Interpol ka publikuar në faqen e vet zyrtare foton, emrin dhe të dhënat e tjera për 22-vjeçarin Delin Hajdaraj i cili pak kohë më parë tronditi opinionin publik me vrasjen e trefishtë.
Në uebsajt jepen të gjitha tiparet e vrasësit dhe apelohet që kushdo që e ka parë të kontaktojë Interpol.
Delin Hajdaraj akuzohet për vrasjen e Sokol Isufajt, 34 vjeç nga Roskoveci i Fierit, Diana Ademit, 53 vjeçe, nga Vlora dhe 17-vjeçarit nga Përrenjasi, Serdi Bajlozi. Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 korrik të 2013 në zonën e Ujit të Ftohtë, në Vlorë pas një konflikti që Delia dhe miku i tij kishin pasur me disa djem fierakë. Të tria viktimat ishin rastësore dhe nuk kishin asnjë lidhje me konfliktin e tyre.