Maroni: Ballkani Perëndimor, sa më parë në BE
TIRANË- Ministri i Brendshëm italian, Roberto Maroni ka përsëritur sot në Tiranë qëndrimin e qeverisë së tij për mbështetjen e Shqipërisë drejt rrugës në BE. Gjatë një konference për shtyp me ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, Maroni ka theksuar se hyrja e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë në BE duhet të bëhet shpejt, pasi zgjerimi rrit nivelet e sigurisë në Europë.
Maroni tha më tej se Italia do të mbështesë kërkesën e Shqipërisë për liberalizimin e vizave.
“Kam garantuar impenjimin tim që Këshilli i Ministrave të Brendshëm europiane të vendosë për liberalizimin e vizave në mesin e vitit të ardhshëm. I rëndësishëm është procesi i hyrjes në BE, pasi Ballkani Perëndimor është pjesë e jona, ndaj zgjerimi i unionit rrit nivelin e sigurisë”,- tha ai. (shekulli)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27132. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27132