Marsianet?

Marsianet?

Marsianet? shaka apo revolucion?

Time zero apo ndonje kinez i cili ka bere nje foto nga PC-ja dhe e ka publikuar para 4 viteve kohe e cila u gjet nga NASA kjo foto, u publikua keto dite nga nje faqe kineze me pretendimin se ka nje forme jete te ngjashme me karakteristikat e njeriut, NASA nuk e pergenjeshtroj por pranoj se e kishte kapur para 4 vjetesh kete foto, shkenctaret jane te ndare ne mes disa skeptike disa se pranojne fare.

Ju si mendoni?

08012410.jpg



31996810.jpg
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Marsianet?

ku e shikon bukurine? kjo tregon se zoti njerezor veshtire te ekzistoj dhe se ne kemi fqinje te afert(mbase dhe te rrezikshem), se zakonisht thuhet se nuk jemi vetem por eshte e pamundur te takohemi pasi largesia eshte shume e madhe.

Une dyshoj per faktin pse te dali tani ne 2008 tek pull se ne Mars ka forma jetese, ne nje planet nga me te njohurit, duhet te kishte ndonje dyshim me perpara por asnje dyshim mesa di une, une se besoj se eshte me te vertete revolucion qe do ndryshonte cdo gje nese vertetohej
 

antip

Primus registratum
Re: Marsianet?

Mua me duket si nje shkemb qe e ka skalitur era ne trajte humanoide. Fenomen i zakonshem qe ndodh dhe ne Toke... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Marsianet?

Njeriu në Mars". Projekti sekret, si do bëhet i banueshëm

Pamjet e jashtëzakonshme të “njeriut” në Mars shkaktuan zhurmë të madhe të përzier me kuriozitetin në lidhje me jetën në planetin e kuq. Por mes faktit të diskutuar, nëse ekzistojnë forma jete apo jo në Mars, shkencëtarët mendojnë se diçka mund të bëhet.
Të ndryshohen kushtet atmosferike të planetit të kuq për ta bërë atë të jetueshëm nga njerëzit. Por jo të gjithë shkencëtarët janë dakord me këtë. Ka nga ata që e kundërshtojnë këtë mundësi me teorinë se nuk mund të ndërhyhet aq shumë në natyrë, e ka dhe nga ata që mezi presin të krijojnë habitate të tjera për njerëzit e tokës.
Fotoja e “njeriut” në Mars

Në foton që u kap nga sondat e NASA-s në Mars shfaqej një objekt që në pamje të parë ngjante si njeri i ulur mbi një masiv shkëmbor. Ndërkohë, NASA para dy ditësh deklaroi se objekti në foto është shkëmb, i cili ka marrë një formë të tillë nga era. Por mediat e huaja dhe personat e ndryshëm, të pasionuar pas hapësirës apo thjesht kuriozë për atë që fshihet atje lart, nuk mund ta lënë këtë histori të kalojë aq lehtë pa spekuluar në mënyra nga më të ndryshmet në lidhje me statusin e objektit të çuditshëm që shfaqet në foto.

Shndërrimi i Marsit në planet të banueshëm

Shndërrimi i Marsit në një planet të banueshëm është një proces hipotetik, me anë të të cilit do të ndryshohet klima e planetit për të zhvilluar aty jetën dhe mundësinë e kolonizimit të sigurt. Arsyeja pse një grup shkencëtarësh argumentojnë se Marsi mund të bëhet i banueshëm, është sepse mendohet se dikur ky planet ka pasur afërsisht mjedis të njëjtë me tokën, veçse me atmosferë më të trashë dhe ujë me tepri, i cili është shuar me kalimin e qindra miliona viteve. Mekanizmi i saktë, përgjegjës për humbjen e ujit, nuk është akoma i qartë, pavarësisht alternativave të shumta të sugjeruara nga shkencëtarët. Ka shumë gjasa që graviteti i ulët i Marsit të jetë një prej këtyre faktorëve. Mungesa e pllakës tektonike në këtë planet është gjithashtu një arsye tjetër, pasi pengon riciklimin e gazeve të bllokuara në sedimente. Mungesa e magnetosferës përreth Marsit mund të ketë lejuar erën diellore të kontribuojë në erozionin atmosferik, megjithëse ky efekt është i pranishëm dhe në Venus. Mungesa e fushës magnetike dhe aktivitetit gjeologjik mund të jenë rezultat i masës së vogël të Marsit, e cila bën të mundur që sipërfaqja të ftohet shumë më shpejt se ajo e tokës. Pavarësisht të gjithë këtyre faktorëve, shndërrimi i Marsit në vend të banueshëm nga njeriu do të kërkonte dy ndryshime ndërlidhur me njëri-tjetrin: Ndërtimin e atmosferës dhe ngrohjen e saj.

Shtimi artificial i nxehtësisë

Një mundësi se si mund të rritet në mënyrë artificiale nxehtësia në Mars është instalimi në orbitën përreth marsit i pasqyrave të përbëra prej filmash “PET” alumi të trashë. Kjo do të rriste përthithjen e rrezeve të diellit që mbërrijnë në planet. Gjithashtu, kjo do të rriste automatikisht temperaturën e sipërfaqes së Marsit. Sidoqoftë, ka dhe një mënyrë tjetër që konsiderohet më efikase, një mënyrë tjetër e ngrohjes artificiale. Ajo konsiston në ndërtimin e disa pasqyrave më të vogla për ngritjen lart të dioksidit të karbonit në akullnajat polare për të rritur efektin “serë” të planetit. Disa shkencëtarë mendojnë se pas disa milionave vite, dielli do të lëshojë shumë nxehtësi duke mos lejuar zhvillimin e jetës në tokë. Si rezultat Marsi do të ngrohet në mënyrë të natyrshme, duke e bërë shndërrimin e tij në planet të banueshëm më të lehtë. Kështu Marsi do të bëhej një shtëpi alternative për jetën e ndjeshme të njerëzve nëse toka do të bëhej e pabanueshme.

Ndërtimi i atmosferës

Duke qenë se amoniaku është një gaz i fuqishëm i efektit “serë” dhe ka shumë mundësi që natyra të ketë depozita të mëdha të tij në formë të ngrirë apo nëpërmjet trupave qiellorë siç janë asteroidet, atëherë është e mundur që ai të zhvendoset nëpërmjet raketave termale bërthamore drejt atmosferës së Marsit. Amoniaku është i pasur në nitrogjen dhe mund të zgjidhë dhe problemin e gazit zbutës në atmosferë. Sidoqoftë, impakti i një komete në sipërfaqen e planetit të kuq mund të ketë pasoja shkatërruese. Por nevoja e gazit zbutës është sfida më e madhe me të cilën do të përballej çdo ndërtues potencial i një atmosfere. Në tokë, nitrogjeni është kompenenti primar i atmosferës me 77 për qind. Importimi i hidrogjenit gjithashtu është një mundësi për ndërtimin atmosferik dhe hidrosferik të Marsit. Në varësi të nivelit të dioksidit të karbonit në atmosferë, importimi dhe reaksioni i hidrogjenit do të prodhonte nxehtësi dhe ujë. Uji dhe nxehtësia në ambient janë kyçi për shndërrimin e një bote të ftohtë në një vend të banueshëm me kushte atmosferike si të tokës. Por shndërrimi i atmosferës së Marsit mund të jetë efikas vetëm nëse përmban përzierjen e duhur të gazeve. Arritja e një përzierje të përshtatshme të oksigjenit, dioksidit të karbonit, avullit e gazeve të tjera ose mund të shkaktojë përpunimin e menjëhershëm të atmosferës, ose mund ta ndryshojë atë nëpërmjet mjeteve të tjera si botës bimore dhe organizmave të tjera. Ka jo pak debate shkencore në lidhje me faktin nëse Marsi mund të kthehet apo jo në tokë të banueshme dhe se sa e qëndrueshme do të ishte klima. Ekziston mundësia që dhjetëra ose qindra miliona vite, Marsi të humbasë sërish pjesën më të madhe të ujit dhe të atmosferës si rezultat i atyre faktorëve që e kanë çuar në pikërisht në gjendjen aktuale, në të cilën ndodhet. Sidoqoftë, në hipotezat dhe sugjerimet shkencore nuk është Marsi i vetmi planet apo trup hapësinor, i cili merret në konsideratë për t’u kthyer në tokë të banueshme. Shkencëtarët kanë marrë parasysh një sërë arsyesh për zhvillimin e jetës njerëzore, në rast se planeti ynë do të bëhej i pabanueshëm një ditë. Kjo mund të ndodhë në qindra milionë vite, por duhet thënë se njerëzit gjithnjë e më shumë po afrohen me hapësirën dhe industritë më të reja i kanë kthyer sytë pikërisht nga hapësira, së fundmi duke krijuar turizmin hapësinor.

“Virgin Galactic” prezanton anijen kozmike turistike

Miliarderi Richard Branson ka prezantuar këtë javë modelin e anijes kozmike, me të cilën ai synon të çojë turistë në hapësirë. Branson, i cili është president i kompanisë “Virgin Galactic” planifikon ta kthejë turizmin hapësinor në një proces periodik dhe të krejtësisht të zakonshëm duke filluar prej vitit të ardhshëm. Kompania “Virgin Galactic” kërkon 200 mijë dollarë nga çdo turist për një udhëtim të shkurtër në hapësirë. Testet për fluturimet do të fillojnë që këtë vit. “Ne duam që të krijojmë një situatë të tillë, ku qindra mijëra njerëz, të cilët duan të përjetojnë udhëtimin në hapësirë të mund të kenë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë. Edhe pse dollari s’ka shumë vlerë kohët e fundit, shifra 200 mijë dollarë është gjithsesi shumë e lartë për pjesën më të madhe të njerëzve. Por unë shpresoj se brenda pesë viteve, pasi aktiviteti të ketë filluar, çmimet të mund të ulen në mënyrë dramatike”, është shprehur Richard Branson. Deri tani, të paktën 200 persona kanë prenotuar pranë “Virgin Galactic”, pjesë e kompanisë “Virgin Group PLC”, e cila përfshin linja ajrore, pushime dhe sektorë të tjerë. Prenotimet për udhëtimet e ardhshme hapësinore kanë bërë që kjo kompani të arkëtojë 30 milionë dollarë. Pasagjerët, të cilët qëndrojnë në listë për udhëtimin në orbitë, përfshijnë fizikanin Stephen Haëking, aktoren, Victoria Principal dhe stilistin, Philippe Starck. “Virgin Galactic” ka testuar 80 nga turistët hapësinorë, të cilët kanë një kontratë paraprake për t’u njohur me kushtet e tyre fizike dhe aftësitë për të përballuar udhëtimin. Nga këto 80 persona, ku përfshihej dhe shkencëtari James Lovelock, 80 vjeç dhe shumë njerëz të cilët kanë kaluar operacione të zemrës, vetëm dy prej tyre nuk arritën ta përballojnë testin. “Virgin Galactic” nuk është kompania e vetme që po lëvron turizmin hapësinor. Mund të thuhet se janë me dhjetëra ato që shohin tek kjo industri një fitim potencial. Një prej tyre është dhe “Space Adventure”, e cila ka në projekt për të ngritur një kompleks gjigand në Emiratet e Bashkuara. Kompania “Space Adventure” fillimisht bëri emër pasi dërgoi në hapësirë milionerin amerikan Dennis Tito në vitin 2001. Që prej asaj kohe, dy turistë jashtëzakonisht të pasur kanë bërë udhëtime të njëjta. Bëhet fjalë për afrikano – jugorin, Mark Shuttleworth i cili e kreu udhëtimin e tij në vitin 2002 dhe për biznesmin amerikan Greg Olsen që kreu vitin e kaluar udhëtimin hapësinor prej 20 milionë dollarësh.

Jeta në hapësirë

Gati çdo astronaut përjeton një tip sëmundje hapësire, të shkaktuar nga informacioni konfuzes që arrin në veshët e tyre të brendshëm. Përveç të përzierave, simptomat përfshijnë dhimbje koke dhe vështirësi në ecje me gjymtyrë. Pak a shumë si dita e parë e shkollës.

Këto janë shqetësimet më të pakta. Në gjendjen pa peshë, lëngjet rrjedhin për lart, duke shkaktuar bllokime të hundës dhe fytyrë të fryrë; kockat humbasin kalcium, duke formuar kështu gurët në veshka. Sëmundje tjetër është edhe atrofia e muskujve, gjë që ngadalëson zorrët dhe tkurr zemrën.

Nëse ekspozoheni në vakumin e hapësirës pa kostumin e përshtatshëm, mos e mbani frymën. Presioni i papritur mund t’jua këpucë mushkëritë.

Përveç kësaj, uji në gjuhë, në hundë dhe në sy do të gufonte. Kjo ka ndodhur në vitin 1965, kur një kostum hapësire u gris gjatë eksperimentit dhe ai që e provonte u ekspozua ndaj vakumit për 15 sekonda.

Ndryshe nga ajo që kemi parë në Hollivud, ju nuk do të shpërthenit. Mungesa e oksigjenit në gjak është ajo që do t’ju vriste, por për këtë do të duheshin dy minuta.

Sistemet e ajrimit në anijet kozmike dhe Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës thithin gjithçka që pluskon në hapësirë.

Banja e anijes kozmike kërkon që astronautët të pozicionohen me saktësi në qendër të ndenjëses. Para se të nisen në hapësirë, secili prej tyre bën prova të panumërta si ta pozicionojnë veten.

Astronautët e kthyer raportojnë vështirësi ekstreme në lëvizjen e krahëve dhe këmbëve pasi prekin tokën; për këtë arsye e quajnë uljen në tokë “lindja e dytë”.

Disa kozmonautë që kanë qëndruar për një kohë të gjatë në hapësirë raportojnë se gjëja më e vështirë me të cilën duhet të mësohen në Tokë është se kur i lëshojnë objektet, ato bien.

Blendina Cara : Gazeta TiranaObserver
 
Top