Marko Bocari 1790-1823.

OROSHI

Primus registratum
Marko Bocari 1790-1823.

Dua te arsimohesh por vec kesaj dua te brumosesh me traditat Suliote,te mbetesh perhere Suliot,ashtu sic ka mbetur tata yt...keshtu i shkruante djalit te tij qe studionte ne Ankona te Italise.Para betejes se Misologjit,Marko Bocari kur pershendetet me gruan e tij i thoteNe oren e lirise dua te jemi bashke,por ne oren e betejes dua te jem vetem Ajo ishte ndarja e perjeteshme ,Bocari u vra me 9 gusht 1823.
Ngehu Marko trimeria
ngrehu te therret Greqia
te vije Marko shqiperia.

Marko Bocari lindi ne Sul te Janines me 1790 ne nje familje te degjuar,nga e cila kishin dale shume burra trima,si Kico Bocari,Kosta Dhimitri,Jorgji,dhe kapedani i madh i Revolucionit te 1821,Noti Bocari.Babai i Markos,Kico Gj.Bocari u martua tri here dhe kishte 18 femije.Pese prej tyre vdiqen te vegjel.Nga martesa e pare me Krisulla Papazotin kishte Janin,Lenen,Marian,Anastasin,dhe Markon.KIco Bocari u vra me 1813 ne Arte nga Gjoko Bakola.Ne vitet e kryengritjes se 1821 Marko i dha doren dhe u perqafua me Gjoko Bakolen duke e falur gjakun e babait.Studiuesi Ciapolini thoteSuliotet nuk dine fare greqisht,gjuha qe ata flasin eshte shqipja e dialektit te Camerise.Nje pjese e popullates se Sulit iu nenshtrua Ali Pashe Tepelenes dhe u internuan nga ai ne Korfuz,ndersa pas vdekjes se tij shumica e popullates se krahines se Sulit,per tiu shpetuar vrasjeve nga Turqit moren drejtimin per ne malin e shejte te Tomorrit,duke u vendosur afer qytetit te sotem te Gramshit dhe formuan krahinen e Suloves me fshatrat Shen Meri,Shen Mitri,Dardhzeze,Sulki,Dushke,Kushove,Janc,Tunje etj..Marko Bocari eshte realizues i fjalorit te pare greqisht-shqip,fjalori ka rendesi te vecante se shpreh shume elemente te dialektit Cam,detyrim i formimit te ketij fjalori ishte sepse tregtia qe behej ne Ballkan behej ne gjuhen greke dhe ky fjalor ndihmoi qe shqiptaret te krijonin terren ne tregtine e Ballkanit te asaj kohe.Titulli origjinal i ketij fjalori ishte:Fjalori dy gjuhesh Romaiko-Arberorja e thjeshte:qe perbehej nga 111 faqe ,1494 fjale shqip dhe 1701 fjale greke.Origjinali i ketij fjalori gjindet sot ne Muzeun Kombetar te Parisit.Markoja ishte Komandant i Greqise perendimori dhe kur qeveria i dergoi diplomen e komandantit te pergjitheshem ,linden xhelozite e kapedaneve te tjere,por Markoja ju pergjigj me thjeshtesi:Kush eshte i zoti,merr neser diplome ne beteje;Marko Bocari u vra duke luftuar kunder ushtrise se Mustafa Bushatit shqiptar edhe ky ,Pasha i Shkodres.Ja edhe nje kenge qe populli i kendonte Markos:
Moj kalaja ne Janine
mos qaj per vezir Aline
per pallen qe drithmen mori
Rumelia,vete Stambolli
Se doli Marko Bocari
trimi qe se qaste varri
qe sulej si vetetime
ne Kapnesh mbi osmanllinjte
Jepi Marko kapedani
se nuk do te dale xhani
pa tu thyer jatagani
shqiponje e ketij vatani
Laberia kur degjoi
se u vra Marko fajkoi
ra ne zi e ra ne goj
kenga i mbeti ne goje
Sheshi u mbush me dafina
kur ne sup dymbedhjet trima
mbanin Sulin,ngrinin malin
Kapedan Marko Bocarin.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Marko Bocari 1790-1823.

Nje sternip i Marko Bocarit,i cili mban emrin e tij pra Marko Bocari dhe eshte profesor ne Universitetin e Kuinslendit ne Australi,reagon publikisht kunder disa thenieve te nje ministri te jashtem grek me 1994 "Komentet e mia te meposhteme kane te bejne me nje leter te publikuar te nje Ministri grek,qe ka deklaruar qe nuk ka shqiptare ne Greqi.Duket qarte se ministri ose nuk ka dijeni se cfar ndodhe ne vendin e tij ose ka vendosur te injoroje faktet.Ne greqi ka me shume se nje milione shqiptare ortodokse,prinderit e mij nuk kane folur kurre greqisht me mua,por vetem shqip,dhe ata ishin krenare qe ishin nga fisi i Sulit"
 

Princesha B.B

Primus registratum
Re: Marko Bocari 1790-1823.

Pershendetje!!!!!

Ku qenka ky Marko Bocari i sotem qe nuk egziston ne asnje faqe interneti, na qenka dhe profesor, i paskan folur prinderit SHQIP.
Pse shkoni aq larg , falmilja Bocari jeton ne qender te Tiranes dhe kane ngelur vetem 5 nga kjo familje, se te tjeret kane vdekur , kurse shume te tjere qe rrjedhin po nga kjo familje jane ne shtete te ndryshme te botes.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Marko Bocari 1790-1823.

Princesha,e kerkove ti ne cdo faqe interneti profesorin????Shko e kerkoje ne universitetin qe jep mesim,gje e kollajte ,apo jo.Une nuk di me teper per kete profesor,por mos u ngut,se ndoshta ai ka bere me shume se sa kujton ti,mos harro qe kemi qene per 50 vjet te mbyllur per shume e shume shqiptare intelektuale qe kane qene profesore universitetesh perendimore(shih Martin Camaj,profesor ne Univ.e Hamburgut).
Dhe jo me larg se pardje isha ne bisede me nje "grek" (Cam nga Gumenica)dhe me tha qe prinderit e tije nuk dine greqisht,as motrat e babait te tije,pra flasin vetem shqip!!!
 

Princesha B.B

Primus registratum
Re: Marko Bocari 1790-1823.

Sigurisht qe Bocaret flasin shqip, per kete jam teper e sigurte!!!!!!
Por per ekzistencen e atij personi qe doli e foli pa lene asnje adrese nuk e besoj, per vete faktin se dhe vete familja Bocari qe jeton ne Tirane u habit kur degjoi per te e nuk gjeti asnje gjurme te tij kur kerkuan.
Me vjen keq por per gjerat ne lidhje me Bocaret, jam me shume se teper e sigurte.
Te pershendes.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Marko Bocari 1790-1823.

Jam dakord,atehere po te kisha mundesi do u interesoja tek Universiteti i Kuinslendit,ne Australi,megjithese kete do duhej ta bente shteti,eshte nje forumiste ketu me nick Blue,ajo jeton e studion ne Australi,ka edhe te tjere.Nuk duhet te harrojme qe mema shqiperi,ne kohen e diktatures,i mbajti shume larg vehtes bijte e saj qe ishin jashte kufijve te shqiperise,dhe jo vetem kete por eshte munduar ti eliminoje,e ne rastin me te vogel ti percaje!!!
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Marko Bocari 1790-1823.

shyqyr qe doli nje figure nga vitet 1800 /pf/images/graemlins/laugh.gif bravo OROSHI /pf/images/graemlins/wink.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Marko Bocari 1790-1823.

Ka edhe te tjere Velo,prit pak se sapo kemi filluar /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

uni20077

Primus registratum
Re: Marko Bocari 1790-1823.

Marco ka deek pse ca dascte me pusctue Ghegniin!!!
Edhe vete lufta midis Ali Pasces edhe Buscatliivet
nuc asct gj^a tietr vetsc persseriitie e ngatrressave iliro -epirote ciysc n' cooh t'Pyrrhos edhe Gentiit.....Analysa e Castriot Myftarait asct e pacundersctuescme.... /pf/images/graemlins/wink.gif


Pro ecclesia catholica romana :angel:
 

Princesha B.B

Primus registratum
Re: Marko Bocari 1790-1823.

MARKO BOCARI vdiq, por se cfare kishte ndermend te bente dhe ku e kishte qellimin ai bashke me te tjeret , ne nuk dime.....asgje !!!!!!

Ali pasha ishte kundra Bushatllinjve sepse Bushatllinjte nuk i kishin bere planet ashtu sic duhet kundra Turkut, keshtu u desh plani i Marko Bocari me Zhavellen, qe e bene turkun te fliste me vete........
 

fifty

Primus registratum
Re: Marko Bocari 1790-1823.

Fillimisht postuar nga uni20077:
[qb] Marco ka deek pse ca dascte me pusctue Ghegniin!!!
Edhe vete lufta midis Ali Pasces edhe Buscatliivet
nuc asct gj^a tietr vetsc persseriitie e ngatrressave iliro -epirote ciysc n' cooh t'Pyrrhos edhe Gentiit.....Analysa e Castriot Myftarait asct e pacundersctuescme.... /pf/images/graemlins/wink.gif


Pro ecclesia catholica romana :angel: [/qb]
sipas teje Epiri ka qene Shqiptar apo Grek?
 
Top