Maqedonia zyrtarisht hyri në recesion

Maqedonia zyrtarisht hyri në recesion

recesion-300x257.jpg
Maqedonia në kuartalin e dytë të vitit 2009 realizoi shkallë të rritjes së Bruto-Prodhimit Vendor (BPV) prej 1.4 për qind, me çka edhe zyrtarisht hyri në recesion.

Rënia e BPV-së prej 1.4 për qind, të cilën sot zyrtarisht e bëri të ditur Enti shtetëror për statistikë, paraqet rënien e dytë të madhe kuartale të njëpasnjëshme, pasi në tremujorëshin e parë të vitit u shënua shkallë negative e rritjes prej 0.9 për qind.

Sipas teorisë ekonomike, një shtet konsiderohet se ka hyrë në recesion pasi të shënojë rënie të BPV-së në dy tremujorësha të njëpassnjëshëm.

Rënie më të madhe në tremujorëshin e dytë, sipas statistikave, është shënuan në sektorin Nxjerrje të xeheve dhe gurëve, Industria përpunuese dhe Furnizimi me energji elektrike, gaz dhe ujë prej 13.6 për qind.

Rritje më të madhe është realizuar në ndërtimtari pej 10.8 për qind.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22510. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22510

Top