as të shkojnë në Bregun Perëndimor. Një bllokadë e tillë e vendosur nga hebrenjtë konsiderohet si një “dënim kolektiv” për veprimet e një grupimi të caktuar. Nëse një çift do të vendoste të martohej në një situatë të tillë, i duhej një sakrificë dhe sakrificën këtë herë duhet ta bënte nusja për të mbërritur te dhëndri. Me të vendosur për një gjë të tillë, May dhe e ëma morën një taksi deri në Jordani dhe më pas udhëtuan drejt Egjiptit. Në këtë pikë May duhet ti linte lamtumirën të ëmës. Ajo nuk e dinte nëse do ta shihte më për së gjalli familjen e saj dhe e dinte ndërkohë që do ti duhej të përballej me një situatë shumë të vështirë prej së cilës ndoshta mund të mos dilte gjallë. Por këto sakrifica ishin të domosdoshme, në mënyrë që ajo të martohej me njeriun e zemrës. Nga pika e kufirit të Gazës, May udhëtoi për 4 ditë e 4 net përmes qindra kilometrave nga Ramallahu drejt Gazës. Ajo e ndërmori një udhëtim të tillë, sepse hebrenjtë nuk i dhanë asnjë shpresë që ta takonte me njeriun e zemrës në mënyrë normale. Për këtë kishte aplikuar 4 herë për leje kalimi, por të katërta herët ia kishin refuzuar. Mohamed mbeti pa fjalë nga gatishmëria e vajzës për të ndërmarrë këtë sakrificë dhe e kuptoi se që nga ai tunel i errët dhe i përbaltur Zoti po i sillte një thesar. Pas kësaj prove të madhe çifti jeton i bashkuar në një apartament shumë të varfër dhe cepi që çifti ndan ka vetëm një dyshek përtokë. Por ata nuk e vënë re varfërinë që i rrethon se janë ende të verbuar nga dashuria. Por historia e bukur vazhdon e dhimbshme, sepse këto kushte jashtëzakonisht të këqija ka të ngjarë që të vazhdojnë edhe për një kohë të papërcaktuar. Ata dhe të tjerët që ndodhen në rrethana të tilla janë viktimat e pafajshme të rivalitetit të brendshëm mes palestinezëve dhe konfliktit të tyre me hebrenjtë. E ardhmja duket e zymtë. Veç kësaj, problemet financiare të çiftit janë jashtëzakonisht të mëdha. Ata e nisën jetën e përbashkët me një borxh shumë të madh, prej 1500 dollarësh që Mohamed pagoi për kalimin e May. Të mendosh se djali arrin me zor që të fitojë vetëm 25 dollarë në muaj dhe këto të gjitha i shkojnë për ushqim. May nuk kishte iluzione kur la Ramallahun dhe erdhi të jetojë në këto kushte të vështira dhe e di që sfida e saj e madhe me dashurinë, vetëm sapo ka nisurâ¦.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23821. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23821