Maqedonia bëhet shteti i parë që krijon një rrjet kombëtar, ajror inte
Po e postoj kete shkrim ne kete forum jo gabimisht por sepse deshiroj te nxis debatin dhe idete tuaja. Mua me duket se ky eshte nje shembull i shkelqyer se si mund te investohet mencur per te miren e perbashket.
<font color="red"> Maqedonia bëhet shteti i parë që krijon një rrjet kombëtar, ajror interneti </font>
Sipas BBC shteti fqinj ka krijuar tashmë një rrjet interneti ajror (WI-FI) i cili mbulon të gjithë vëndin dhe lidh të 460 shkollat fillore dhe të mesme. Kompjuterat për shkollat u dhuruan nga Kina ndërsa USAID (Agjensia e ShBA për Zhvillimin Ndërkombëtar) po paguan për shërbimin e internetit për 2 vitet e ardhshme për shkollat. Kjo pagesë po i jep mundësi kompanisë On.net, e cila ofron shërbime lidhjeje interneti, të krijojë rrjetin e saj pa tela tokësorë duke shmangur kështu pagesat ndërmjetëse ndaj kompanisë së telefonisë fikse. Rrjeti përdor lartësitë malore si pika shpërndarjeje dhe krijon një hapsirë që shtrihet deri në 15 km mbi qytetet e Maqedonisë. Shkollat janë tani për tani klientët e projektit por ideja është që edhe popullsia dhe firmat të mund të përfitojnë duke u bërë klientë të tij.
Si çdo nismë tjetër nisma ka natyrisht kritikët dhe mbështetësit e tij. Kritikët pyesin nëse Maqedonia ka vërtetë nevojë për lidhje të shpejtë interneti kur kombësitë që përbëjnë vëndin kanë jetë të ndara nga njëra-tjetra. Nqs banorët e një qyteti nuk flasin me njëri-tjetrin atëherë është e kotë të mendosh që lidhja e internetit do ti shndërrojë në mënyrë magjike. Ndërkohë mbështetësit e tij vënë në dukjse se megjithëse interneti s’është një zgjidhje magjike, ai mund të shërbejë, si gjithkund tjetër, si një mjet për të ndihmuar tregtinë dhe firmat e ndryshme të prodhojnë e fitojnë më shumë. Rritja ekonomike mund të ndihmojë një ditë në uljen e zënkave etnike.
Modeli Maqedonas s’është çudi të ndiqet nga shumë vënde të tjera. Maqedonia mund të jetë vëndi i parë me këtë projekt por ka pak mundësi që të jetë ë fundit.
David Reid
10 Nëntor 2005
BBC
Artikulli botohet i shkurtuar. Titulli i origjinalit nga faqja e BBC është: Macedonia Wi-Fi
LlTako www.peshkupauje.com