Fillimisht postuar nga S6+6N6:
[qb]
Fillimisht postuar nga Lover Boy:
[qb] Cili person do ishte kandidatura me e mire kunder Nanos ne nje fushate elektorale? Sa shanse do kishte ai person te behej kryeminister i Shqiperise? [/qb]
Ne se opozita do te jete kjo aktualja, mendoj se Nano do te jete ne pushtet dhe per kater vitet e ardhshme...
Pse:
1 Opozita del ne zgjedhje me e percare se kurre, BF e shperndare, LZHK ende pa nje shtylle kurrizore, pra nje e djathte e pakonsoliduar me lideret e vjeter te cilet prej kohesh e kane humbur besimin ne popull.
2 Sipas shume sondazheve ketu ne Shqiperi jane shtuar shume indiferentet. Nje pjese shume e madhe e popullsise nuk do te shkoje te votoje ne zgjedhjet e ardhshme dhe ky eshte avantazh i socialisteve te cilet jane shume te rregullt gjate procesit.
3 Marrim te qene sikur z.Meta merr ne keto zgjedhje nje perqindje te konsiderueshme e cila do te ishte e domosdoshme per te formuar maxhorancen... do te ishte e pamundur te krijohej nje qeveri Meta-Berisha duke patur parasysh mosperputhshmerine e programeve, me pak fjale ne cdo rast LSI do te bente aleance me PS ne te kundert parlamenti do shperndahej serisht.
Mendoj se zgjedhjet e ardhshme do kene efektin dhe vleren e vet vetem ne zhdukjen e disa partive fantazem, nderkohe qe nuk mendoj te kete ndonje ndryshim rrenjesor ne drejtimin e vendit. [/qb]