Masakra e Bllacës e vitit 1944

prespari

Primus registratum
Masakra e Bllacës e vitit 1944

E bënë krimin dhe deshën ta fshihnin


Rrahman SELMANI



16 nëntori i vitit 1944 e gjeti fshatin Bllacë nen tytat e pushkes se Brigades se gjashtembedhjete maqedonase. Prandaj kjo dite ne kujtesen e fshatareve te Bllaces ka lene vërrage te thella, ka diç te vecante.Ne kete dite u krye njera nga masakrat me te medha ne trojet e Maqedonise se ASNOM-it. Nga kjo mbledhje nuk kishin kaluar tre muaj te plote, kur Brigada e 16 maqedonase rrethoi fshatin Bllace, per ta vene ne shtetrrethim te plote,duke mos lene daljet e njerezve nga fshati. Ne çdo 50 metra ishin vendosur roje te armatosura, te cilat pengonin çdo levizje te njerezve. Brigada e 16 u fut ne fshat me 14 nentor te vitit 1944 dhe i njoftoi fshataret qe te mos frikësoheshin, se “nuk do t’u ndodhte asgjë” e kështu me radhë. Keto genjeshtra fshataret i kuptuan si te verteta, e si rezultat i kesaj mbeten ne fshat nje numer i konsideueshen i banoreve. Ne te njejten kohe kerkohej nga fshataret te pergatitnin ushqim per ushtaret, qe nga fshataret nuk mungoi, bile ne sasi te medha. Komanda e brigades se 16 u vendos ne shtepine e Aziz Lusjanit, prej nga koordinoheshin veprimet e tyre, si dhe ftoheshin personat qe ishin larguar nga fshati te ktheheshin sa me shpejte ne fshat, se perndryshe, nese nuk vepronin sipas urdhrit, fati i tyre nuk do te ishte i sigurt. Ne kete forme u mashtruan nje numer i konsiderueshem e bllacjaneve, te cilet rane ne kurthen e tradhtise se komandateve partizanë.

Brigada e 16 maqedonase qendroi ne Bllace tri dite. Por ne mengjesin e dites se trete urdherojne fshataret qe te mblidhen te xhamia e fshatit, duke i futur brenda te gjithe. Ketu dalin ne shesh premtimet e rreme te komandanteve te Brigades se 16 maqedonase. Pasi i fusin ne xhami te gjithe fshataret e tubuar, ua lidhin duart dhe ne te njejten kohe fillojne rrahjet, maltretimet, fyerjet nga me te ndytat. Personat e vendosur ne xhami i nxirrnin nje nga nje, ua lidhnin duart per t'i derguar ne kasaphanen e pergatitur me pare. Ashtu duarlidhur, i nisen rruges per te vendi i quajtur "Stanet e Toçit". Te lidhurit arrinin numrin prej 130- 140 pesonash te moshave te ndryshme, qe nga femijët, pleqte e të tjere. Ushtaret e brigades maqedonase filluan me vrasje te njerezve akoma pa arritur ne vendin "Stanet e Toçit". Vrasjet filluan ne fshat, kur ushtaret vrane plakun Sinan Luçi, te cilin pasi e vrasin atë, ia vënë zjarrin kasollës, duke e djegur edhe ate. Ne pragun e shtepise vriten edhe keta persona: Daut Fera, Zyber Koka, Life Tusha (grua plakë), Minah Shehi dhe nje nga lagjja Lusjani.

Gjate percjelljes se bllacjaneve per te vendi "Stanet e Toçit" u perdoren tortura te papara deri atehere. Me te arritur ne vendin e lartpermendur, dergojne nje pjese te tyre ne fshat, kinse per te marre apo për të dorezuar arme,kurse pjesen tjeter te fshatareve filluan t'i vrasin. Ata merrin nga tre-kater veta dhe i vendosnin para mitralozit, i cili villte vrer te

papare. Ploja te gjakut e pershkuan fushen e lagjes Toçi. Dëshmitarët rrëfejnë se partizanët e Brigadës së 16 maqedonase vrisnin kë arrinin. Në këtë vend mbetën të vdekur mbi 50 burra bllacjanë.Gjaku i tyre skuqi tokën arbërore. Për krimin e kryer nga pjesëtarët e kësaj brigade, dëshmojnë edhe varret e tyre, që ndodhen në të majtë të lagjes Toçi. Ato tregojnë për këtë ngjarje të kobshme, ku u vranë njerëz të pafajshëm. Këta njerëz mezi siguronin bukën e gojes për fëmijtë e tyre.Megjithatë, jeta e tyre pati një rrjedhë tjetër, të cilën fare nuk e kishin parashikuar.

E gjithë kjo që thamë më lart tregon se të ekzekutuarit ishin civilë, të paarmatosur, të cilët u morën direkt nga shtëpitë e tyre. Këtë fakt e forcon e dhëna, se në mesin e tyre kishte njerëz të shtyrë në moshë, gra të moshuara, që nuk arritën t'u iknin plumbave të ushtarëve. Në librat e amzës, ndërkaq, nuk figurojnë fare emrat e personave të ekzekutuar, që është dhe një fakt tjetër se si autorët e krimit deshën ta mbulojnë atë që kishin bërë.

Masakra e Bllacës ka edhe një episod të dytë, që zhvillohet menjëherë pasi kryhet episodi i parë, në të cilin gjetën vdekjen edhe mbi 50 burra dhe të rinj. Planet e Brigadës së 16 maqedonase ishin të përgatitura dhe nuk kishin të ndalur. Me të kryer ekzekutimin e mbi 50 burrave në vendin e quajtur "Stanet e Toçit", marrin pjesën tjetër të bllacjanëve që e kishin dërguar në fshat, të cilëve ua kishin lidhur duart dhe i nisin rruges qe shkon nga vendi Kodër e Epër. Para se te arrijne ne kete vend vrasin plakun 70-vjeçar Aziz Doçi, të birin i tij, Rizanë, i cili akoma nuk i kishte mbushur 14 pranevera te plota. Nuk kalon shume kohe kur nje grup kateranetaresh arrijne t'i zgjidhin duart dhe ikin nga kolona. Meqe nuk arriten t’i vrisnin te arratisurit, ata nxjerrin tre persona nga kolona dhe i pushkatojne ne vend. Ky ekzekutim u be ne shenje te hakmarrjes per ata qe arriten të shpetonin. Deshmitaret rrefejne se qe nga ky moment filluan rrahjet, maltretimet, sharjet, per ta arritur kulmin e egersise ne vendin "Dheu i Bardhe", kur filloi vala e dyte e vrasjes se bllacjaneve. Mllefin e tyre e zbrazën ne kete vend, qe ndodhet ne dalje te qytezes Elez Han. Ne kete vend vrasjet jane bere gjate rruges.Aty ku arrinin, ekzekutonin njerezit e pafajshem. Kjo mizori zgjati nje kohe te gjate, derisa nuk pushuan vrasjet. Te vendi Uji i Tharte u bene vrasjet e fundit te bllacjaneve. Vrasja eshte kryer aty nga mbremja, kurse brigada kishte vazhduar rrugen per ne Kaçanik, duke lene mbi 50 te vrare e te masakruar pergjate rruges magjistrale Shkup -Prishtine.

Vrasjet e bera nga forcat e Brigades se 16 maqedonase u bene ne emer te likuidimit te forcave te Ballit. Nese mund te jete pjesëtar i Ballit nje femije 14-vjeçar ose nje grua shtatëdhjetevjeçare dhe pleqte e moshave te ndryshme, ku shumica e tyre kishin kaluar te shtatedhjetat, nuk ka se si te komentohet ndryshe perveç se si nje krim. Faktet e dhëna ne kete rast tregojne qarte per synimet e erreta te krereve komunistë te asaj kohe. Ata qe kryen vrasjen e bllacjaneve me 16 nentor u kthyen prapë ne vendin e krimit, por ne kete rast kishin nje mision tjeter - fshehjen e krimit.Disa nga bashkefshataret deshmojne se persona të panjohur u kthyen ne vendin e ngjarjes dhe rrafshuan varret e të ekzekutuarëve.

Dëshira e kryerësve të krimit ishte që të humben gjurmët. Prandaj ata ndërmorën veprime të shumta që të pengojne zbardhjen e fatit të të vrarëve. Këtë gje ne mund ta argumentojme me te dhëna shumë te sakta. Në nje libër (tekst), ku përshkruhet historia e veprimit të brigadave maqedonase në Karadakun e Shkupit,fare nuk përmendet se në rajonon e fshatit Bllacë janë zhvilluar veprime luftarake. Vetvetiu shtrohet pyetja,si dhe pse u vranë apo vdiqën këta njerëz? Si mund të ndodh që për një ditë të vdesin 111 njerëz? Mos, vallë, ra ndonjë murtajë, e cila shkaktoi vdekjen e këtyre njerëzve? Mund te besohet nje gjë e tille,që edhe varrimi i tyre te bëhej në mënyre te tillë, ne dy vende ,që janë larg njëri tjetrit disa kilometra.Edhe më e pabesueshme do të jetë fakti, se ata njerëz vdiqën në të njëjtën ditë dhe nga e njëjta “sëmundje”.

Për ngjarjet e 16 nëntorit te vitit 1944, kur ne Bllacë u vranë 111 veta,do te ketë reagime edhe nga komunistët shqiptarë të Kosovës, siç ështe rasti i reagimit të komunistes shqiptare Melihate Hoxhiq-Deda. “Të dhënat burimore tregojnë se komandantë të reparteve jugosllave (nënkupto, edhe maqedonase), kishin direktiva të fshehta që të vrisnin së paku 50 për qind të popullsisë shqiptare. Kundër një planifikimi të tillë tmerri reagoi veprimtarja komuniste dhe antifashiste, Melihate Hoxhiç-Deda. Ky reagim ishte si pasoje e vrasjes së 128 shqiptarëve në Bllacë të Kaçanikut më 16 dhe 17 nëntor te vitit 1944” (Marrë nga teksti i dr.Muhamet Pirrakut “Ripushtimi jugosllav i Kosovës-1945”).

Kjo dhe të gjithë te dhënat të tjera, dëshmitë e personave që i shpëtuan masakrës (28 veta), e bëjnë të qartë vetëm një gjë-se këta njerëz u vranë nga forcat partizane - çetnike të zonës së Karadakut të Shkupit, nën udhëheqjen e komandantëve të tyre Dushko Terziovski dhe Nikodin Urdareviq, të cilët në një rast zhvillojnë një dialog të këtillë: ”Druzhe komandante, shta se tiçe meni, dosta si ubio!”(“Shoku komandant, sa më takon mua, mjaft ke vrarë!”), i thotë Nikodini Dushkos. Ai i përgjigjet kështu: ”Sve za tebe sam ubio, bre majku ti jebem”(Të gjithë për ty i vrava, bre të ****** nënën”). . Këta dy qenë komandantët e forcave ushtarake, të cilat kryen krimin me 16 nëntor. Nikodini qe udhëheqës i forcave çetnike në Malin e Zi të Shkupit, kurse Dushko ishte komandant i forcave partizane në këtë rajon. Ky është një fakt tjetër i bashkëpunimit të forcave partizane dhe çetnike në rastin e vrasjes se 111 bllacjanëve me 16 nëntor të vitit 1944 dhe se krimi ështe bërë nga këta dhe askush tjetër. Dhashtë Zoti që të tilla raste mos të ketë.
 

Renea88

Primus registratum
Re: Masakra e Bllacës e vitit 1944

ka ardh koha qe magjypve te maqedonise tu jepet pergjigja njehere e mire
 
Top