BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Futbollisti kolumbian, James Rodriguez, është votuar si mashkulli më seksi i vitit 2014, krahas paraqitjeve të tij heroike në Kampionatin Botëror dhe pas transferimit shumëmilionësh te Real Madridi.
Revista People En Espanol ia ka dhënë këtë titull 23-vjeçarit, i cili së fundmi ka lansuar edhe një brend të veshjeve të brendshme.

Gruaja e futbollistit, Daniela Ospina, ka thënë se krahas talentit dhe dukjes së mirë, ajo vlerëson personalitetin e James.
“Ai është një mashkull shumë atraktiv. Por, ajo që më pëlqen më së shumti është mënyra se si është, personaliteti i tij. Kjo është ajo që dua në të vërtetë”, ka theksuar Daniela.

Ky çmimi, padyshim që do ta bëjë Jamesin konkurrentin kryesor të Cristiano Ronaldos për reklama ndër futbollistët e Reali Madridit.

