Masakra, kapet babai i djemve ‘vrasës’

LAÇ - Një prej autorëve të masakrës së ndodhur më parë në Thumanë të Krujës, u arrestua mëngjesin e sotëm nga Policia e Laçit. Tre persona nga e njëjta familje u ekzekutuan me armë zjarri pas një sherri banal, ndërkohë që katër autorët e dyshuar nga e njëjta familje u arratisën pas krimit.
23534d1433746926-masakra-kapet-babai-i-djemve-vrass-asasasasa-jpg


Burime nga policia bëjnë me dije se, është arrestuar në qytetin e Laçit një nga anëtarët e familjes Kodra. Blutë e Laçit kanë vënë në pranga 56-vjeçarin Gurali Kodra.

Tre djemtë e Gurali Kodrës, Pëllumb, Daniel dhe Besnik Kodra janë shpallur në kërkim, si autorë të dyshuar për vrasjen e tre anëtarëve të familjes Çeku mbrëmjen e së premtes. 56-vjeçari i arrestuar do të pyetet lidhur me vrasjen e trefishtë dhe arratisjen e djemve të tij.

Një ditë më parë polica vuri 10 mijë euro shpërblim për personin që do të jepte informacion për vendndodhjen e autorëve të masakrës së Thumanës, ku humbi jetën 79*vjeçari Fran Çeku, djali i tij 44*vjeçar, Arben Çeku dhe nipi 20*vjeçar, Eno Rama.

/Shekulli
 

joetisti_

Locus omnem
Respekte per viktimat!
Eh, si nuk mbaruan kurre keto vrasjet. Mire te gjitha, por mund te jesh kalimtar dhe te te kape nje plumb i qelluar per ndonje tjeter.
Ku po vemi?
 
Top