Maqedoni, sulmohet diplomatja që foli në gjuhën shqipe

Al-Punk

Still here
Syhëna Qerimi-Balliu, sekretare në Ambasadën e Maqedonisë në Ankara, është vënë në shënjestër të sulmeve të grupit folklorik të Pustecit-Prespa e Vogël-Shqipëri, për shkak se ajo ka komunikuar me ata në gjuhën shqipe e jo maqedonase, që është konsideruar "fyerje e rëndë diskriminuese dhe poshtëruese".

Sipas mediave në gjuhën maqedonase, sekretarja e Ambasadës së Maqedonisë në Ankara-Turqi, Syhëna Qerimi-Balliu, "paska ofenduar rëndë" pjesëtarët e ansamblit folklorik të Pustecit-Shqipëri, sepse u paska fol shqip! Ky "ofendim" nuk ka kaluar pa bujë mediatike, duke marrë nismën dhe bekimin nga Tv "Sonce" (Dielli), televizion i maqedonasve në Shqipëri, sipas të cilit për këtë "ofendim′, ose siç e quajnë ata "sjellje skandaloze të sekretares së Ambasadës Maqedonase në Ankara", interesim ka shfaqur edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë.

Duke iu referuar deklarimeve dhe pohimeve të tyre, Ansambli nga Pusteci-Shqipëri, gjatë pjesëmarrjes në Festivalin Ballkanik të Folklorit në Izmir të Turqisë, së bashku me 11 vende tjera pjesëmarrëse, janë ankuar se ditën e dytë të Festivalit, kanë filluar "problemet" me Syhëna Qerimi-Balliu.
 
Top