Masakrohet muratori pas sherrit në lokal

Masakrohet muratori pas sherrit në lokal

Policia arreston autorin e dyshuar të krimit si dhe një bashkëpunëtor të tij, ndërsa bllokon një pistoletë.Pajtim Elezi, u gjet i pa jetë mëngjesin e djeshëm në Shkozë jo shumë larg banesës së tij.

Masakrohet me mjete të forta muratori nga Shkoza, pas një sherri me disa persona në një lokal.

Trupi tij gjendet i pajetë rreth orës 6.30 të mëngjesit në lagjen Shkozë të Tiranës, ndërsa policia e komisariatit nr.1, arreston autorin e dyshuar të krimit, një bashkëpunëtor të tij të akuzuarit dhe një tjetër që dyshohet se nuk ka kallëzuar krimin.

Shkak për grindjen dyshohet të ketë qenë gjendja e dehur e personave të cilët janë grindur në lokal për motive banale.

Pajtim Elezi, 37 vjeç nga Kukësi dhe banues prej disa vitesh në Shkozë, ka mbetur i vdekur në orët e vona të të hënës duke u gdhirë dita djeshme, pasi është goditur me dërrasë në kokë.

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar Fatjon Lekën, 18 vjeç, të dyshuar të ketë vrarë me sende të forta 37- vjeçarin. Trupi i pajetë i Elezit u gjet nga banorë të lagjes së Shkozës, dje në mëngjes, disa metra larg vendit ku mendohet të ketë pasur fillimisht një përleshje trup me trup mes viktimës dhe autorit dhe më pas vrasja e tij me sende të forta.

Autori i dyshuar i vrasjes së Pajtim Elezit është arrestuar disa orë pasi është gjetur trupi i viktimës, në rrugën “Aleksandër Moisiu” në afërsi të Freskut, efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Për këtë ngjarje është arrestuar edhe Altin Koldashi, 25 vjeç, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe dyshohet se ka ndihmuar autorin e krimit. Pas kontrollit të ushtruar në banesën e Koldashit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip automatik.

Nga të dhënat zyrtare të policisë mësohet se prezent në vendin e ngjarjes ka qenë dhe një person tjetër i njohur me emrin Refik Kurti, 34 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale të mos kallëzimit të krimit dhe do të ndiqet në gjendje të lirë.

Nga informacionet paraprake mësohet se debati midis viktimës dhe autorit të dyshuar të krimit ka ndodhur, kur të dy këto të fundit kanë qenë në gjendje të dehur. Sipas disa dëshmive të fqinjëve të Elezit, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së hënës, duke u gdhirë dita e martë.

Nga informacionet e Policisë së kryeqytetit, mësohet se motiv i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një grindje e çastit midis viktimës dhe të riut Fatjon Leka që është arrestuar, si personi që i ka shkaktuar vdekjen punëtorit të ndërtimit.

Në grindje e sipër, Leka mësohet se e ka qëlluar 37- vjeçarin me dërrasë në kokë disa herë, duke i shkaktuar plagë të rëndë.

Pasi Elezi është qëlluar disa herë dhe ka gjetur vdekjen nga dëmtimet e rënda në kokë, trupi i tij më pas është hedhur pranë një shtëpie, në lagjen ku edhe ky i fundit jetonte.

Pasi është konstatuar se Elezi kishte vdekur, banorët e shtëpisë ku ishte hedhur trupi kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet për atë çfarë kishte ndodhur. Trupi i viktimës është nisur më pas për në Institutin e Mjekësisë Ligjorë, ku edhe është kryer autopsia e tij për të mësuar shkaqet e vdekjes.

Personi që është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes, akuzohet për veprën penale të vrasjes me dashje, ndërkohë që blutë e kryeqytetit po punojnë për të hetuar motivet e sherrit, që më pas ka përfunduar në vrasjen e 37- vjeçarit Pajtim Elezi. Viktima jetonte në një banesë private në periferi të kryeqytetit me bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij, ndërkohë prej disa vitesh punonte si usta në ndërtimin e shtëpive.

3 persona janë marrë në ndjekje penale nga policia e Tiranës, pas ngjarjes së konstatuar mëngjesin e djeshëm nga Banorët e Shkozës. Një prej tyre akuzohet për vrasje, një si bashkëpunëtor dhe i fundit për moskallëzim krimi.

Të akuzuar

Fatjon Leka 18 vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes, arrestuar në flagrancë
Altin Koldashi, 25 vjeç, i dyshuar se ka ndihmuar autorin e vrasjes, arrestuar në flagrancë
Refik Kurti, 34 vjeç, dyshohet se nuk ka kallëzuar krimin. Hetohet në gjendje të lirë.(Shekulli)

tBZ_BZMAOfk

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/shoqeria/masakrohet-muratori-pas-sherrit-ne-lokal.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/shoqeria/masakrohet-muratori-pas-sherrit-ne-lokal.html

Top