Usta Murati
Primus registratum
Marketingu i seksit
Ervin Qafmolla - 21/04/2005
“Sex business”
Njeriu modern, fill pas shembjes së tabuve është dashuruar sërish me to dhe nuk ngurron t’i përdorë për të joshur, apo edhe të joshet prej tyre. Dikur ishte një betejë morale. Sot është thjesht biznes
Tiranë, ora 12:30, televizion publik – Mashkulli dhe femra bëjnë dashuri pa u ndalur, sekuenca nuk ndërpritet, asnjë detaj fizik nuk censurohet, ditën me diell, në filma ku prania e fëmijëve nuk është domosdoshmërisht e ndaluar. Këngë me mesazh seksual mbartin britma ekstaze në sfond dhe tekstet sugjerojnë eksplorimin e dashurisë fiziologjike, me përjashtim të atyre rasteve kur mesazhi është edhe më i papërpunuar. Protagonisti i një romani francez që shitet pa dallim moshe, në çdo librari të Tiranës, eksploron grafikisht çdo skutë të çdo varianti të mundshëm seksual. E kotë të sqarojmë se çdo faqe e tij e bën skandalin e romanit të para “boom”-it liberal në Britaninë diskrete, “Dashnori i Lady Çambërlejn”, të tingëllojë si “A mos dëshironi edhe një tjetër filxhan çaj, i dashur?” Edhe vetë autorët shqiptarë nuk kanë mbetur pas në këtë drejtim. Ndoshta për të skandalizuar gratë konservatore si ime më, pak vite të shkuara Aurel Plasari do të botonte romanin e parë në Shqipëri me një intensitet erotik të atij niveli. Shumë shpejt, të tjerë e ndoqën modën. Edhe “Fjalori Erotik” i prof. Edmond Tupes nuk bëri më pak bujë.
Shembja e tabuve
Jetojmë në kohë kur “tabuja” në aspektin moral ekziston vetëm si koncept muzeal. Konservatorëve, nëse ende ka të tillë, u ka mbetur veç të kafshojnë buzën me mllef – nëse guxojnë të flasin, nuk është çudi të përballen me krahasime që përfshijnë edhe vetë Bin Ladenin në kontekst.
Nëse hedhim pas krahëve moralin, në aspektin praktik është thjesht një tjetër mundësi e shkëlqyer për të bërë biznes. Dhe nuk po flasim për batutën bajate të “zanatit më të vjetër”, por për përdorimin e kësaj fabule për të shitur. Ende pa gdhirë mirë, në radio, në një nga ndërprerjet e radhës për t’i lënë vend reklamës, dëgjojmë një zë bubullues të kumtojë se filan prezervativi i janë shtuar kokrra për më shumë kënaqësi. Skandal? Televizioni ofron mundësi edhe më revolucionare. Një vajzë e (zh)veshur në kufijtë që lejon censura e paramesnatës, mundësisht ish-miss, na sugjeron të blejmë një produkt që për dreq as nuk ka lidhje me seksin. Piktorët rreken kush më parë të prodhojë sa më shumë nudo, apo skena ndërveprimi, mundësisht të pasura me plan-detaje plot aksion. As këngëtaret nuk ngurrojnë t’i shqiptojnë fjalët e këngëve përmes kafshimesh drithëruese në videoklipe, ku veshjet që mbajnë janë reduktuar në rripa lëkure e napa transparente, që do ta bënin të skuqej edhe Afërditën e mjeshtrave dekadentë të Rilindjes. Madje edhe artistët meshkuj kujdesen t’i harrojnë këmishat zbërthyer edhe në dimër, për të ekspozuar hiret mashkullore. Vajza të reja “plot shëndet” prezantojnë lajmet e politikës, dhe të rinjtë në reklamat e telefonisë celulare gati sa nuk puthen. Edhe farmacitë nuk bëjnë përjashtim. Nxiton drejt tyre me hundët e bllokuara nga rrufa, dhe në pikun e epidemisë së gripit sheh të reklamuar mbi xham “Viagra, medikament intelegjent”! Shkurt, ngado të kthesh sytë gjen seks, të ekspozuar deri në pahir të spektatorëve. Edhe klientët jo veçanërisht të shkathët në zbërthimin e nënkuptimeve nuk janë harruar, duke ua skalitur fjalën “Sex” me shkronja të praruara mbi bluza e pantallona.
Seksi shet
Vetë media është e mbushur përplot me të. Skandalet seksuale shesin më shumë se çdo lajm tjetër, qofshin edhe të trilluara. Miset dhe modelet mbushin kopertinat e shumicës së revistave. Bleona Qerreti deklaron se ka përdorur joshjen seksuale (jo vetë seksin) për të arritur majat. Çiljeta ka hapur linjën e saj të komunikimit elektronik, ku edhe V.I.P.-a, pëshpëritet se janë klientë të rregullt.
Pa dyshim, reklamimi i produkteve të ndryshme përmes dëshmitarëve “sexy” siguron rritje shumë të lartë të klientëve. Edhe sipërmarrësit shqiptarë, ndonëse jo gjithmonë me vend, duket se kanë arritur ta kapin ritmin. Çiljeta Xhilaga përdor gjithë finesën dhe sharmin e saj për të treguar se edhe femrat e pashme mund të përdorin një lloj të caktuar nafte në makinën e tyre, dhe sigurisht ka nga ata meshkuj që nxitojnë të konsumojnë pikërisht atë karburant që përdor heroina e ëndrrave të tyre. Ish-misi Zajmina Vasjari ndoshta mund të mos shihet me interes të veçantë nga amvisat kur reklamon një markë vaji, por shanset janë të mira që kryefamiljarët meshkuj të zgjedhin pikërisht atë produkt kur bëjnë pazar të pashoqëruar nga bashkëshortet. “Bullit”, që në vetvete është një pije energjike për “burra të vërtetë”, duke qenë se mban edhe imazhin e Njeriut Vitruvian në logo, ka preferuar që në tregun shqiptar të përfaqësohet nga bjondja elegante Alketa Vejsiu. Ndërsa Valbona Selimllari duket se është bërë ambasadorja e përhershme e produkteve të AM Group te konsumatorët shqiptarë. Dhe po të pyesësh përreth, është një imazh i suksesshëm.
Nuk dihet ekzaktësisht kur ndodhi, por shumë kohë më parë, dikush zbuloi se përveçse shitet mirë, seksi edhe mund të shesë po aq mirë. Ndonëse me vonesë, pasojë e shkaqeve tashmë të njohura, mesazhi është kuptuar edhe në Shqipëri. Kundërmimet e frutit të ndaluar fryjnë në shtëpitë tona bashkë me flladin e demokracisë. Ne u pamë sy më sy, u skuqëm, ndoshta qeshëm, por në fund shkuam në dyqan dhe blemë. Por a jemi edhe vetë ne shqiptarët shumë të ndikueshëm nga mesazhet me përmbajtje seksuale. Mjafton të shohësh përreth. Një gjysmë shekulli asketizëm seksual – të paktën në planin publik – mund të jetë një shpjegim i arsyeshëm.