Masa: E paimagjinueshme që kam shpëtuar!
Piloti brazilian i Ferrarit është rikthyer tashmë, për të rigjetur ritmin e mëparshëm dhe ndoshta për të zhvilluar garën e fundit

Ishte ora 04:30, kur një nga punonjësit e Ferrarit u nis nga Maranelo për në aeroportin e “Malpensas” për të marrë “djalin e mirë” që quhet Felipe Masa. Avioni, që solli nga San Paolo pilotin brazilian, mbërriti në orën 07:52. Një tutë gri, xhinse dhe syze të errëta ishte veshja e tij.

Piloti brazilian ishte i shoqëruar nga përgatitësi atletik, Vanderlei Pereira. Fytyra e tij tashmë është ajo e një personi të mirë si më parë edhe syri i majtë nuk është më i fryrë dhe është i hapur plotësisht. Rikuperimi pas aksidentit që pësoi më 25 korrik në Hungarorinjg, vazhdon me hapa të kënaqshëm.

Gjithsesi, fillimi nuk ishte ndër më të mirët. Sapo e sheh shoferi i një autobuzi në aeroport e përshëndet: “Hej Barrikelo si je?” Masa fillon të qeshë: “Vërtet më ngatërruat me Rubensin?

Atëherë Felipe, po përfundojnë këto pushime të zgjatura dhe të detyruara?
Për fat të mirë po. Tashmë duhet t’i rikthehem punës. Jam i emocionuar dhe pres me padurim që të rikthehem si isha.

Çfarë programi keni për këto ditë?

Do të merrem menjëherë me simulatorin. Ndihem mirë, pasi zhvillova edhe një garë me makinat kart. Mund të filloj të pilotoj një makinë të vjetër me gomat e kategorisë Grand Prix 2. Nuk do të jetë shumë e ndryshme nga makinat aktuale të Formulës 1, por për momentin mua më duhet të zhvilloj disa xhiro dhe kaq.

Mund të riktheheni për Çmimin e Madh të Brazilit që do të zhvillohet pas dy javësh?

Do të ishte një synim shumë i shpejtë dhe ndoshta i tepruar. Për garën e fundit të këtij sezoni që do të zhvillohet në Abhu Dhabi, të shohim. Do të na duhet autorizimi i FIA-s për këtë gjë. Çdo gjë do të varet nga rezultatet e këtyre testimeve.

Përpara rreth dy muajsh ishit në gjendje kome. Rrezikuat shumë?

Do të ishte e gabuar nëse do të nxitonim. Sigurisht, pres me padurim që të rikthehem, por kjo gjë duhet të bëhet në momentin e duhur, kur unë të ndihem në formë. Pikërisht, këtë gjë po përpiqem të bëj tani, të kuptoj se kur do të arrij 100% e formës sime.
Kejzi Stoner në botërorin e motoçiklizmit në kategorinë Moto GP, qëndroi larg pistave për rreth 2 muaj dhe menjëherë pas rikthimit arriti të ngjitej në podium. Sigurisht, ai u shkëput nga garat për arsye të tjera, por tregoi se pavarësisht pushimeve nuk e humbi ritmin…

Më kujtohet shumë mirë se si pilotohet. Shqetëpsimi im nuk është që të arrij menjëherë te kohët më të mira, por të rikthehem në pistë. Gjithsesi, për të arritur synime më duhet gjithmonë një makinë e mirë dhe një konfigurim i saktë i saj. Besoj se Stoner do të ketë pasur një motor shumë të mirë.

Kur e rishihni atë që ju ndodhi, mendoni: Sa i pafat apo më mirë me kaq?
Dëmet mund të ishin shumë më të rëndë, duke parë se si jam tani nuk kam dyshime, kam pasur shumë fat. E kam riparë shpesh atë aksident në televizor dhe kam parë fotot e mia me syrin e dëmtuar menjëherë pas aksidentit. Janë imazhe befasuese, por unë kisha një gjumë të thellë e nuk ndjeja asgjë.

Kush do ta fitojë titullin e këtij sezoni?

Duket se do të jetë Xhenson Baton kampioni. Gjysma e dytë e një kampionati botëror është gjithmonë shumë më e luftuar dhe me më shumë rivalë se pjesa e parë. Pra është një pjesë më e bukur.

Pak ditë më parë u takuat me Nelsinjo Pike në pistat e Formula Kart. Për çfarë biseduat?

Më kërkoi falje. Prej kohësh i kisha thënë se ai aksident ishte i stimuluar, por gjithmonë që e bisedonim ai e kishte mohuar.

Çfarë mendoni për kalimin e Fernando Alonsos te Ferrari?

Është një pilot shumë i mirë. Do të kombinojmë besoj si dyshe pilotësh dhe shpresoj që ta mbyllë sezonin e ardhshëm përpara tij.

Përpara se të nisej për në Maranelo, në sfond dëgjohet sërish zëri i shoferit të autobusit: “ç’kemi Masa! Më fal për përshëndetjen e mëparshme.” Duke e falur, Masa vazhdon rrugën për te “shtëpia e tij” më i qetë.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23630. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23630