Marrëveshja e ujërave, të shtyhet ratifikimi në Kuvend
Tryeza e organizuar nga “Shekulli” mbledh përfaqësues të politikës, medias dhe qytetarë

Historianë, politikanë dhe përfaqësues të medias morën pjesë dje paradite ne dëgjesën publike të organizuar nga gazeta “Shekulli” me kolonelin në rezervë Myslym Pasha, i cili prej disa muajsh po prezanton ekspertizën e tij për marrëveshjen detare me Greqinë, e cila shkel dhe cënon integritetin territorial të Shqipërisë.

Në takimin, ku mungonin përfaqësuesit e ftuar: qeveria shqiptare, Ministria e Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes, morën pjesë dhe diskutuan përfaqësues të opozitës së majtë dhe qytetarë të thjeshtë. Pas hyrjes dhe falenderimeve të rastit nga drejtori i gazetës z. Adrian Thano, prof. asoc. dr. Myslym Pasha shpjegoi studimin e tij shkencor, që dënon si shitje të vendit, marrëveshjen e nënshkruar mes qeverive në maj, e cila ka marrë miratimin në komisionin e ligjeve dhe pret ratifikimin në Parlament pas disa ditësh.

Sipas kolonelit Myslym Pashaj, marrëveshja ka shumë pika të errëta dhe të debatueshme, sidomos për Otranton, ku pika e mesit mes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë është vendosur në brendësi të detit territorial shqiptar. Sipas tij, kjo marrëveshje duhet të ishte paraprirë më parë nga një seri ligjesh që duhet të ishin miratuar në Kuvend.

Hartuesi i studimit prof. asoc. dr. Myslym Pashaj, kolonel në rezervë dhe mjeshtër kërkimesh, u shpreh se marrëveshja “për përcaktimin e kufijve detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë”, e nënshkruar në maj 2009, është një nga skandalet më të mëdha, të cënimit të mëvetësisë, si dhe të shpërfilljes së interesave tona kombëtare. Kritikave të tij pak muaj më parë, vetë kryeministri Berisha, iu përgjigj duke anatemuar mediat si të “shitura”, “antikombëtare” dhe “trilluese primitive”.

“Është e jashtëzakonëshme, të shkosh në negociata dhe të hartosh një marrëveshje, ku me lapsin, kompjuterin, firmën tënde, t’i presësh vetes një gjeohapësirë kaq të madhe, të cenosh lirshëm mëvetësinë e Atdheut, të shpërfillësh historinë dhe gjeohistorinë shqiptare, të braktisësh interesat e tua ekonomike dhe të ulësh asisoj, dinjitetin dhe krenarinë kombëtare” – u shpreh z. Pashaj. Mjeshtri i kërkimeve, Pashaj, në studimin e tij i është referuar UNCLOS, Konventës së Montego Bay-it si edhe legjislacionit shqiptar.

Kolonel Pashaj sqaroi në studimin e tij se si marrëveshja ndërpret në mënyrë tërësore, të drejtën e Shqipërisë për një pjesë sovrane në ngushticën e Otrantos, cënimin e detit shtetëror dhe hapësirës së afërt vijimore, si dhe hapësirës së veçantë ekonomike. Sipas kolonelit është cënuar drejtpërdrejt sovraniteti kombëtar dhe mosmbrojtja e së Drejtës Detare, të dhënë nga KONVENTA e Montego Bay (UNCLOS).

“Ngushtica u përket vetëm dy shteteve përballë, Italisë dhe Shqipërisë. Republika e Greqisë përfiton në këtë rast në të tri drejtimet, si në atë verior (në mes të Ngushtesës), në perëndim, ku ka hapësirë detare më Italinë, në Jug, ku është universi i saj natyror ujor.” – theksoi ai, duke shtuar se pjesë e skandalit është dhe ajo që ka ndodhur me hapësirën detare në gjirin e Sarandës, i cili edhe pse është det shtetëror i Shqipërisë është trajtuar si një vijë bregdetare.

Pas fjalës së z. Pasha, shkrimtari dhe politikani i njohur Sabri Godo kërkoi ekspertizë ndërkombëtare për këtë skandal të dy qeverive. Historiani Pëllumb Xhufi përsëriti paralelizmin me marrëveshjen për Shën Naumin, në kohën e Zogut, dhe sipas tij kjo është “vija e turpit”.

Të pranishmit dolën në konkluzionin se ratifikimi i marrëveshjes shqiptaro-greke duhet të shtyhet deri në vërtetimin dhe analizimin e plotë të saj. Përfaqësues të tjerë në takim hodhën idenë se edhe nëse marrëveshja ratifikohet nga Kuvendi, atëherë duhet të jetë Gjykata Kushtetuese, ajo që duhet ta interpretojë atë.

Deklarimet

Shpëtim Idrizi, kryetar i PDU

“Nuk e votojmë, nëse nuk jemi të qartë”

Për partinë tonë është një rast, jo vetëm për shkak të sensibilitetit që ne kemi si PDU, për çështje të tilla kombëtare.

Por besoj që edhe si Parlament, si anëtarë të Parlamentit Shqiptar, është një moment shumë i rëndësishëm sepse besoj se çdo parlamentar duhet të jetë i përgjegjshëm për mënyrën se si do të votojë, pasi jo gjithmonë të bie rasti që ti të votosh për sovranitetin dhe ujrat territoriale, për sovranitetin e vendit tënd. Kështu që, për ne është shumë e rëndësishme që të informohemi.

Ka një ambiguitet nga shtypi dhe nga kjo që pamë sot dhe për sa kohë që nuk jemi të qartë se mund të shkelet qoftë edhe një centimetër det apo ujë i hapësirës kombëtare apo sovranitetit shqiptar, ne nuk do ta votojmë këtë marrëveshje.

Historiani Pëllumb Xhufi bën paralalizëm me shitjen e Shën Naumit 8 dekada më parë

Berisha si Zogu, kërkon shitjen e Shqipërisë në Parlament
Këtë situatë Shqipëria e ka kaluar edhe më parë në lidhje më Shën Naumin. Shën Naumi në bazë të Konferencës së Ambasadorëve në Londër i lihej Shqipërisë. Problemi pas Luftës së Parë Botërore u risoll në tryezë nga Jugosllavia.

Lidhja e Kombeve ia rinjohu Shqipërisë me vendimin e saj të dhjetorit të vitit 1922, në mënyrë përfundimtare dhe ndërhyrjet e mëtejshme të shtetit jugosllav bënë që kjo çështje t’i përcillej, duke u konsideruar një çështje thjesht juridike, pra t’i përcillej Gjykatës Ndërkombëtare, e cila përsëri në shtator të vitit 1924 ia njohu Shqipërisë. Çfarë ndodhi? Në dhjetor të vitit 1924 ikën qeveria e Fan Nolit dhe vjen qeveria e Zogut.

Dhe Zogu, gjëja e parë që bëri, dhe dihet si erdhi ai, një nga rekordet negative të tij është ardhja apo jo nga Jugosllavia, e mbështetur pikërisht nga Jugosllavia. Një nga hapat e para të tij ishte ndërhyrja në Lidhjen e Kombeve, duke kërkuar që çështja e Shën Naumit, të cilin Lidhja e Kombeve ia kishte dhënë Shqipërisë, do të shqyrtohej në marrëdhënie dy- palëshe mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë dhe kështu ia dha Jugosllavisë, atë që ia jepte Lidhja e Kombeve. Dhe për ta ligjëruar këtë shitje ose falje të territorit shqiptar, Zogu mblodhi dhe Parlamentin dhe ia kaloi edhe Parlamentit për të ndarë përgjegjësinë.

Jemi në të njëjtën pikë tani. Qeveria jonë në mënyrë jotransparente i ka dhënë territor ujor Greqisë, nëpërmjet një marrëveshjeje tepër të kontestueshme. I ka dhënë hapësirë ujore, të cilën Konventa e vitit 1982 e Kombeve të Bashkuara ia jepte Shqipërisë.

Dhe qeveritarët tanë, të cilët e kanë bërë këtë marrëveshje me ndërgjegjen e tyre, është marrëveshje e pisët sigurisht, shoh që nxitojnë ta kalojnë në Parlament për të shpërndarë përgjegjësitë. Natyrisht, unë jam i bindur që kjo vijë e re kufiri që thyen Konventën e Kombeve të Bashkuara, që sot mund të quhet vija e turpit, nesër do të ketë një emër që do të mbahet mend më kollaj, do të ketë një emër më konkret, jam i sigurt.

Dua të them dhe diçka tjetër: kjo është një marrëveshje e cila krijon probleme. Probleme mbi problemet e tjera që ne kemi me shtetin fqinj. Ne jemi një vend që kërkojmë të hyjmë në Evropë dhe në Evropë duhet hyrë pa probleme. Ne kemi një sërë problemesh me vendin fqinj, të cilat do të duhet të ishin zgjidhur me kohë.

Që nga Ligji i Luftës, që nga problemi i njohjes së kufirit tokësor që ende nuk njihet, problemi i pronave të qytetarëve shqiptarë në Greqi. Problemi çam, gjithashtu i cili është një problem i gjallë dhe nuk mund të injorohet dhe të mbytet si dhe problemet me ndarjen e ujrave të brendshme që është një çështje tepër e rëndësishme.

Këtyre problemeve u shtohet dhe një marrëveshje që është problem me siglimin e qeverisë. Unë uroj që Parlamenti mos ta siglojë një marrëveshje të tillë. Unë gjykoj që ne do paraqitemi me kërkesën tonë për të hyrë në BE me një problem shtesë.

Dhe nëse është problem, mjafton të shihni atë që shkruan shtypi sot por akoma më shumë do t’ju lutesha të shihnit forumet në internet, ku unë nuk kam arritur të gjej qoftë edhe një njeri të vetëm që të miratojë një marrëveshje të tillë. Pra është një marrëveshje anti-popullore, anti-kombëtare që populli shqiptar nuk e pranon.

Qeveria bojkoton dëgjesën e “Shekullit”

Përfaqësues të qeverisë munguan dje në dëgjesën e organizuar nga gazeta “Shekulli”. Ndonëse stafi orgnaizator kishte dërguar ftesa në adresë të deputetëve të shumicës në shumicën e komsioneve parlamentare, që deri tani përbëhen nga deputetët e shumicës, ata nuk janë përgjigjur.

Justifikimi i tyre ishte se në të njëjtën kohë, ata ndodheshin në punimet e komiosineve parlamentare. Por, disa prej tyre kishin deklaruar paraprakisht se nuk do të vinin, sepse ajo arrihej vetëm me urdhër nga “lart”.

Një natë përpara mbajtjes së dëgjesës, stafi drejtues i gazetës “Shekulli” i dërgoi edhe thirrje kryeministrit Berisha që të lejonte komandantin Kristaq Gervenin që të ishte pjesëmarrës në debat dhe të bënte edhe ai, pjesën e tij të ekspertizës.

Siç pritej, të vetmit që morën pjesë ishin disa deputetë të opozitës së majtë, që reaguan me shqetësim për shpërfilljen që qeveria po i bën këtij debati.

Ermelinda Meksi, deputete e PS-së, përshëndet tryezën e debatit orgnaizuar nga “Shekulli”

Qeveria qëndrim antikombëtar, spekulon me integrimin

Lajmin për këtë aktivitet e kam marrë, si çdo mëngjes nga sajti i gazetës “Shekulli”, dhe pavarësisht nga angazhimet e ditës e konsiderova shumë të rëndësishme pjesëmarrjen në këtë debat dhe informacionin që është shumë i vlefshëm për ne.

Me këtë rast desha të them që gjithë vëmendja është përqëndruar te bojkoti i Parlamentit, ndërsa ju nuk keni bojkotuar as ekonominë, as politikën, as çështje kaq të rëndësishme të çështjes kombëtare, duke i sjellë në vëmendje të opinionit publik, dhe të gjithë atyre që kanë interes, kështu që kjo është çështja më e rëndësishme në këtë konferencë që ju bëni sot.

Në këtë kontekst, duke plotësuar ato që thanë kolegët më përpara dhe paralelet që bëri z.Xhufi në histori desha të shtroj edhe një pyetje që praktikisht i jep edhe përgjigje këtij shqetësimi që kanë shqiptarët.

Mbasi u nënshkrua nga qeveria shqiptare kjo marrëveshje, diplomacia greke me gojën e ministres tha se: “u arrit synimi strategjik grek”. Pyetja që shtrohet është: “Po qëllimi strategjik shqiptar cili është?”

Kjo është çështja që duhet të kenë para vëmendjes politikbërja, e cila në asnjë mënyrë nuk duhet ta ratifikojë me nxitim këtë marrëveshje në Parlament, sidomos duke konsideruar këtë lëvizje qytetare, e cila është një shkallë shumë më e lartë se ajo politike dhe besoj se të tilla aktivitete dhe forume të marrin përmasa më të mëdha.

Ne politikanët, kemi treguar se sidomos në këtë periudhë, nuk jemi marrë me të tilla çështje, jemi marrë me gjëra që janë shumë të rëndësishme edhe ato, por kur merreni ju shoqëria civile i jepni një vlerë akoma dhe më të madhe, dhe për çdo gjë që keni nevojë, ata politikanë që ju besojnë e që ju vijnë mbrapa ndoshta i keni edhe të shumëfishuar. Por, në këtë rast keni qenë shumë më lart se ne.

Na ngelet vetëm t’ju mbështesim dhe sigurisht, dhe me mjetet që kemi të potencojmë këtë shqetësim të prof. Pashajt që meriton respektin më të madh. Mjafton të shkosh në blogun e “Shekullit” dhe të shikosh komentet. Dua të përforcoj atë që tha z. Xhufi se asnjë komentues nuk del kundër këtij qëndrimi. Kështu që do të dëshironim që kjo tryezë dhe të tjera të ndjekin pikërisht për t’i dhënë opinionit të interesuar këtë shqetësim: Kush është qëllimi strategjik i qeverisë shqiptare?

Si gjithmonë servilizmi për të realizuar ndoshta qëllimin e ditës. Ky është qëllimi? Atëherë, ky është qëndrimi më antikombëtar që çdo shqiptar e kundërshton. Edhe njëherë duke ju falenderuar, mbetet të themi se kemi nevojë për të tilla aktivitete dhe sigurisht, me të gjitha kapacitete që Shqipëria ka. Zoti Godo pyeti për ekspertizën ndërkombëtare.

E vlerësoj shumë për mençurinë dhe kombëtarizmin e tij, por në këtë rast unë ndjehem krenare që ne kemi ekspertë si z. Pashaj dhe të tjerë që kanë hedhur në tryezën e debatit një alternativë. Është mjerim që pjesa që e propozoi nuk ka reaguar për studimin e z.Pashaj dhe në këtë drejtim vetëm ky qëndrim është një argument plus, për qëndrimin e tij professional sigurisht dhe shumë kombëtar.

Nga pikëpamja ekonomike do të thosha që gjithë beteja bëhet për ekonominë dhe kjo zonë që z.Pashaj e quajti zona ekskluzive ekonomike, mbart në vetvete pasuri të fuqishme, të nëntokës, të detit dhe sigurisht të tjera.

Kështu që po të sjellim në vëmendje betejën për në BE, mes Sllovenisë dhe Kroacisë, edhe njëherë duhet të sjell në vëmendje atë që tha z.Xhufi, që në aspiratën tonë integruese, ku spekullohet me qeverinë e integrimit, duhet ta kemi në qëndër të vëmendjes edhe në këtë marrëveshje. Po i shtojmë problematikës që kemi edhe më shumë nga injoranca, por do të ishte më e pakta nga injoranca, për ta ndërlikuar edhe më shumë këtë proces.

Deputeti i PS-së Pandeli Majko kërkon diskutime jopolitike për çështjen e kufirit

Marrëveshja, duhet ekspertizë e huaj dhe diskutim publik

Unë sot erdha për të dëgjuar një problem, të cilin në fakt e filloi media. Ekspertiza e kolonel Pashajt, një ekspertizë të cilën unë kam pasur kënaqësinë ta kem kur kam qenë ministër i Mbrojtjes dhe ai ka qenë drejtor i Institutit të Gjeografisë, të them të drejtën më bëri të reflektoj për një varg problemesh.

Jo se kisha dyshim, duke ndjekur situatën nëpërmjet mediave apo televizionit, por gjithsesi, sot doja ta dëgjoja vetë, të isha i pranishëm pikërisht për këtë fakt.

Dëshiroj të them që ekspertiza e kolonel Pashajt është e tillë, që edhe kur ne e kemi nxjerrë në lirim në periudhën që unë kam mbuluar Ministrinë e Mbrojtjes, ne e kemi mbajtur atë drejtor të institutit edhe duke qenë civil, që do të thotë se fjalët e kolonelit nuk duhen marrë si një emocion i çastit.

Mendoj se nisur nga ato që dëgjova sot këtu, nga reflektimet që kam, padiskutim, që kemi të bëjmë me një problem shumë të madh. Kemi të bëjmë me një precedent, i cili nuk kërkon që të futet në detajet e një diskutimi politik, sepse kufiri nuk është i Partisë Demokratike, nuk është as i Partisë Socialiste.

Kufiri është një çështje kombëtare që i takon jo vetëm një partie politike, kur është ajo në pushtet por padiskutim, gjithsesi do të kërkoj një diskutim në vazhdim. Në këtë drejtim mendoj se duhet kërkuar një mirëkuptim.

E them këtë pa dashur të nënkuptoj histori të natyrave të çuditshme, por dëshiroj të nënvizoj faktin se meqenëse po diskutohet një precedent kaq delikat, çështja e kufirit me një vend fqinj dhe mik siç është Greqia duhet parë si e tillë, që do të thotë se është e nevojshme ekspertiza ndërkombëtare, është i nevojshëm trajtimi në publik, se nuk po diskutohet malli i babait të dikujt që është duke drejtuar sot vendin, por është duke u diskutuar kufiri i Shqipërisë. Çështja e kufirit ka qenë gjithmonë një problem delikat midis fqinjëve në Ballkan.

Kështu që gjithë ai investim i jashtëzakonshëm që është bërë qoftë nga pala shqiptare qoftë nga pala greke, për sa i përket marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve tona, nuk duhet të orientohet në precedentë të natyrave të tilla, të cilët me mënyrën e izoluar të diskutimit se si po zhvillohet, ose se si po orientohet nga ana e qeverisë shqiptare, me mënyrën e pashpjegueshme se si po trajtohet në publik nga ana e qeverisë shqiptare kjo çështje mendoj se do të sjellë agravimin e problemit.

Dhe për këtë arsye, duke qenë se jam i bindur që kjo është një histori, e cila në radhë të parë duhet të reflektojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, ne duhet të bëjmë ç’është e mundur që ky precedent të mos kthehet në një rithemelim të problematikave të vjetra të fqinjësisë ballkanike, por përkundrazi me qetësi, me dashamirësi mbi të gjitha të bëhet transparenca e problemit, të thirret dhe një ekspertizë ndërkombëtare në lidhje më ketë çështje dhe hap pas hapi, në transparencë të plotë me publikun shqiptar të bëhet e qartë se si do të ecim në këtë drejtim.

E përsëris edhe një herë çështja e kufirit të Shqipërisë nuk është një çështje e Partisë Demokratike, as e Partisë Socialiste prandaj “kujdesi” është shumë pak të thuhet si fjalë.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24007. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24007