Masakër në Itali, shqiptari vret mbesën, kunatën e motrën e saj

Masakër në Itali, shqiptari vret mbesën, kunatën e motrën e saj

PAVIA- Tragjedi në një familje shqiptare në Itali. Një vajzë 3-vjeçe, e ëma e saj dhe tezja janë vrarë me thikë. Sipas mediave italiane viktimat janë, Rina Melyshi, 24-vjeç, vajza e saj 3-vjeç dhe tezja( motra e 24-vjecares) Ornela Ndoj, 19-vjec. Autor i ngjarjes dyshohet se është xhaxhai i vajzës, Alfred Melyshi, 24-vjec,i cili pasi ka lënë të vdekura tre femrat e familjes ka tentuar të vrasë edhe veten me të njëjtën thikë.</p>


Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pavia të Italisë, në një apartament që mendohet se është banesa e viktimave. Ka qenë vetë burri, i cili ka pohuar krimin e rëndë para karabinierëve, teksa është transportuar për në spital. “I vrava unë”- citojnë mediat italiane të ketë thënë ai për policinë. Ende nuk bëhen të qarta motivet e masakrës brenda familjes shqiptare.</p>


Sipas mediave italiane, referuar policisë fillimisht u dyshua për larje hesapesh nga një tjetër familje shqiptare, rivale me të parën. Kjo, pasi një natë më parë janë dëgjuar të shtëna pistolete në drjetim të apartamentit në fjalë dhe autorë u dyshuan dy shqiptarë rreth të 30-ave. Por hetimet, nxorrën në dritë tjetër pistë.
Më pas u tha se autor ishte i ati, por u verifikua se i ati, Anton Melyshi, 30-vjec dhe me profesion murator ka qene jashte baneses ne kohen e masakres, me femijen tjeter. Aktualisht, citojne mediat italiane ai eshte ne efektin e qetesuesve pasi eshte i shokuar.(Shekulli)</p>
0qpgurwTkL8

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25210. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25210
 
Top