Re: MALESORE, KATUNARE E KUSHDO TJETER MIRESEVINI NE SHKODER!!!
Fillimisht postuar:
Ne Kohen e Komunizmit,numri me i madh i komunisteve qe kontribuan ne shkaterrimin e cdo gjeje qe kishte te bente me identitetin e Shkodres,ishin ne pjesen me te madhe PODGORICAN.
Jo,Identitetin e Shkodres dhe e te gjithe Shqiperise e shkaterroi fjala Komunizem dhe jo fjala Podgorican, sepse me sa di une ke pase edhe malcor komunista qe e kane shkaterru identitetin e Shkodres , ke pase edhe prej fshatnave fshatar qe kane kene komunsita edhe te tjere e te tjere
Fillimisht postuar:
Me hapjen e tregtise me Malin e Zi,90% e te drejtes per te ushtruar biznesin atje ju dha kesaj etnije jo shqiptare,mbasi keta tashme te favorizuar shpejtuan te nxjerrin dekumenta qe i percaktonin si sllav(jo shqiptare)ku rolin me negativ ne kete histori e luajti dhe e lot sot edhe ne parlamentin shqiptar shoqata ROZAFA-MORACA,nje shoqate e kthimit ne identitet.Emri ROZAFA eshte pluhur syve per aprovuesit e kesaj shoqate.Tani me thuaj te ishin etni shqiptare ishte e nevojshme krijimi i kesaj shoqate...?!
Ishte fukaralleku qe i bani ata shkodran , podgorican dhe te tjere me dal ne mal te zi e me shit nafte, cingare etj etj.Ah po ,ka kene e vertete qe neper ambasaden jugosllave e merrnin vizen ma shpejt vrakacort dhe podgoricant, por mos te harrojme qe te privilegjumit ne token malazeze kane kene vrakacort dhe jo podgoricat e te tjeret.Masanej e gjithe Malesia e Madhe ka ba tregti me Malin e Zi,mos harro,Flaken, Domnin,Kamicen, Bajzen etj etj.Dhe cfare eshte ma e keqja qe disa prej ketyne kane punu direkt per shtetin jugosllav. /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
Shoqata Rozafa-Moraca posi ata e krijunen nuk e mohoj, por me thoni kush nuk do te ishte ai kosovar qe nuk do dote me e pase identitetin e vet si shqiptar ne rralle te pare e masanej si kosovar, kush nuk do te ishte ai shqiptar qe nuk do dote me ik ne tokat e veta, pavaresisht nese jane ne mal te zi apo diku tjeter.Per mendimin tem sa ma shume shqiptar te jene ne Mal te Zi aq ma shume u tregojme serbve e malazezve qe jeni ne toka te gabume ketu, ashtu sic e tregunen ne Kosove kosovart. /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
Fillimisht postuar:
tane drejtora e shefa policie i ke pase neper Shqipni nganjehere edhe me emra puro serbe si Bogiç,Ratko,Millan,Vaso,etj.
Grup ti me duket ke ngaterru vrakacort me podgoricant.Se besoj qe ne ate kohe ke pase podgorican me emra serbsh te vertete si Millan, Ratko etj etj. A sa per kohen e tashme nuk e di se kam rreth 10 vjet jashte shkodres.E di qe kane kene da drejtora e shefa policijet me ata emra por me 100 % nuk kane kene podgorican .
Fillimisht postuar:
mbanin kryet nga Mali i Zi degjonin vetem kange sllave sa i nxorren edhe shkodraneve namin se jane marakli kangesh sllave.
Deri diku jam dakort me ty, por dy gjana kisha me shtu ketu:
1) A eshte muzika nje mjet per ty urryer, e cfaredo lloji qe te jete?Kur dihet qe nje pjese e shqiptarve nigjon muzike Italiane, ose nje pjese tjeter nigjon muzike greke.
2)Kosovaret si shqiptar qe jane e kane nigju ate muzike per shume e shume vite dhe jane kenaq me ate muzike.Kete e kam nga jeta jeme qe kam jetu pak vite ne Kosove.Pra ska pas dallime ne muzike nga shqiptart ose nga serbt.Ke pase shqiptar qe kane nigju Draganen, por ke pase edhe serb qe kane nigju Mesin Rugoven dhe qe thoshin se nuk ka kengtar ma te mire se ai.
Si perfundim do thosha dicka:
Mos te kthehemi mrapa me histori por te jetojme ne harmoni te gjithe ne, si magjypt, si malcort e si katunart e si podgoricant, e si ata qe e majne vedin per shkodran te vertete qe se besoj se ka met naj nje.Se keto mentalitete na kane fut gjithmone ne grindje.Ka edhe njerez te mire qofshin keta podgorican, malcor fshatar, magjyp etj, por ka edhe njerez te keqinj, dhe ne nuk duhet me u kap kurre me pakicen e keqe qe vetem sjell shkaterrim ne shpirtin e shqiptarit.
Shembuj Shkodra ka plot te atyne njerzve te keqij dhe si rezultat prej ka e ka pase prejardhjen ai njeri jo i mire ia kena vu vulen komplet njerzve te tjere me prejardhje si ai.
Te jetojme ne harmoni sa ma shume qe te mundena se kam frike se ngaqe dona me kene patriota te flakte per shkodren ose per shqiperine, kalojme ne rracizem ndaj njeni tjetrit.
Ju rrespektoj te gjithve
..................................................
Me respekt Adami