Marketingu i seksit

Usta Murati

Primus registratum
Marketingu i seksit

Ervin Qafmolla - 21/04/2005

“Sex business”

Njeriu modern, fill pas shembjes së tabuve është dashuruar sërish me to dhe nuk ngurron t’i përdorë për të joshur, apo edhe të joshet prej tyre. Dikur ishte një betejë morale. Sot është thjesht biznes


Tiranë, ora 12:30, televizion publik – Mashkulli dhe femra bëjnë dashuri pa u ndalur, sekuenca nuk ndërpritet, asnjë detaj fizik nuk censurohet, ditën me diell, në filma ku prania e fëmijëve nuk është domosdoshmërisht e ndaluar. Këngë me mesazh seksual mbartin britma ekstaze në sfond dhe tekstet sugjerojnë eksplorimin e dashurisë fiziologjike, me përjashtim të atyre rasteve kur mesazhi është edhe më i papërpunuar. Protagonisti i një romani francez që shitet pa dallim moshe, në çdo librari të Tiranës, eksploron grafikisht çdo skutë të çdo varianti të mundshëm seksual. E kotë të sqarojmë se çdo faqe e tij e bën skandalin e romanit të para “boom”-it liberal në Britaninë diskrete, “Dashnori i Lady Çambërlejn”, të tingëllojë si “A mos dëshironi edhe një tjetër filxhan çaj, i dashur?” Edhe vetë autorët shqiptarë nuk kanë mbetur pas në këtë drejtim. Ndoshta për të skandalizuar gratë konservatore si ime më, pak vite të shkuara Aurel Plasari do të botonte romanin e parë në Shqipëri me një intensitet erotik të atij niveli. Shumë shpejt, të tjerë e ndoqën modën. Edhe “Fjalori Erotik” i prof. Edmond Tupes nuk bëri më pak bujë.
Shembja e tabuve
Jetojmë në kohë kur “tabuja” në aspektin moral ekziston vetëm si koncept muzeal. Konservatorëve, nëse ende ka të tillë, u ka mbetur veç të kafshojnë buzën me mllef – nëse guxojnë të flasin, nuk është çudi të përballen me krahasime që përfshijnë edhe vetë Bin Ladenin në kontekst.
Nëse hedhim pas krahëve moralin, në aspektin praktik është thjesht një tjetër mundësi e shkëlqyer për të bërë biznes. Dhe nuk po flasim për batutën bajate të “zanatit më të vjetër”, por për përdorimin e kësaj fabule për të shitur. Ende pa gdhirë mirë, në radio, në një nga ndërprerjet e radhës për t’i lënë vend reklamës, dëgjojmë një zë bubullues të kumtojë se filan prezervativi i janë shtuar kokrra për më shumë kënaqësi. Skandal? Televizioni ofron mundësi edhe më revolucionare. Një vajzë e (zh)veshur në kufijtë që lejon censura e paramesnatës, mundësisht ish-miss, na sugjeron të blejmë një produkt që për dreq as nuk ka lidhje me seksin. Piktorët rreken kush më parë të prodhojë sa më shumë nudo, apo skena ndërveprimi, mundësisht të pasura me plan-detaje plot aksion. As këngëtaret nuk ngurrojnë t’i shqiptojnë fjalët e këngëve përmes kafshimesh drithëruese në videoklipe, ku veshjet që mbajnë janë reduktuar në rripa lëkure e napa transparente, që do ta bënin të skuqej edhe Afërditën e mjeshtrave dekadentë të Rilindjes. Madje edhe artistët meshkuj kujdesen t’i harrojnë këmishat zbërthyer edhe në dimër, për të ekspozuar hiret mashkullore. Vajza të reja “plot shëndet” prezantojnë lajmet e politikës, dhe të rinjtë në reklamat e telefonisë celulare gati sa nuk puthen. Edhe farmacitë nuk bëjnë përjashtim. Nxiton drejt tyre me hundët e bllokuara nga rrufa, dhe në pikun e epidemisë së gripit sheh të reklamuar mbi xham “Viagra, medikament intelegjent”! Shkurt, ngado të kthesh sytë gjen seks, të ekspozuar deri në pahir të spektatorëve. Edhe klientët jo veçanërisht të shkathët në zbërthimin e nënkuptimeve nuk janë harruar, duke ua skalitur fjalën “Sex” me shkronja të praruara mbi bluza e pantallona.
Seksi shet
Vetë media është e mbushur përplot me të. Skandalet seksuale shesin më shumë se çdo lajm tjetër, qofshin edhe të trilluara. Miset dhe modelet mbushin kopertinat e shumicës së revistave. Bleona Qerreti deklaron se ka përdorur joshjen seksuale (jo vetë seksin) për të arritur majat. Çiljeta ka hapur linjën e saj të komunikimit elektronik, ku edhe V.I.P.-a, pëshpëritet se janë klientë të rregullt.
Pa dyshim, reklamimi i produkteve të ndryshme përmes dëshmitarëve “sexy” siguron rritje shumë të lartë të klientëve. Edhe sipërmarrësit shqiptarë, ndonëse jo gjithmonë me vend, duket se kanë arritur ta kapin ritmin. Çiljeta Xhilaga përdor gjithë finesën dhe sharmin e saj për të treguar se edhe femrat e pashme mund të përdorin një lloj të caktuar nafte në makinën e tyre, dhe sigurisht ka nga ata meshkuj që nxitojnë të konsumojnë pikërisht atë karburant që përdor heroina e ëndrrave të tyre. Ish-misi Zajmina Vasjari ndoshta mund të mos shihet me interes të veçantë nga amvisat kur reklamon një markë vaji, por shanset janë të mira që kryefamiljarët meshkuj të zgjedhin pikërisht atë produkt kur bëjnë pazar të pashoqëruar nga bashkëshortet. “Bullit”, që në vetvete është një pije energjike për “burra të vërtetë”, duke qenë se mban edhe imazhin e Njeriut Vitruvian në logo, ka preferuar që në tregun shqiptar të përfaqësohet nga bjondja elegante Alketa Vejsiu. Ndërsa Valbona Selimllari duket se është bërë ambasadorja e përhershme e produkteve të AM Group te konsumatorët shqiptarë. Dhe po të pyesësh përreth, është një imazh i suksesshëm.
Nuk dihet ekzaktësisht kur ndodhi, por shumë kohë më parë, dikush zbuloi se përveçse shitet mirë, seksi edhe mund të shesë po aq mirë. Ndonëse me vonesë, pasojë e shkaqeve tashmë të njohura, mesazhi është kuptuar edhe në Shqipëri. Kundërmimet e frutit të ndaluar fryjnë në shtëpitë tona bashkë me flladin e demokracisë. Ne u pamë sy më sy, u skuqëm, ndoshta qeshëm, por në fund shkuam në dyqan dhe blemë. Por a jemi edhe vetë ne shqiptarët shumë të ndikueshëm nga mesazhet me përmbajtje seksuale. Mjafton të shohësh përreth. Një gjysmë shekulli asketizëm seksual – të paktën në planin publik – mund të jetë një shpjegim i arsyeshëm.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Marketingu i seksit

Eeee ca ka ketu ndryshe nga gjithe bota?! ...apo titulli sensacional dhe shkrimi tejet i stilizuar i gazetarit qe s'ja ka var Bleona?!

P.s.Nuk e kam pare reklamen e Red-Bullit po Alketa s'me duket zgjedhje e mire, ngjove Lule apo jo? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

blendiys

Primus registratum
Re: Marketingu i seksit

Ajo qe me shqeteson eshte zhargoni i perdorur ne media dhe art.
Po te vesh re,humori i viteve te fundit bazohet tek banaliteti i diskutimit.
Per disa rregjizore,eksplikti i tepruar ne spote,teatro,filma dhe dokumentare,mund te terheqe me shume interes se nje produkt serioz ne media qofte i "censuruar".
 
Re: Marketingu i seksit

Çiljeta Xhilaga përdor gjithë finesën dhe sharmin e saj


Gushmolla ketu ja ke bere bam! Vezhgues i holle :lol:
 

Financieri

Primus registratum
Re: Marketingu i seksit

Epo keshtu eshte kur ndalon cdo shfaqje te seksualitetit njerezor nga arena publike per dekada me rradhe. Kur tabuja me se fundi thyhet njerezit kalojne ne ekstreme. Do bejme si te babezitur edhe per ca kohe deri sa te velemi.

Persa i perket marketingut nepermjet seksit, autori i artikullit, si te gjithe gazetaret, tregon se s'merr vesh fare nga biznesi. Dihet qe reklamimi (me ose pa seks) eshte forma me primitive dhe me pak eficente nga te gjitha format e marketingut. Njerezit mund te argetohen me nje reklame qe perdor seksin per te reklamuar ilac rrobash, por kjo s'do te thote se ata do te zgjedhin ate detergjent kur te bejne pazarin javor.
 

Hey Joe

Primus registratum
Re: Marketingu i seksit

ti financiero me keto qe ke shkrujt i paske q. motren muhabetit fare ,, e verteta o qe sex sells do a s do ti dhe o a so primitiv ky muhabet se di une, por faktet tregojne qe kudo qe te hudhesh syte neper qytete sheh vetem sekes . sidoqofte mos e merr shume hard ,se se kishte njeri personalisht , madje per menimin tim boji mutin temes .
 

antares

Primus registratum
Re: Marketingu i seksit

Financieri ketu ja ka keputur pak kot po s'ka gje.
Perdorimi i seksit edhe per marketing nuk eshte shpikje shqiptare po thjesht majmunlleku i rradhes ne Shqiperi.
Ata qe e perdorin (andej jashte kuptohet) kane bere sondazhet e tyre, studimet sociologjike, psikologjike e statistike dhe kane dale me kete taktike (per mendimin tim te neveritshem e shkaterrimtar per shendetin e shoqerise) per rritjen e shitjeve.
A eshte primitive apo jo pak me inetereson dhe ketu jam i hapur per diskutim.
 

capuni

Primus registratum
Re: Marketingu i seksit

Fillimisht postuar nga Financieri:
[qb] Njerezit mund te argetohen me nje reklame qe perdor seksin per te reklamuar ilac rrobash, por kjo s'do te thote se ata do te zgjedhin ate detergjent kur te bejne pazarin javor. [/qb]
..n.q.s paraqitet ky problem, fajin e ka ai/ajo qe ka bo reklamen, se esht perqendru te seksi me teper se tek produkti. Seksi eshte vetem mjet ..jo gjithckaja ne reklamim.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Marketingu i seksit

Keto lloj reklamash jan matese te perversitetit te shoqeris. Kush blen ilacin e robave pasi ka pare reklamen me seks mund te themi qe eshte perves, ndersa ai qe sheh te njejten reklam por qe ble sapun do te thote qe lan me dore.

/pf/images/graemlins/laugh.gif

Ps. Ne nje shoqeri ku cdershmeria eshte mjet fitimi, keto gjera jane mese normale!
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Marketingu i seksit

Reklamat ne shqiperi jane te skopiacuara nga ato te perendimit, nuk ka nje studim te mirefillte te raklames per vendin. Ne shume reklama nuk kuptohet se kujt "target" i eshte drejtuar mesazhi. Mjaftohen me dy figura qe tregojne hijeshite e tyre, per te bere nje reklam dhe nuk duan te kuptojne rendesine e nje reklame koerente dhe serioze. :rolleyes:
 

Financieri

Primus registratum
Re: Marketingu i seksit

Problemi me reklamat eshte se konsumatoret bombardohen aq shpesh me to saqe nqs ato shfaqen ne vendet e zakonshme (TV, radio, revista, internet etj) ato thjeshte injorohen. Kompanite amerikane ka kohe qe perdorin marketing "te maskuar". Ato paguajne qe produktet e tyre te shfaqen (ashtu si rastisht)neper filma, te permenden ne lajme, ose te rekomandohen nga eksperte ne emisione te ndryshme (gjithnje ashtu si rastesisht). Ka kompani shume te sukseshme si Starbucks qe s'perdorin fare reklamimin konvencional ne shtyp dhe tv. Kjo jo vetem qe u kursen para por i lejon te ndertojne brand te vecante, ndryshe nga turma. Promovim, jo reklamim, kjo eshte e ardhmja.

Pastaj mos harroni produktin. Bej reklamin sa te duash, po nuk e njohe klientin dhe po nuk ja pershtate produktin atij, mustaqet e celos do shesesh. Sa kompani ne Shqiperi bejne anketime dhe intervistime te klienteve?
 

Alanis

Primus registratum
Re: Marketingu i seksit

Une per vete mendoj se ka ardhur koha qe disa tabu mos jene me te tilla per shqiptaret...
 

antares

Primus registratum
Re: Marketingu i seksit

Po pikerisht ate kishim mangut, se pak po majmunosemi aktualisht!
Jepi, Sex, Droge, e Rokenroll!
Rruga drejt hales (jemi andej nga fundi tanime) eshte e shkurter!
 

notej

Primus registratum
Re: Marketingu i seksit

Ketej nga Tirana jepet nje reklame e madhe fare. Nje Zajmina Vasjari, nje alamet punonjese bordellosh rreth te 20-ve, na del dhe ben reklame si mami per nje marke vaji Fiol. Ah sa gjynaf qe jane biznesmenet shqiptare. Kjo Zajmina vetem kontraceptive dhe prezervative mund te rekamoj, per keto po qe eshte e besueshme dhe me pervoje.

Reklama ne Shqiperi, ne pjesen me te madhe, sic u tha edhe me larte, nuk behet per te dhene info apo krijuar marke, por per te bere influenca ndaj medias. Muhabet i gjate, por e rendesishme eshte qe reklamat shqiptare vazhdojne te jene skandaloze.
 

treshi

Primus registratum
Re: Marketingu i seksit

More po ju ku ta gjeni te shihni porn pa paguar , kendej jashte qefi paguhet ju e keni free dhe boni numra /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif :lol: :confused:
 

tr1191

Primus registratum
Re: Marketingu i seksit

E verteta eshte qe reklamat me vajza seksi i terheqin te gjithe.
E keqja eshte qe vemendja perqendrohet tek femra (me shume nqs eshte gjysem e zhveshur), dhe aspak tek produkti.
Reklama interesante me duken ato te Dekes me Valbonen.
Mendoj qe i kane realizuar mire dhe nuk kane abuzuar fare me imazhin fizik te Valbones.
 
Top