Aquarius
Valoris scriptorum

Disa ditë më parë nënshkruan me të kuqtë dy mbrojtësit kosovarë, Besnik Krasniqi e Labinot Ibrahimi, si dhe Mevlan Murati i Shkëndijës së Tetovës. Vetëm një ditë më pas u bë pjesë e të kuqve edhe portieri Alban Hoxha.
Lajmi per firmosjen e kontratës nga mesfushori kosovar u lajmerua katër ditë më parë. Dje, lojtari është takuar me drejtuesit e klubit dhe trajnerin Hasan Lika, me të cilin ka folur për disa minuta. Më pas, Maliqi ka firmosur kontratën dhe ka bërë prezantimin zyrtar me fanellën e kuqe, duke pozuar së bashku me teknikun Lika.
27-vjeçari ka qenë i dëmtuar gjatë 4-5 ndeshjeve të fundit të kampionatit, ndaj trajneri i “demave”, edhe pse udhëtoi disa herë drejt Kosovës, nuk arriti ta shihte në fushë. Mësohet se, sapo atij i janë vënë në dispozicion disa DVD të mesfushorit, ka pranuar menjëherë që Maliqi të bëhet pjesë e Partizanit.
Ashtu siç edhe e kishin deklaruar më parë, drejtuesit e kuq e kanë përqendruar plotësisht vëmendjen te tregu kosovar. Maliqi për dy vite ka qenë edhe kapiten i Prishtinës. Ai ka fituar me këtë skuadër tri tituj kampion të Kosovës, një Superkupë të Kosovës dhe dy herë ka qenë në finale të kupës. Gjithashtu, dy herë është shpallur lojtari i dytë më i mirë nga Federata e Futbollit të Kosovës, në një kohë kur dy herë të tjera është zgjedhur sportisti i dytë më i mirë nga Komuna e Prishtinës.
Karrierën si futbollist Maliqi e nisi me të rinjtë e Prishtinës. Më pas, është aktivizuar për KF Aeroportin (2001-2004), ndërsa nga viti 2004 deri në 2006-ën ka qenë pjesë e Fushë Kosovës. Për dy vite ka luajtur edhe me KEK-un (2006- 2008). Në vitin 2008 u bë pjesë e Prishtinës.
Kosovarët
Pas firmosjes së kontratës nga Maliqi, numri i futbollistëve kosovarë, që do të jenë pjesë e Partizanit për kampionatin e ardhshëm, ka shkuar në tre. Disa ditë më parë, me klubin e kuq nënshkruan kontrata 3-vjeçare dy mbrojtësit e Prishtinës, Besnik Krasniqi e Labinot Ibrahimi. Drejtuesit e “demave” kanë bërë të ditur se tregu kosovar do të jetë më i preferuari gjatë kësaj merkatoje.