Martesa, dilemë konceptuale apo seksuale ?

Martesa, dilemë konceptuale apo seksuale ?

Gezim-Tushi.jpg
Nga Gëzim Tushi –
Pavarësisht dëshirave të tepëruara dhe optikës sociologjizante me të cilën tradicionalisht ne e kemi vlerësuar në kulturën e qytetërimit tonë martesën, duket se gjërat që determinojnë mbajtjen e saj kanë pësuar ndryshime që duhen vlerësuar me seriozisht. Më duket se nuk është koherente dhe nuk kemi as kohë për për të këmbëngulur në trajtimin e problemeve të martesës duke u nisur nga parimet e ngurta të dogmatizmit moral dhe sociologjik, duke e trajtuar realitetin e vërtetë të martesës, problemet e brendëshme dhe krizën e saj me ambalazhe të bazuara në koncepte tëe hipertrofizuar. Ndoshta nga që jemi ende shoqëri në kapërxyell, nga që ende janë të fortë skrupujt e shoqërisë tradicionale, vazhdojmë të arsyetojmë për problemet e martesës, jo duke u nisur nga ndryshimet e mëdha sociale, ontologjike dhe bioseksuale. Kur flasim për martesën më shumë merremi me logjikën e të dhëshiruarës dhe jo me analizën e realitetit të ndryshuar, që cdo ditë e më shumë ka ndikime të forta për përmirësimin por dhe përkëqësimin në të njëjtën kohë, të relacionit dhe destinacionit të saj në shoqërinë tonë. Personalisht mendoj se ka ardhur koha, që jo vetëm të shikojmë anën sociale të relacionit martesor, e cila mbetet një nga funksionet kryesore, por të vlerësojmë edhe anën tjetër, që ka të bëjë me relacionet biologjike, shpirtërore dhe vecanërisht seksuale, të cilat në kohën tonë duke qënë cështje e jetës intime, është në të njëjtën kohë një nga komponentët fondamentalë që përcakton ndarjes midis krizës, divorcit, ekzistencës apo qëndrueshmërisë së saj.
Duke analizuar situatën sociale të institucionit të martesës në Shqipëri, nuk ka dyshim që ajo jo vetëm nuk është mirë, por me sa duket ajo sot është e përmbytur me histori martesash të dështuara, të prishura, të destruktuara na konfliktet martesore, nga që martesa është duke u sulmuar frontalisht nga divorci, xhelozia, dyshimet, madje edhe nga krime të shëmtuara, shumica e të cilave kanë një bazament të thellë në relacionin seksual, në relacionet shumë të ngatërruara të seksualitetit brenda dhe jashtëmartesor. Martesa  me sa duket momentalisht, është duke e theksuar dukshëm anën tjetër dikur të neglizhuar të të këtij relacioni intim. Në se duam të ndikojmë pozitivisht në këtë plagë sociale, nuk mjaftojnë teorimet sociologjizante që e trajtojnë atë si një nga institucionet e shoqërisë, duke neglizhuar një aspect të vecantë të saj, që ky institucion qëndron i lidhur në shumë fije delicate sociale dhe sekuale, të cilat e kanë bërë martesën, një relacion që sipas mendimit tim, tani duket se i ka kthyer shpinën anës sociale dhe i ka dhënë prioritet anës seksuale, estetike, atraksionit seksual. Nuk ka dyshim që martesa do të bëhet akoma më shumë një relacion më shumë intim se sa shoqëror. Nuk mund të jemi më aq shumë sociologjizantë, sa që këtë lidhje intime të ciftit të mbivlerësojmë anën sociale dhe të nihilojmë anën dhe vlerën e lidhjes seksuale të partnerëve. Kështu duhet kuptuar fakti që në këtë shoqëri moderne dhe të individualizuar, dimensioni i seksualitetit në lidhjen martesore ka marrë një peshë absolutisht sui generis ndikuese në jetëgjatësinë e saj. Atraksioni seksual nuk është më një cështje anësore e martesës, por një relacion esencial që ka peshë dhe duhet vlerësuar, në se duam të ruajmë privacinë dhe jetëgjatësinë ekzistente të saj. Ne për shkaqe që dihen nuk e kemi parrë kurrë martesën nga kjo anë.
Këtë pamje të saj e kemi patur të errët. Tani jetojmë në kohë të reja. Kjo do të thotë se tani jetojmë në kohën e duhur kur njeriu në dashuri dhe në suazën e martesës jeton jetën personale, sipas parimeve të veta, duke abstraguar nga realiteti dhe parimet morale që e rrethojnë. Filozofja e shquar Hannah Arendt, ka theksuar në mënyrë të prerë dallimin midis natyrës sociale të veprimtarisë publike të njeriut, që dallon nga parimet e dashurisë si ndjenjë bipolare dhe krijuese e martetesës si institucion intim. Megjithë determinimin social që kanë relacionet e dashurisë dhe martesës, në thelb ato mbeten me natyrë të vecantë, sepse ato duke qënë relacione tejet intime të ciftit, janë në të njëjtën kohë të huaja ndaj shoqërisë dhe botës. Për sociologjinë moderne dashuria dhe martesa konsiderohen si relacionë që në thelbin e tyre janë antipolitike. Forma e shëmtuar e martesës patriarkale, e martesës me fondament të zgjeruar social, që merr parasysh dhe mbivlerëson pëlqimin e shoqërisë, në kohën tonë është e papranueshme, madje shumë e shëmtuar.
Megjithatë si shoqëri nuk mund të jemi të qetë që momentalisht ka një kaos konceptual dhe social për raportin seksual në periudhën e martesës dhe beqarisë, ka prirje për konfuzione kontekstuale të martesës si lidhje sekuale e ciftit me kurorë dhe ekzistencës në të njëjtën kohë e lirisë seksuale shumëformëshe të periudhës paramartesore, të marrëdhënieve seksuale të mbyllura që determinon martesa tradicionale, si një relacion seksualisht hermetik brenda ciftit. Kjo do të thotë se duhet punë, por jo banale, demagogjike dhe sociologjizante në mënyrë që të ndikojmë tek  të rinjtë, që të kuptojnë përgjegjësinë e martesës si relacion social, shpirtëror dhe seksual, i cili shfaqet dhe është krejt i ndryshëm nga periudha idilike e kënaqësive të beqarisë, e cila tashmë gradualisht është bërë kohë e nevojshme, për të plotësuar një sasi të kënaqësive paramartesore, të përmbushjes së dëshirave natyrore, mbase dhe ekzibicionale.
Kjo periudhë e lirisë paramartesore dikur e paimagjinueshme për shoqërinë tonë, duket se ka filluar të bëhet një realitet i dytë i licencimit të seksualitetit paramartesor, që po ndikon përditë e me më shumë këmbëngulje që që edhe shoqëria jonë të bëhet moderne me moral seksual të liberalizuar (jo në kuptimin banal, incestual dhe prostituiv). Problemi që është në diskutim nga të rinjtë tanë, është në se kjo periudhë e lirisë paramartesore ka kufij të qytetëruar, apo është tejet dhe pafundësisht e liberalizuar. Padyshim me sa duket edhe në kushtet e modernitetit dhe të liberalizimit seksual, në cdo shoqëri normale kjo periudhë natyrisht ka një limit social dhe personal i cili doemos që duhet të  ndërpritet dhunshëm nga martesa. Në se martesën e konsideron vetëm në aspektin e atraksionit seksual të ciftit, apo si një relacion që zgjidh problemet e tundimit dhe kënaqësisë seksuale, perceptimi është i gabuar, sepse martesa nuk është më aq e fortë në fondamentin e vet seksual, për njerëz seksualisht të obseduar, që e mendojnë atë si relacion që ka mundësi të zgjidh hallet dhe përjetimet e turbullta seksuale paramartesore.
Edhe herë të tjera e kam thënë dhe kam bërë debat me parizantët e martesës sociologjizante, që mbivlerësojnë këtë relacion shoqëror përtej të vërtetës, që neglizhojnë bazën dhe vlerësimin e relacioneve seksuale të ciftit brenda martesor.
Problemet e mirëqënies seksuale në martesë janë bërë shumë të rëndësishëm dhe pavarësisht elementëve rastësorë, brishtësia, magjia dhe rreziqet e neveritjes së seksualitetit martesor  është bërë cështje fundamentale, që nuk mund të neglizhohet në këtë jetë moderne, që qejfin e ka komponent të rëndësishëm. Mirëqënia seksuale nuk është element anësor, por shumë i rëndësishëm madje thelbësor për relacionin e martesës. Seksualiteti në kohën moderne duam apo nuk duam ne, janë apo nuk janë dakord moralistët, fetarët apo kushdo tjetër është bërë një cështje ekzistenciale për qëndrueshmërinë e saj. Padyshim nuk mund të neglizhojmë edhe komponentët e tjerë ekstasekualë, që ndikojnë në jetëgjatësinë e martesës dhe shmangien e konfliktualitetit brenda saj.
Në kohën moderne edhe mirëqënia seksuale është pjesë e rëndësishme për të patur një martesë të sukseshme. Madje nga sa ka qënë e mundur të analizoj shkaqet e lidhjeve jashtëmartesore, duket se ata që fu
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24032. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24032
 
Top