Marseille, tani të gjithë qajnë për largimin e Canës

Marseille, tani të gjithë qajnë për largimin e Canës

Marseja e Deshamps ndodhet ne vendin e peste ne France. Tifozët e të vetmit klub transalpin që ka mundur të fitojë Ligën e Kampioneve në forumet e tyre kanë nxjerrë edhe shkakun e kësaj serie negative
Humbja me Monakon në javën e 8-të të kampionatit francez e ka vendosur në një pozitë të vështirë trajnerin e Olimpikut të Marsejës, Didier Deshamps, pikërisht arkitektit të largimit të Lorik Cana nga klubi marsejez. </p>


Tifozët e të vetmit klub transalpin që ka mundur të fitojë Ligën e Kampioneve në forumet e tyre kanë nxjerrë edhe shkakun e kësaj serie negative. </p>


Skuadrës së DD-së (Didier Deshamps) i mungon një lojtar si Lorik Cana, ish-kapiteni i ketij ekipi, e që ishte shpirti i kësaj skuadre dhe arrinte ti bashkonte futbollistët dhe ti bënte një trup të vetëm dhe ti jepte agresivitetin e një skuadre të madhe e të frikshme. </p>


Ka pasur në dramë në këtë sezon (për Marsejën). Vdekja e Robert-Louis Dreyfus, aksionarit kryesor të klubit. Megjithatë, familja e tij vendosi ta mbajë klubin. Në të njëjtën kohë, shpirti i këtij ekipi olimpien, Lorik Cana, u shit te Sandërlendi. Vështirë të gjesh stabilitetin në këtë skuadër, shkruhet në faqen sportive franceze Football.fr.</p>
-WwJ20q4xx4

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23661. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23661
 
Top