Mariah Carey, nga balta në yje e përsëri në baltë

Mariah Carey, nga balta në yje e përsëri në baltë

Eshtë folur e përfolur, përveçse për zërin, edhe për jetën e trazuar private, zënkën me Eminem, apo kërkesat dhe pretendimet prej një diveje të çmendur. Në një intervistë të sinqertë, Mariah Carey rrëfen gjithçka</p>


Ajo pretendon se është një njeri i thjeshtë, me një paraqitje të zakonshme, edhe pse kjo paraqitje e zakonshme është ajo e një gruaje me flokë shumë të fryrë, me taka super të larta dhe gjithmonë me një dekolte të hapur deri në maksimum. Ah… për të mos harruar bizhuteritë që gjithmonë janë origjinale, shumë të shtrenjta dhe të stërmëdha e plot shkëlqim. Por kjo paraqitje është edhe stili i saj i pangatërrueshëm, që kur ishte ende një kozmetiste në Long Island. Megjithatë ajo nuk ka asgjë të përbashkët me një kozmetiste për sa u përket shifrave të shitjeve të këngëve të saj. Kështu, ajo ka shitur mbi 200 milionë disqe; ka pasur numrin më të madh të këngëve “single” krahasuar me të gjithë artistët e tjerë amerikanë; ka bashkëprodhuar dhe shkruar pjesën më të madhe të materialeve të saj dhe tashmë, në moshën 39-vjeçare, ka një karrierë të suksesshme dhe gjithnjë në maja që prej 20 vitesh. Këto janë shifra që i bashkëngjiten stilit të shfrenuar të jetesës që ka pasur herë pas here, martesës së palumtur me bashkëshortin e parë, Tommy Mottola, apo tekave të ndryshme prej pasanikeje tekanjoze, të cilat e kanë bërë shpesh një figurë gati të urryer. Por ka nga ata që ia falin të gjitha për asetin më të çmuar të kësaj gruaje, zërin. Ajo ka një zë që për nga forca mund të përkulë edhe vetë çelikun, por çuditërisht videot e saj janë aq “të buta” e “të lehta” e shpesh edhe pa shije, sa të lënë një shije të keqe mospërputhjeje mes zërit dhe figurës. Tashmë ajo është duke përgatitur një album të ri, për të cilin ruan me fanatizëm çdo detaj. Gazetarët janë shumë kuriozë që të dinë se përse bëhet fjalë, por deri më tani çdo kërkesë është përballur vetëm me heshtje të vazhdueshme. Megjithatë dihet se albumi i ri titullohet “Memoirs of an Imperfekt Angel”. Në fakt, duket se është një album interesant, ku Mariah do të shfaqet me një tjetër pamje dhe një tjetër mënyrë të kënduari dhe të bëri video. Shkaku? Thuhet se është martesa e saj e fundit që po zgjat që prej 18-muajsh me Nick Cannon, një këngëtar dhe personalitet i ekranit, që sipas fjalëve të saj i ka dhënë shumë siguri në jetë dhe ajo nuk është më as sarkastike dhe as shumë e hidhur me të tjerët. Aktualisht ajo është në një “grindje” me Eminem, i cili disa kohë më parë e fyeu duke i thënë: “Kuçkë, bën mirë që ta mbyllësh atë gojë”. Në kundërpërgjigje të kësaj fyerje publike, ajo ka krijuar një këngë. Ndërkohë, kënga e parë që do të shfaqet nga albumi është “Obsessed” dhe bën fjalë për një burrë të vogël e të trishtuar, i cili hidhet e përdridhet në dhomën e saj të gjumit, duke i kërkuar gjithmonë të njëjtën gjë. Ajo çka të habit vazhdimisht te Carey është vokali i saj që nuk ndryshon kurrë, pavarësisht kalimit të viteve dhe të ndryshimeve që pëson në jetën e saj. Është një zë këmbëngulës e i palodhur, që “kërcen” gjithmonë rreth notave me të cilat ka një marrëdhënie gjithnjë kreative. A i është dashur që të punojë shumë për albumin e ri? Mariah mendon se jo. Zakonisht ajo nuk është sforcuar kurrë gjatë procesit të krijimtarisë dhe e merr atë me shumë sportivitet dhe lehtësi, e kjo është një nga të mirat që i ofron vokali i saj. Mariah shquhet dhe konsiderohet si një këngëtare që kap regjistrat e lartë të notave. Këtë veçanti e cilësi e ka pasur qysh e vogël, madje ka qenë e ëma që ia zbuloi dhe ia vuri në dukje, fillimisht si një të metë, sepse Mariah bërtiste shumë, e më pas si një dhunti që po të dihej si të shfrytëzohej, mund të jepte shumë përfitime, sikurse edhe ndodhi. Fillimisht Mariah nisi që të këndonte në kuzhinën e shtëpisë. E ëma ishte një këngëtare klasike dhe ajo e ka vënë re menjëherë talentin e madh që fshihte e bija. Pas së ëmës personi i dytë që ishte i rëndësishëm në jetën e Mariah-s qe njeriu i cili u bë bashkëshorti i saj i parë, Tommy Mottola, shefi i “Sony”-t, i cili e përfshiu Mariah-n në kompaninë e tij që kur ajo ishte ende një adoleshente. Në vitin 1993 ata u martuan. Për Mariah-n nisi një jetë shumë e kontrolluar, mes luksit të shfrenuar dhe një mijë e një presioneve. Çifti u divorcua në vitin 1998 dhe sapo kanë rënë në një marrëveshje në lidhje me të shkuarën e tyre, edhe pse mes tyre ende nuk janë vendosur marrëdhënie shumë të mira. Asaj nuk i vjen mirë që si familjarët, ashtu edhe miqtë e Tommy-t nuk i flasin me gojë. “Unë nuk kam dashur kurrë të martohesha në atë moshë dhe me atë njeri, por gjërat ndodhën me shumë shpejtësi dhe ja që u bënë fakt. Unë përfundova në altar për shkak të fustanit madhështor të nusërisë dhe premtimeve për një jetë të qetë e pa probleme”, rrëfen vetë Mariah. Mes tyre kishte një dallim prej 21 vitesh dhe kur u ndanë ajo ishte e gatshme që ti jepte gjysmën e pasurisë ish-bashkëshortit, vetëm të përfundonte divorcin sa më shpejt. “Megjithatë, në atë moshë unë nuk e kisha idenë se çfarë ishin paratë. Kur vjen nga hiçi dhe befas bëhesh zonjë e milionave, për ty ato mund të humbasin brenda një nate e të mos të të vijë aspak keq. Dhe të mendosh që gjithë këto para u bënë brenda 6 muajsh, vetëm nga kënaqësia e të shkruarit këngë që shiteshin në mënyrë të çmendur. Në rastin e martesës, doja ta bëja si burrat, të ndaja gjithçka dhe të mos i detyrohesha më asgjë atij njeriu”, thotë këngëtarja, në tonin e zërit të së cilës ndihet ende një lloj irritimi. Prindërit e Mariah-s u ndanë kur ajo ishte ende një vajzë e vogël dhe pavarësisht se i ati e merrte herë pas here në ndonjë shëtitje, ai u shndërrua në një figurë dytësore në jetën e saj. “Im atë ishte shumë i ashpër dhe i rreptë. Ka qenë ushtarak dhe nuk dinte të sillej në mënyrë të butë, qoftë edhe me fëmijët e tij. Pavarësisht kësaj, më merr malli për të dhe jam e lumtur që pavarësisht një fëmijërie të vështirë, në fund të jetës ne kaluam një kohë të gjatë së bashku dhe arrita të mësoj shumë në lidhje me mënyrën e tij të të parit dhe të konsideruarit të botës. E ëma vinte nga Illinois dhe si e tillë ajo ishte një person që i pëlqenin shumë ironitë, madje me raste ishte shumë e hidhur edhe me familjarët dhe me vetë Mariah-n. Prindërit e saj ishin nga një racë e përzier dhe vetë këngëtarja që në fëmijëri e dinte se çdo të thotë të jesh në njëfarë mënyre e diskriminuar nga ngjyra e lëkurës. Mariah thotë se ka nevojë që të flasë me Obamën për çështjet raciale. Ajo u mrekullua kur ai u bë President i vendit, sepse nuk e quante të mundur një gjë të tillë dhe ajo e di se ka njerëz që nuk do ta pranojnë kurrë një fakt të tillë, nuk “do ta tresin” dot idenë e një Presidenti të zi. Pasi prindërit u ndanë, Mariah dhe e ëma u vendosën në Long Island, ku kjo e fundit bënte punë të ndryshme. E ëma ishte njeriu që ngulmoi që ajo të zgjidhte karrierën e të kënduarit. “Ime më më nxiste deri në atë masë sa ndonjëherë bëhej e mërzitshme. Unë nuk e duroja këtë lloj autoriteti dhe kundërshtoja”. Si adoleshente ajo punonte kameriere nëpër restorante të ndryshme gjatë ditës dhe natën në një studio ku shkruante këngë dhe i regjistronte deri në mëngjes. Gjumë bënte vetëm një apo dy orë, për të rifilluar ditën nga e para. Mariah nuk donte që të ishte si moshatarët e saj që nuk kishin aspirata, por vetëm kërkonin të jetonin ditën, të hanin, të bënin dashuri e të flinin. Ajo donte që të ndryshonte, nuk ishte kjo jeta e saj. Albumi i saj i parë e çoi menjëherë në krye të klasifikimit dhe i hapi rrugë një albumi të dytë, të famshmit “Emocionet”, që shkoi gjithashtu për mrekulli. Ishte hera e parë për një artist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kishte arritur të zinte 5 vende të para me 5 këngë të vetat brenda një kohe shumë të shkurtër. Por Mariah nuk ndihej e famshme, ose në atë kohë nuk sillej si e tillë, sepse Mottola, në njëfarë mënyre, “e kishte sekuestruar” vajzën që ishte shndërruar në “një gjel që pillte flori” për të gjithë kompaninë. Si
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23525. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23525
 
Top