Marrëveshja, deti që u fal nga matjet me Korfuzin
Pjesë nga studimi: arkipelagëve Korfuzi dhe Kefalloni nuk i plotësojnë kushtet për të hequr vijëdrejtat bazore që bashkojnë ujdhesat skajore

Më poshtë vijon studimi i kryer nga koloneli në rezervë, Myslym Pasha, që në këtë rast merret me “gabimet” që janë bërë në matje për ndarjen e kufijve ujorë mes Shqipërisë dhe arkipelagut të Korfuzit

ARKIPELAGU
Në Marrëveshje, kërkund nuk përmendet termi: “Arkipelag”. Vetëm se: “Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu dhe ishullore) nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare”. Por, terma të tillë nuk gjenden në UNCLOS (Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtën e Detit).

RASTI I REPUBLIKËS SË GREQISË
Greqia është një bashkësi siujdhesash e përzgjatur, si dhe ujdhesash në detin Egje dhe atë Jonian. Ndër më të mëdhatë e saj është siujdhesa e Peloponezit, si vijim i tyre dhe arkipelagët e saj. Në këtë gjeografi, me një dendësi të madhe ujdhesore që njihet prej të gjithëve, prap se prap nuk është “shtet arkipelag”, por në përbërje të tij, “përfshin tërësi ujdhesash arkipelagore” si pjesë jetësore e Republikës së Greqisë. Kësisoj, në nismën për të ndarë ujorin në Ngushtesën Veriore të Korfuzit, që ndërmjetëson të dy shtetet tanë fqinjë, vëmendja jonë përqendrohet ndaj Arkipelagut të Ujdhesave Joniane, që ndodhet në perëndim. Shqipëria në jugperëndimin e saj ndodhet përballë me Ujdhesën e Korfuzit dhe arkipelagun e tij. Shqipëria nuk është përballë me Greqinë Kontinentale (Gadishullore = Siujëdhesore), por me një ENTITET (Arkipelagu i Korfuzit), pjesë e Republikës së Greqisë. Ajo që përcaktohet në Marrëveshje: “Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës, është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu dhe ishullore) nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare” është shtrembërim i plotë.

KUSHTET E UNCLOS

Ujëra që qarkohen nga vija periferike e cila bashkon ishujt anësorë:

1. Në gjirin e Kërkyrës = 69 km2
2. Në gjirin e Mesongit = 66 km2
3. Tërësia ujore midis ishujve Mathraki, Othoni, Erikuza = 200 km2
4. Gjiri Perëndimor Ermone = 92 km2
5. Ujëra Korfuz Paxoi = 120 km2

Gjithsej = 610 km2
Raporti : Ujor : Tokë, 610 km2 : 625 km2 = 0,91

MATJE DHE LLOGARITJE PËR ARKIPELAGUN E KORFUZIT
UJDHESAT SIPËRFAQJA km2
KORFUZI 592.877
OTNONOI 10.078
MATHRAKI 5.532
ERIKUZA 4.449
PAKSOI 27.000
ANTIPAKSOI 6.000
LLOGARITJA PËR ARKIPELAGUN E KEFALLONISË
UJDHESAT SIPËRFAQJA km2
LEKADHA 355.936
ITAKA 117.812
KEFALLONIA 906.500
ZAKYNTHOS 406.000
SIPËRFAQE E PËRGJITHSHME 1606 km2

RAPORTI UJË – TOKË QË NUK PLOTËSON KUSHTET E UNCLOS
Llogaritja e raportit Ujë – Tokë për grumbullin e dytë të ujdhesave që nuk kanë kufij me Shqipërinë: Sipërfaqe e përgjithshme: Tokë + Ujorë, nisur nga kufizimi periferik i ujdhesave: 3087 km2. Ndryshimi: 3087 – 1606 = 1481 km2

Raporti: Ujë : Tokë, 1482 km2: 1606,2 = 0,993. Nga shqyrtimi i të dy arkipelagëve KORFUZ, KEFALLONI del se ata nuk i plotësojnë kushtet për të hequr vijëdrejtat bazore që bashkojnë ujdhesat skajore. Kësisoj, jemi të ndryrë brenda një neni, i cili trajton në mënyrë krejt të përgjithshme dhe pse të mos themi, hermetike, lidhur me vijat bazë (ne i quajmë vija bazore), ku shfaqen të dy versionet që i trajtuam një paragraf më sipër, pra: Kontinentale (Greqia Gadishullore, ku është Kontinenti, main land) dhe ujdhesore (që ne e kemi quajtur dhe trajtuar si Arkipelag, me qendër Korfuzin, main island). Të dy termat që përdoren, bëhen të pakuptueshëm, për ne, mbasi asnjë terminologji e tillë nuk haset në UNCLOS.

NJË PËRFUNDIM PËR TERMIN “Arkipelag i Korfuzit”
Prej trajtesës rrjedh se për të zbatuar kërkesat e Konventës, arkipelagu i Korfuzit, përfaqëson njësinë gjeografike, që ndodhet përkundruall Jug/Perëndimit të Shqipërisë, nga brigjet e së cilës nismon Deti Jon. Në bazë të të gjithë përcaktimeve, të dhëna më sipër, Greqia nuk është një shtet Arkipelag, por në përbërje të saj ajo ka dy arkipelagë. Ky është një ndryshim thelbësor, të cilin palët nuk e kanë marrë parasysh, as e kanë cekur kund, po ma do mendja, atë botë, as edhe e kanë diskutuar. Ritrajtimi që po i bëjmë, nuk mund të quhet ritrajtim, sepse nuk ka pasur rast ndonjëherë tjetër, që midis dy vendeve të jetë shtruar një kusht, një tezë, një problem ndarës, bazuar në kërkesat e një Konvente.

Po kështu, prej palës sonë nuk ka gjëllirë dëshirë studimi të thellë i kushteve të veçanta që rekomandon UNCLOS. Sa më sipër nxjerrim si përfundim se: Në përcaktimin e kufijve detarë dhe të Shtratdetit Kontinental, me Arkipelgun e Korfuzit që përbëhet nga 14 ujdhesa, nuk do të përdoren vijëdrejtat bazore që bashkojnë pikat skajore ujdhesore, por vijat bazore nga ujdhesa kryesore, Korfuzi. Kjo nuk është marrë parasysh.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23892. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23892