Marigona Dragusha takohet me kryetarin e Prishtinës

Marigona Dragusha takohet me kryetarin e Prishtinës

marigonadragusha-300x165.jpg
Marigona Dragusha, e cila përfaqësoi Kosovën në Miss Universe 2009, ku edhe u zgjodh shoqëruese e dytë e Miss Universe 2009, të hënën është pritur nga kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.

Marigona Dragusha, ka arritur një nivel shumë të lartë të prezantimit, dhe në emër të komunës e përgëzoi për sukseset e saja në Miss Universe, duke i dëshiruar suksese në ndërtimin e karrierës së saj në të ardhmen, tha kryetari Mustafa.

Ai vlerësoi lartë suksesin e Dragushes dhe e quajti atë ambasadore të bukurisë kosovare, dhe njëkohësisht i premtoi përkrahje bukuroshes, dhe me këtë rast ia dhuroi asaj simbolin e kryeqytetit- Hyjneshën në Fron.

Ndërkohë, Marigona falënderoi kryetarin e Prishtinës për pritjen dhe për përkrahjen, duke thënë se shpresonte që do të fitonte një çmim në spektaklin Miss Universe 2009.

Kam shpresuar për një çmim, por jo të tretin, megjithatë jam shumë e lumtur për vendin e tretë, tha Marigona.

Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=598. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=598

Top