Marrëveshja, pronat u copëtuan në 5 pjesë

Marrëveshja, pronat u copëtuan në 5 pjesë

Dokumenti i shkurtit 1994, sindikatat marrin pasuritë dhe fondet e ish-Bashkimeve Profesionale

Në vijim të dosjes së kalimit të pasurisë së Ish-Bashkimeve Profesionale në duart e sindikatave, të lindura pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, është pjesa e dytë e akt-marrëveshjes së firmosur nga krerët e sindikatave në shkurt 1994. Siç shihet edhe nga dokumenti, gjithçka e trashëguar ndahet sipas përqindjeve të vendosura më parë.

Madje, për të njëjtin ambient ka disa pretendentë, ku secili merr pjesën e tij, siç është rasti i pallatit të Kulturës “Ali Kelmendi” në Tiranë, vend që do të bëhej skenë krimi pak kohë më pas, si rrjedhojë e përplasjeve mes rrymave të kundërta brenda sindikatave për të pasur frenat e pushtetit sindikal.

Më poshtë janë dy dekrete të ish-presidentit Rexhep Mejdani në vitin 1998, që rrëzojnë dekretin e Berishës për ndarjen e pasurisë mes sindikatave dhe që vendosin mostjetërsimin e pronave të sindikatave deri në vitin 2020. Por siç do të shihet edhe në raportin e KLSH-së të vitit 1998, pronat ishin zhbërë me kohë…

(Vijon nga numri i kaluar)

Në pronësi të çdo sindikate, sipas kësaj ndarjeje, vihen godinat, trualli përkatës, mjetet themelore, dhe inventari i imët, të cilat në rastet kur një kamp ndahet midis dy ose më shumë sindikatave, ndarja bëhet sipas përqindjes së pjesëtimit të kampit.

Kampi i Vlorës do të jetë në pronësi të përbashkët mes BSPSH dhe KSSH, të cilat kanë të drejtën e kontrollit të përbashkët, ose të veçantë, të thirrjes në raport për problemet e administrimit dhe të veprimtarisë ekonomiko-financiare si dhe të vendimit për këto probleme.

Vendimet e marra në mënyrë të njëanshme, janë të paligjshme.
Të ardhurat nga Kampi i Vlorës, ndahen direkt nga drejtoria e tij çdo tremujor, në mënyrë të barabartë: 50% BSPSH dhe 50% KSSH. Drejtorisë së Kampit i lihet 25% e fitimit për vazhdimin e aktivitetit të kampit.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dhe hipotekimin, fondet që janë gjendje në numrin e llogarisë së Drejtorisë së Shtëpive të Pushimit, ndahen sipas raporteve që parashikohen në akt-marrëveshjen e datës 10.10.1992.

Mbas hipotekimit të pasurisë nga çdo sindikatë, Drejtoria e Shtëpive të Pushimit, pushon së ekzistuari dhe mjetet themelore dhe inventari i imët iu ndahen sindikatave, sipas përqindjes së caktuar në akt-marrëveshjen e datës 10.10.1992.

Objektet e Kulturës për qytetin e Tiranës ndahen si më poshtë:
BSPSH
1. Shtypshkronja “Sindikata” (ish-Poligrafia “11 Shkurti”).
2. Pallati i Kulturës Kamëz
3. Pallati i Kulturës në kombinatin “Josif Pashko” me 150 vende
4. Ofiçina e ish-BSPSH (50%, sipas skicës bashkangjitur).

KSSH
1. Pallati i Kulturës “Tekstilisti”
2. Pallati i Kulturës Marikaj
3. Ofiçina e ish-BSPSH-së (50% sipas skicës)

SP e Punonjësve të Naftës
1. Shtëpia e Kulturës Valias
2. Shtëpia e Kulturës Mushqeta
3. Shtëpia e Kulturës Kërrabë

Pallati i Kulturës “Ali Kelmendi” ndahet në natyrë midis BSPSH-së dhe KSSH-së në raportet: 55% BSPSH dhe 45% KSSH; duke përfshirë në këtë ndarje të gjitha ambientet që janë sot në pronësi e në përdorim nga sindikatat (KSSH katin e tretë dhe BSPSH katin e dytë. Kati i parë dhe anekset e tjera ndahen në natyrë sipas përqindjeve 55% BSPSH dhe 45% KSSH, sipas skicës).

Ambientet e tjera të këtij pallati, që mund të merren më vonë, ndahen përsëri në natyrë, sipas përqindjeve të mësipërme.
Salla e shfaqjeve dhe e mbledhjeve të këtij pallati mbetet në pronësi e përdorim të përbashkët, sipas përqindjeve përkatëse të mësipërme.

Ajo administrohet nga punonjësi i caktuar nga të dyja palët, pa nxjerrë pengesa për veprimtarinë e njëri-tjetrit. Kur ajo jepet me qira, të ardhurat ndahen sipas përqindjeve menjëherë dhe direkt nga punonjësi i caktuar për administrimin e saj, sipas përqindjeve 55% dhe 45%. Të gjitha vendimet për administrimin e kësaj salle merren bashkërisht.

Në rast se ndonjë nga objektet e lartpërmendura humbet për arsye pretendimesh pronësie nga të tretët, sindikatës së dëmtuar i bëhet kompensimi në përqindje nga sindikatat e tjera, pjesëmarrëse në këtë marrëveshje.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dhe hipotekimin e objekteve, brenda pesë ditëve ndahen fondet që janë gjendje në QAOKS, dega e Tiranës, sipas përqindjes së akt-marrëveshjes datë 10.10.1992.

Pas hipotekimit të pasurisë nga çdo sindikatë, dega e QAOKS për Tiranën, pushon së ekzistuari dhe mjetet themelore e inventari i imët që ajo disponon, ndahen sipas akt-marrëveshjes së datës 10.10.1992.

Kjo akt-marrëveshje do të pasohet nga një aktmarrëveshje tjetër për ndarjen e objekteve të tjera kulturore (pallate e shtëpi kulture, salla lojërash etj.), që nuk janë përmendur në këtë aktmarrëveshje, e cila do të shënojë ndarjen përfundimtare fizike të të gjithë pasurisë, pronë e sindikatave të Shqipërisë.

Aktmarrëveshja e mësipërme, pasi gjendet në përputhje me vullnetin e palëve, nënshkruhet dhe vuloset rregullisht prej tyre.

Nënshkruesit KSSH, Kastriot Muço, SBPMGJPSH Gëzim Kalaja, BSPSH Valer Xheka. SP e Punonjësve të Naftës Nentor Xhemali, SP e Sporteve Pëllumb Leka
Tiranë 28 shkurt 1994
(vijon)

Dekretet e firmosura nga ish-presidenti Meidani në 1998, për të ndalur shkatërrimin e pronave

Meidani rrëzoi dekretin e Berishës

L I G J
Nr. 8340, datë 6.5.1998
PER MOSMIRATIMIN E DEKRETIT NR. 204, DATE 05.06.1992
“PER PASURITE E SINDIKATAVE”
Në mbështetje të neneve 16 dhe 28 të ligjit nr. 7491, datë 29.04.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, duke konstatuar se dekreti nr. 204 , datë 5.6.1992 “Për pasurinë e sindikatave” nuk është i kundërfirmuar nga Kryetari i Këshillit të Ministrave, detyrim kushtetues ky i parashikuar nga neni 29 i ligjit nr. 7491, datë 29.04.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SE SHQIPERISE
VENDOSI:
Neni 1
Nuk miratohet dekreti nr. 204, datë 05.06.1992 “Për pasurinë e sindikatave”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr. 2089, datë 12.05.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani

Pasuria e sindikatave nuk mund të tjetërsohet deri më 2020

LIGJ

Nr. 8340/1, datë 06.05.1998
PËR RREGULLIMIN E PASOJAVE QË KANË RRJEDHUR NGA ZBATIMI I DEKRETIT NR. 204, DATË 05.06.1992 “PËR PASURINË E SINDIKATAVE”
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.04.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:

Neni 1

Pasuritë e sindikatave të fituara nga zbatimi i dekretit nr. 204, datë 05.06.1992 konsiderohen pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme dhe vlerat monetare të ish-Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, sipas inventarizimit dhe vlerësimit të bërë nga Komisioni i ngritur nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë në muajin qershor të vitit 1992, mbi bazën e gjendjes faktike të muajit mars të vitit 1991.

Neni 2

Aktmarrëveshjet e arritura ndërmjet sindikatave, për ndarjen e pasurisë, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë vlerë juridike me përjashtim të rastit kur parashikohet ndryshe në këtë ligj. Mosmarrëveshjet që lidhen me këto aktmarrëveshje zgjidhen në rrugë gjyqësore.

Neni 3

Rishpërndarja e pasurisë së sindikatave, në rastin e shkëputjes së fraksioneve dhe krijimit të sindikatave të reja nga ato ekzistuese, bëhet mbi bazën e marrëveshjes në përpjesëtim me numrin e anëtarëve të tyre. Në rast mosmarrëveshjesh ato zgjidhen në rrugë gjyqësore.

Neni 4

Pasuria e paluajtshme e përfituar nga sindikatat në bazë të këtij ligji nuk mund të tjetërsohet deri më 31.12.2020.

Neni 5

Trualli pasuri e sindikatave sipas nenit 1 të këtij ligji, konsiderohet pronë e zënë. Ish-pronarët kompensohen sipas ligjit nr. 7698, datë 15.04.1993 “Për kthimin e kompensimin e pronave ish-pronarëve”.

Neni 6

Sindikatat, në administrimin e pasurive të tyre duhet të respektojnë objektivin e veprimtarisë sindikaliste.
Kontratat e qiradhënies të lidhura nga sindikatat që nuk respektojnë detyrimin e parashikuar në paragrafin e parë të këtij neni, nuk mund të ripërtërihen.

Neni 7

Objektet e kulturës së ish-ndërmarrjeve bujqësore kalojnë në pronësi të organeve të pushtetit lokal.
Ngarkohet Këshilli i Ministrave të përcaktojë mënyrën e kalimit të pronësisë dhe organet përkatëse të pushtetit lokal, të cilave do t’u kalojnë objektet e përmendura në paragrafin e parë të këtij neni.

Neni 8

Ngarkohet Kontrolli i Lartë i Shtetit, të kontrollojë administrimin e pasurisë së paluajtshme që përfituan sindikatat nga zbatimi i dekretit nr. 204, datë 05.06.1992 deri më datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe për të propozuar masat përkatëse ligjore.

Neni 9

Ky ligj hyn në fuqi ditën e shpalljes nga Presidenti i Republikës.
Shpallur me dekretin nr. 2090, datë 12.05.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.(Shekulli)

exPpGxVlfIo

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23624. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23624

Top