Marrëveshja për ujërat, e pajustifikueshme
Marash Malaj, ish-pedagog i “Skënderbej” dhe në komandën e forcave detare</p>
“Marrëveshja e publikuar për ndryshimin e kufirit ujor me Greqinë është falje e territorit dhe kjo është e pajustifikueshme. Qeveritë shkojnë e vijnë, ndërrohen , por hapësira tokësore e ujore e vendit nuk ndryshon dhe është e shenjtë. Kjo nuk është e drejtë pasi askush nuk mund të ndryshojë kufijtë sipas dëshirës apo për asnjë arsye tjetër. Ka konventa ndërkombëtare që i kanë të përcaktuar kufijtë , edhe ato ujorë dhe nuk mund të ndryshohen”. Kështu shprehet për gazetën “Shekulli” koloneli në rezervë Marash Malaj , i cili ka shërbyer për vite të tëra në forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë, ku për 11 vjet ka shërbyer edhe në komandën e forcave detare , ndërsa ka qenë dhe pedagog për shumë vite në akademinë ushtarake “Skënderbej”. Marash Malaj, i cili aktualisht drejton dhe shoqatën e ushtarakëve në rezervë në Shkodër tregon se për kufijtë ujorë, ashtu si dhe për ato tokësorë ka harta të sakta , me koordinatat përkatëse, harta ajrore që përcaktojnë definitivisht vijën kufitare mes shteteve. Dhënia e një pjese të territorit të një shteti , një shteti tjetër , qoftë ai tokësor apo ujor është e palejueshme edhe ligjërisht .” Në zonën e Shkodrës ka kufi ujor, detar dhe liqenor me Malin e Zi. Janë 12 milje kufi detar i Shqipërisë me Malin e Zi , (ku matja bëhet jo nga kepet apo gjiret bregdetare ) dhe nuk ka pasur ndonjë rast të zënies së hapësirës ujore të njëri – tjetrit. Ka pasur ndonjë raste shkelje të kufirit ujor nga anije, peshkarexha apo ndonjë motorbarkë, por këto kanë ardhur si pasojë e humbjes së orientimit në det apo stuhive dhe asnjëherë nuk janë quajtur incidente. Një rast i tillë ka qenë në vitin 1965, ku një motorbarkë italiane, si skaf, hyri në hapësirën tonë detare në zonën veriore, por kjo ndodhi aksidentalisht pasi ato kishin humbur në det dhe kërkuan ndihmë që ia dha nga ne . I vetmi incident ka qenë ai i vrasjes së Fran Ivanajt, i cili u vra në pjesën tonë ujore, por nuk ka pasur ndryshim kufijsh asnjëherë. Në pjesën e liqenit të Shkodrës, i cili është i përbashkët për dy vendet ka probleme që lidhen me mospranimin e shenjave të kufirit ujor mes dy vendeve, që quhen Bova dhe kjo sjell që peshkatarët e dy vendeve të lëvizin në liqen pa pasur kudo kufi ndarës , por kjo nuk ka sjellë asnjëherë problem, pasi liqeni patrullohet me polici kufitare të përbashkët të dy vendeve” tregon Marash Malaj. Sipas tij, çdo shqiptar që e ndjen veten të tillë , nuk mund të pranojë ti falet pjesë kufiri një vendi tjetër . Kufijtë janë të përcaktuar dhe të paprekshëm . “Dëgjojmë raste kur për çështje shumë më të vogla për nga rëndësia , siç janë kufijtë e tokave në pronësi individuale , ndodhin incidente të rënda deri në vrasje, ndërsa kur flitet për kufij të një vendi , çështja është shumë e rëndësishme dhe askush, kushdo qoftë ai nuk duhet e nuk mund të luajë me to”,- thotë Malaj.(Shekulli)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26478. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26478