Elna Durresi
Primus registratum
Mall i shpirtit tim
Mall i shpirtit tim
Për Durrësin
Më ka marrë malli Durrësi im i dashur
Të t’i shoh ty rrugët , bregdetin e lagur.
Rrugëve të tua si dikur të shëtis
Mes njerëzve të njohur shokë apo miq
Më ka marrë malli Durrësi im i dashur
Larg teje, për mua, jeta është e zbrazur.
Elna Durrësi
Endrrat
Në çdo ëndërr të gjumit tim të trishtë
Më duket vetja se jam me ju , atje
E ulur në atë breg të brishtë
Buzë Adriatikut atje në atdhe
Hap sytë çdo gjë u zhduk , deti shkoi
Ah, sa dëshpërim isha në gjumë
Kaloi kjo natë , eh, po kaloi
Vallë larg Durrësit sa kohë do të jem unë .
Elna Durresi
Francë
Durrësi
Ky qytet i mrekullueshëm për të cilin gjithnjë mall kam.
Ti zhurmë e këndshme e detit tim
Mes të cilës rritur jam unë
Je ninullë e shpirtit tim
Mbrëmjeve kur unë mbyll sytë për gjumë.
Ti rërë e plazheve të fëmijërisë sime
Përzier mes guackeve të mbledhura nga unë
Nga ajo vazë e vogël , më ngjall mijra kujtime
Më shpie pranë detit, edhe pse mes malesh jetoj unë.
Ju foto të mrekullueshme nga Durrësi im
Radhitur me aq kujdes albumeve jeni
Ju ruaj si gjenë më të shtrenjtë
Qetësimin e shpirtit tim, në brendësi ju keni.
Ju o ëndërra të shpeshta , që buzë detit më çoni
Më vjen keq kur sytë hap, që diku s’ju kam regjistruar
Jeni për mua kinema e çmalljes
Unë Oscar-ët e shpirtit ju kam dhuruar.
Elna Durrësi
Gjenevë 22 tetor 2002.
Durrsaket.
Me lëkurën e bronxtë nga rrezet e diellit
Me të kaçurrelta flokët nga kripë e detit
Me ecje të këndshme trupin ato zhdredhin
Ne brendësi të tyre shikimet e djemve kredhin.
Vazhdojnë ecjen e tyre, pa kthyer kokën prapa
Edhe pse e ndiejnë që shumë djem janë ndalur në hapa
Shikime të mahnitura ata kane hedhur mbi to
I thone njëri-tjetrit , Hey , Durrsaket janë këto!
Elna Durresi
Gjenevë
Për ty nëna ime
Ah flokët e tu ,që këto vite shumë janë thinjur
Ah duart e tua,që ne të katërtëve na kanë rritur
Ah shpirti yt,një shkëmb i pazbuluar
Ah zemra jote, e forte dhe e duruar.
Kur do të kem rastin,dhe një herë ti prek
Kur do të kem rastin,dhe një herë ti ledhatoj
Kur do kem rastin,me sy të të shoh
Kur do kem rastin,zërin të ta dëgjoj.
Elna Durresi
France
Për ju kam mall
Si jeni ? – Lajme çonëmi
Se malli më ka marrë
Si shkoni ? – Tregomëni
Se kam shumë muaj pa ju parë.
Besonëmi se si zjarr shpirti më digjet
Besonëmi se para mallit e pafuqishme jam
Dua të jem me ju , shpirtërisht këtu s’më rrihet
Por shpejt dot s’vij, ndaj shumë mall kam.
Elna Durresi
France
Ju përshëndes Elna.
: : : ! Malli i vëndit tim.
Eh ,
Ç’më ka zënë sot mall i vëndit
Mall i të festuarit mes njerez e miq
Mall i të vallëzuarit alla shqiptarshe
Mall i të uruarit , Gëzuar o Miq.
Të marr për dore , ecim shumë hapa
Ndalemi diku ,ne nje tavernë
Gumëzhin gjthçka , festim ka nata
Festim , po ja mes tyre s’jemi të lerë.
Muzikë e këndshme , por e huaj
Ç’ më ngjalli mallin e folklorisë
Dikur më dukej e vjetër kjo perlë
Tani më djeg këngë e Shqipërisë .
Nisem ashtu , nxitimthi flutarak,
Si shpend i dimrit së bashku me zogtë,
Ul nxitimthi fluturim endërrak
Atje , për ku malli më dogjtë.
E marr rrëmbthi , ashtu një gotë
Në tavolinën e shtruar , gosti e pije
Ngre një dolli , me ju të gjithë:- Gëzuar
Një dolli të fortë, puro Shqipërije.
Elna Durrësi.
Gjenevë
25 dhjetor 2002
: : : !
Hej mall i çmendur më ke zaptuar
Mall , që pre më ke bëre me vakt
Në shpirtnë e zhuritur je ngujuar
Si gurë i rëndë që veç bën plagë.
I rëndë, ngado me vete që të mbart
I rëndë , s’po mundem të të gjuaj
Heshtur mes fjalëve , çdo çast që flas
Edhe pse fjalët rrjedhin pa pushuar.
Mbushem ajër, fuqishëm të të gjuaj
Grushtin e mërzitjes mllefshëm ngre.
Fjalët dhimbje psherëtimshëm më thua
Emocion thjesht jam, emër për atë që ndien.
Grusht i mërzitjes kthehet ndaj meje
Dhe unë bisha i ngul sytë uritshëm.
Dua t’ia ngul dhëmbët shqyeshëm
Fatit të shqiptarit kurbetlindur.
Elna Durresi.
* * *
Largomu ti mall i vëndit
N’udhën jetës lërmë të zhytem
Ta mbush kupën me gaz mot
E nga gazi le të mbytem.
Po ti vjen ashtu ngadalshëm
Kupës gazit m’i vë kapak
E unë shoh si më djeg shpirtin
Lot i mallit pak nga pak.
Elna.