maxhorance nacional socialiste, dhune policore

komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

meqenese ra fjala

di ndonjeri ku ka perfunduar Namik Hoti?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: maxhorance nacional socialiste, dhune policore

dhe tani nga dhuna policore behet nje hap i madh perpara drejt dhunes se militanteve ndaj atyre qe "guzojne" te manifestojne kunder qeverise se berishes.

po policia?!

INDIFERENTE!!!!!!!!!

(manifestuesit e "mjaft" u sulmuan gjate nje proteste prane zogut te zi (tashme simbol i politikave hakmarrese) per mungesen e ujit (simbol i paaftesise e talljes me votuesin)
 

komino

Valoris scriptorum
Dhune militantesh

Ulzë, drejtori i HEC-it merr peng gazetarët e "Fiks Fare"

Ndërsa duhet të mendojë zgjidhje për krizën e dritave, ai dhunon gazetaren dhe operatorin e emisionit investigativ


Në mes të territ të 9 janarit, funksionarë të KESH-it janë shfaqur edhe si të fortë. Drejtori i Hidrocentralit të Ulzës, me një grup vartësish kanë ndaluar makinën e "Fiks Fare", duke kërcënuar dhe goditur fizikisht gazetaren dhe operatorin e këtij emisioni. Duke përfituar edhe nga errësira totale, e shkaktuar nga mungesa e dritave, makina me targë MT 0270 me sjellje prej bande, i ka zënë rrugën grupit të xhirimit, duke e sulmuar më pas me sharje rrugësh dhe përdorur dhunë. Gazetarët e "Fiks"-it janë sulmuar për shkak të detyrës së tyre, pasi në Ulzë ata po realizonin një temë rreth shkarkimeve politike të kryera nga drejtori i hidrocentralit, si dhe për errësirën në zonën rreth HEC-it të Ulzës. Ngjarja mund të kishte përfunduar shumë keq sikur të mos ndërhynin dy banorë të Ulzës.

Cubat e errësirës

Në mungesë të plotë të forcave të rendit, ata ndërhynë me forcë për të larguar bandën e drejtorit dhe më pas shoqëruan grupin e xhirimit, duke e nxjerrë jashtë rrezikut. Pas xhirimeve që grupi i "Fiks"-it ka realizuar në Ulzë, zonë e zhytur në errësirë, u kanë dalë përpara cubat e errësirës, të cilët u kanë bërë presion se përse kishin marrë guximin dhe t‘u tregonin njerëzve të vërtetën, që zona rreth e rrotull hidrocentralit vuante mungesën e energjisë elektrike. Sipas banorëve, edhe Ulzës i ndërpritet energjia elektrike 6-10 orë në ditë. E ndërsa të gjithë banorët e Ulzës ngrohen me dru zjarri, pasi dritat u vinë me orar shumë të kufizuar, drejtuesit e KESH-it në këtë vend ngrohen me kondicionerë. Fasada e ndërtesë së KESH-it në Ulzë është e mbushur me kondicionerë, që punojnë për të ngrohur zyrat. Çuditë vazhdojnë në këtë komunë. Dy punonjës të Hidrocentralit të Ulzës largohen nga puna, sepse ishin në listën e kandidatëve për kryetar komune të Ulzës nga opozita.

Hakmarrja politike

Liza Rica dhe Simon Gjergji, njëra arkëtare dhe tjetri furnitor në hidrocentral, morën urdhrin e largimit nga puna pa ndonjë arsye ligjore. Liza Rica, ish-arkëtare në ndërmarrjen e njësisë së tensionit të lartë, tregon para kamerës së "Fiks Fare" se, i është komunikuar gojarisht largimi nga puna, menjëherë pasi kishte kandiduar për kryetare komune nga Partia Socialiste. Ajo është e bindur se i është komunikuar ky urdhër, për shkak të bindjes së saj politike. Po kështu ka ndodhur edhe me ish-furnitorin e Hidrocentralit të Ulzës, Simon Gjergji, i cili më 27 dhjetor 2006 është thirrur nga shefja e burimeve njerëzore, e cila e ka lajmëruar që më 29 dhjetor 2006 do të bënte shkëputjen nga puna. "U paraqita dhe më tha se kam thyer disiplinën e punës. Unë jam thirrur për të kandiduar si kryetar komune nga PSD. Përderisa nuk marr vesh se përse është largimi, ditë pune të hequra në listë-prezencën nuk kam, përderisa thyerje të disiplinës në punë nuk kam, vërejtje nuk kam, mendoj se është për arsye politike", shpjegon i larguari tjetër nga puna, i cili humbi vendin e punës vetëm pse PSD mendoi ta vendoste si kandidaturë për postin e kryetarit të Komunës së Ulzës. I bindur, ai deklaron se po të kishte "një dokument anëtarësimi të Partisë Demokratike në xhep nuk do të më kishim larguar nga puna". Partitë politike, përfshirë edhe ato të opozitës, më 18 dhjetor të vitit të kaluar shpallën kandidatët e tyre për kryetar komune të Ulzës. Në këtë listë ishin edhe dy punonjësit e mësipërm, të cilët një javë pas shpalljes së kandidatëve, janë pushuar nga puna. Largimin e padrejtë nga puna të këtyre dy punonjësve të hidrocentralit të Ulzës e denoncoi në emisionin "Fiks Fare" deputeti i kësaj zone, Qemal Minxhozi. Ai vendosi t‘i drejtohej emisionit "Fiks Fare", pasi nuk mori asnjë përgjigje pozitive as nga drejtori i KESH-it, as nga ministri i Energjetikës. Të gjithë ngrinin supet përpara këtyre fakteve.



www.gazeta-shqip.com
 
Top