Maqedonia ndihmon përmbytjen e Lezhës

Maqedonia ndihmon përmbytjen e Lezhës

Hapen portat e Drinit të Zi në Ohër, duke shtuar me 30 metra kub në sekondë prurjet

Maqedonia fqinje ka dhënë një “kontribut” të rëndësishëm për përkeqësimin e situatës së përmbytjeve në Shqipëri, pasi ka hapur dje portat e Drinit të Zi, duke shtuar ndjeshëm prurjet e këtij lumi. Agjencia maqedonase e lajmeve INA, njoftonte dje se, reshjet e pandërprera ditëve të fundit kanë shkaktuar akumulim të madh të ujit në Liqenin e Ohrit dhe portat janë hapur, pikërisht kur në zonën e Lezhës në Shqipëri ka përmbytje të mëdha.

Sipas agjencisë, nga përmirësimi i situatës hidrologjike nga shirat e ditëve të fundit, që kanë përfshirë tërë rajonin e bashkë me të edhe rajonin e Liqenit të Ohrit, është konstatuar përmirësimi i situatës hidrologjike në Liqenin e Ohrit, ndaj ka filluar derdhja e një sasie të konsiderueshme të ujit nga ky Liqen, përmes Drinit të Zi, në drejtim të liqeneve akumuluese të hidrocentraleve Shpile e Glloboçica në Maqedoni dhe Fierzë, Vau i Dejës dhe Koman në Shqipëri. Raportohet se për momentin, në digën e Liqenit të Ohrit, prej nga buron Drini i Zi, janë të hapura tri portat, që sipas vlerësimeve derdhin rreth 30 metra kub ujë për sekondë. Reshjet e periudhës se fundit, sidomos ditëve të fundit, kanë ndikuar dukshëm në përmirësimin e nivelit të Liqenit të Ohrit. Në këtë kohë, kur mbretëron periudha e baticave të ujit në përgjithësi, si dukuri natyrore-gjeografike, vërehet rritje e jashtëzakonshme e nivelit të Liqenit të Ohrit.

Autoritetet maqedonase saktësojnë se për momentin derdhet dhe “dërgohet” në drejtim të akumulimeve rreth 30 metra kub ujë për sekondë, çka ndryshon situatën e përgjithshme jo vetëm të liqeneve akumulues në Glloboçicë dhe Shpile të Dibrës, por edhe në liqenet akumulues në Fierzë, Vau i Dejës, Koman e sidomos në ultësirën e Lezhës, ku ka përmbytje të shumta.

Nga Enti Hidrobiologjik në Ohër kanë pohuar se duhen mbyllur portat e hapura pa konsultim me ekspertët hidrologjikë, por punëtorët e Hidrocentralit “Glloboçica”, mbase me iniciativë të tyre i kanë hapur tri portat që për momentin po “ndihmojnë” përmbytjet në Shqipëri, kur niveli në liqenet akumuluese është i kënaqshëm.

Dihet se niveli dhe kuotat tolerante të lartësisë mbidetare dhe nivelit të ujit në Liqenin e Ohrit është 693.10 kuota minimale, ose pika më e ulët mbidetare dhe 693.40 pika më e lartë e lartësisë mbidetare, respektivisht nivelit të Liqenit të Ohrit. Kuotat mbi dhe nën këto shifra janë situata alarmante dhe ndryshojnë tërësisht situatën hidrobiologjike dhe të biodiversitetit në Liqenin e Ohrit. Megjithatë, derdhja e kësaj sasie të ujit në drejtim të akumulimeve, për momentin nuk rrezikon kuotat e nivelit të Liqenit të Ohrit.

Kjo nuk është hera e parë kur autoritetet maqedonase urdhërojnë ose lejojnë hapjen pa urdhër të portave të Drinit, në periudha përmbytjesh për Shqipërinë. Mes dy vendeve ekziston një marrëveshje për shfrytëzimin e lumenjve, por kjo marrëveshje është lidhur me ish-Jugosllavinë dhe autoritetet e Shkupit nuk janë të pritura ta zbatojnë gjithmonë.(shqip)

3kztxqmqrqc

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26316. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26316

Top